Categorized | Aktivitete

“أعطني كلمة أعطيك جملة – Më jep një fjalë, të jap një fjali”

Ne Medresenë Alaud-din nuk  mungojnë aktivitetet e lira.Ndër aktivitetet e shumta që organizohen në Medrese ishte edhe ai i mbajtur më datën 10.03.2011 në lendën e gjuhës arabe me nxënësit e kl III a.

Profesori i gjuhës arabe Vahid Haxhiu me përkrahje nga drejtori z.Bahri Simnica organizoi këtë aktivitet sa të dobishëm aq interesant për nxënësit.I ftuar për pjesëmarrje në këtë aktivitet ishte  profesori i nderuar z.Ejup Ramadani i cili shoqërohej nga dy absolvente te Fakultetit te Studimeve Islame.

Profesor Ejupi erdhi me një ide shumë interesante dhe atraktive që u mirëprit nga nxënësit.

Aktiviteti u quajt ,, أعطني كلمة أعطيك جملة Më jep një fjalë,të japë një fjali”.

Pas prezentimit në pika të shkurtra të aktivitetit që u bë nga profesorët,nxënësit shumë kurioz filluan punën e tyre.Ata u ndanë në disa grupe.Secili prej tyre kishte për detyrë të zgjedhte nga një pliko ku gjendej nga një fjalë e caktuar dhe nga ajo fjalë jepnin ide te ndryshme  dhe më pas duhej të formulonin fjali.Fjalitë e tyre nxënësit i punonin në teknikën e hamerit.Aty u ngjall një atmosferë pune dhe tek të gjithë nxënësit vërehej angazhimi maksimal për të arritur suksese.

Pas përfundimit të punimeve të nxënësve,puna e tyre u vleresua lart nga profesorët te cilet u ndane shumë të kënaqur.Në fund prof.Vahidi shprehu një falënderim të veqant për Prof..Ejupin që kishte ndarë një pjesë të kohës për të qenë me nxënësit e Medresesë Alaud-din. (v.h)

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

3 Responses to ““أعطني كلمة أعطيك جملة – Më jep një fjalë, të jap një fjali””

  1. Avni says:

    Aktivite i qelluar dhe shume i dobishem

  2. Burhan Kukaj says:

    Selam!Ky aktivitet per neve nxensit pjesmarres ishte nje relaksim shum i kendshem dhe shume domethenes per ne(nxenesit)…

  3. mervan says:

    SELAM ALEJEKUM UNE MENDOJ SI NXENSE I MEDR5ESES ALAUDDIN GJILAN PER KETE AKTIVITET TE KISHM MARR PJES EDHE PARALELET E NDARA GJILAN,PRIZRENIT KISH QENE MA MIRE PO SIDOQOFTE KY AKTIVITET ESHTE SHUM I QELLUAR SELAM ALEJEKUM

Trackbacks/Pingbacks


“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Kyqu në E-mail