Archive | Aktivitete

Sot u permbylle pjesa e pare e mesimit ne Medresene Alauddin

 

Sot u përmbylle periudha e parë e mësimit në Medresenë Alauddin në Prishtinë dhe në degët e veta në Prizren dhe Gjilan.  Drejtoi e Medresesë vlerëson këtë periudhë të suksesshme duke nënvizuar përkushtimin e mësimdhënësve dhe të punëtorëve të saj. Ndaj, në këta muaj u arritën të organizohen krahas mësimit edhe shumë aktivitete të ndryshme nga Medreseja dhe nxënësit e saj, ndër to shënimi I 20 vjetorit të hapjes së Paraleles së vajzave në Prishtine dhe Prizren.

Nga këtu, drejtoria e Medresesë uron të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe punëtorët  për sukseset në këtë periudhë dhe lut Zotin të shtoj sukseset dhe të mirat Medresesë në fushën e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja.

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Dy dekada në arsim, ME JU FILLOI NDRYSHIMI

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të paraleles së vajzave në Medresenë Alauddin në Prishtinë ‎(1997-2017) u mbajt një program i veçantë festimi, në të cilin qenë të pranishëm Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, dhe krerët e shumicës së Këshillave të BIK të Kosovës.

Çaste të veçanta mallëngjimi për shkollën dhe kohën e kaluar solli prania e 20 gjeneratave, para të cilave u shfaq një dokumentar i posaçëm. Edhe vetë myftiu Tërnava nuk mbajti fjalimin që kishte përgatitur, sepse kujtimi i ngjarjeve të kohës së para 20 viteve me këtë rast ishte fjalimi më i veçatë i tij.

Para ish nxënëseve të Medresesë u shfaq edhe një program kulturor, përgatitur nga nxënëset aktuale.

Me këtë rast medreseja ndau tri mirënjohje: njërën për Kryesinë e BIK, për vendimin e marrë për hapjen e paraleles para 20 viteve; njërën për Haxhi Ilaz Ukën, për kontributin financiar të dhënë atëherë; dhe njërën për Shahë Memishin, për kontributin e dhënë në edukimjn e vajzave që nga gjenerata e parë.

Pas programit për gjithë të pranishmit u shtrua një koktej rasti.

 

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja Alauddin, të gjithë shqiptarëve kudo që janë u uron festën 28 Nëntor. Këtë urim e bëjmë duke e lutur Zotin që populli shqiptar të jetë popull model në botë për sukses, mirëqenje , drejtësi, tolerancë dhe mirëkuptim.

Shkolla jonë me këtë rast me urim të veçantë uron stafin e saj dhe nxënënsit në përgjithësi.

Urime festa e flamurit!

28 nëntor

Prishtinë, 2017

Posted in AktiviteteComments Off

Ekspozitë në gjuhën angleze

Klasa 11/3 (paralelja e vajzave) kanë organizuar një ekspozitë në gjuhën angleze, nën mbikqyrjen e profesorit të lëndës.

Ekspozita është produkt i disa orëve të mësimit të bazuar në projekt. Projekti #mëtëmiratjanëfalas ka synuar që të përpunojë dhe të zhvillojë shkathtësitë e komunikimit/prezantimit të nxënësve në gjuhën angleze.

Tematika e projektit përfshin koncepte ndërdisciplinare nga fusha humane, fetare, kulturore, artistike, e lëndëve shkencore, etj., me motivacion  inspirimin, mirënjohjen, përkushtimin dhe avancimin.

Foto galeria:

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja shënon me aktivitete të larmishme 66-të vjetorin e saj

WhatsApp Image 2017-11-01 at 07.56.16 (1)

 

 

 

Data 1 Nëntori për Medresenë e Mesme Alauddin është një datë e veçantë, ngase me të ndërlidhet datëlindja e themelimit dhe pikënisja e funksionimit të shkollës sonë. Andaj, sot në ambientet e shkollës sonë këtu në Prishtinë është shënuar dhe kremtuar “Dita e Shkollës” me aktivitete të larmishme duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit.

Të pranishëm pos nxënësve të shkollës ishin stafi i Medresesë këtu në Prishtinë, dhe ata nga paralelet e ndara në Prizren dhe Gjilan, të cilët kishin ardhur me një numër të nxënësve të tyre për të marrë pjesë në manifestimin e sotshëm.

Fillimisht të tubuar në amfiteatrin e shkollës, u bë hapja e këtyre aktiviteteve me manifestimin kryesor. Manifestimi u hap me lexim të një pjese nga Kur’ani Fisnik, e më pastaj u bë intonimi i himnit shtetëror dhe atij kombëtar.

Më pas fjalën e mori drejtori i shkollës Mr. Jakup Çunaku, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi nxënësit për aktivitetin e tyre me rastin e “Ditës së Shkollës”, shpalosi disa nga vlerat e larta dhe dhe ngjarjet më me peshë nepër të cilat kaloi shkolla jonë, duke iu uruar nxënësve dhe stafit suksese të mëtutjeme në rrugën e arsimimit dhe edukimit të mirëfilltë fetar e kombëtar në këtë shkollë.

Manifestimi vazhdoi me ilahi nga kori i nxënësve dhe i nxënëseve të shkollës sonë, si dhe me recitale të shkëllqyeshme dhe poema të përgatitura enkas për këtë ditë.

Në fund u ndanë mirënjohjet nga drejtori i shkollës edhe për tri esetë më të mira të shkruara nga nxënësit e shkollës mu për ditën e shkollës, aktivitet ky i organizuar dhe mbikëqyrur nga profesorët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe prof. Shaha Memishi dhe prof. Besnik Jaha.

Pas përmbylljes së pjesës ceremoniale, aktiviteti “Ditës së Shkollës” vazhdoi me pjesën sportive ku pos nxënësve të Medresesë këtu në Prishtinë, morën pjesë nxënësit nga Prizreni e Gjilani.

E lusim Zotin e Madhërishëm që sukseset dhe begatitë e Tij, mbi këtë vatër të dijes të mos mungojnë asnjëherë.

 

??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ??????????????????????????????? ???????????????????????????????

 

Posted in AktiviteteComments Off

Page 1 of 3412345...102030...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

January 2018
M T W T F S S
« Dec    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail