Archive | Aktivitete

Nxënësit më të dalluar të shkollës sonë në këtë vit shkollor

Medreseja Alauddin edhe në këtë vit me kujdes zgjodhi nxënësit më të dalluar në mësim, sjellje, vijueshmëri e aktivitete. Meqë nëpër klasë ka mjaft nxnës të dalluar zgjedhja e më të mirëve nuk ishte krejt e lehtë megjithëkëtë pas konsultave, për këtë vit shkollor kemi këtë rezultat:

11

Posted in AktiviteteComments Off

Maturantet e medresesë së Prishtinës bënë hatme Kur’ani fisnik

Më 24 prill 2015 në një atmosferë të mrekullueshme, maturantet e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.

Drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes për të pasuar fjala e Myftiut të Repubikës sonë i cili në fjalën e tij shprehu edhe njëherë përkrahjen e BIRK-ut për medresenë në misionin fisnik të edukimit dhe arsimimit të gjeneratave.

Me fjalë rasti u paraqitën arsimtarët e lëndës së Kur’anit fisnik prof. Valbona Asllani dhe prof. Muzaqete Kosumi.

Ky manifestim vazhdoi me  programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.

Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.

Në emër të prindëerve u paraqit z. Nexhmedin Kahrimani i cili shprehu falënderim të veçantë për shkollën dhe admirimin e tij për punën që po bëhet.

Me këtë rast u shpërndanë edhe mirënjohejt për nxënëset më të dalluara në nivel te klasëve dhe në nivel të shkollës të cilat i shpërndanë drejtori bashkë me kryeimamin e Republikës bashktë me kolegë tjerë kryeimam nga këshillat lokal.

Ne program morri pjesë edhe z. Daut Imeri i cili ishte edhe donator i projektit “nxënësit më të dalluar”. Shkolla falënderon shumë këtë vella bujar për këtë veprim fisnik duke e lutur Allahun ta shpërblej me të mirat e Tij.

 

Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë  që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.

 

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

Prill 2015

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Maturantët e medresesë së Prishtinës bëjnë hatme

Maturantët e medresesë së Prishtinës më datën 23  të muajit prill  kurorëzuan leximin e Kur’anit që kishin filluar tri vite mw parw.

Drejtori Bahri SIMNICA hapi programin e hatmes  duke përshëndetur dhe uruar  mirëseardhje të gjithë  mysafirëve. Me fjalë rasti u paraqit Myfti i Republikës Mr. Naim TERNAVA i cili uroi nxënësit, shkollën por edhe familjarët prezent për këtë sukses. Ai vuri në theks përkrahjen e BIRK-ut në rrugën e ndritur të kësaj shkolle në edukimin e brezave.

Me fjalë rasti i paraqitën kujdestarët e klasëve Mr. Xhevdet RUSINOVCI dhe Mr. Driton ARIFI dhe arsimtari i lëndës Mr. Ekrem MAQEDONCI.

Ky  manifestim vazhdoi me  leximin e një poezije  për Kur’anin dhe disa ilahive të bukura.

Programi vazhdoi me pikën kyçe, leximin e nga një pjese të Kuranit nga secili nxënës. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira. Duanë në gjuhën arabe e lexoi nxënësi Alban Doli ndërsa në gjuhën shqipe nxënësi Besim Krasniqi.

Në këtë manifesitm shkolla ndau edhe mirënjohjet për nxënësit më të dalluar në këtë vit shkollor.

Qoftë ky Kur’an i mësuar në këtë shkollë udhërrëfyes në këtë jetë ndërsa dritë e shefat në botën e ardhshme për të gjithë ne.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

Posted in AktiviteteComments Off

Demonstrim i shkathtësive në lëndën e Informatikës

Të martën më 21.04.2015 në Medresenë e mesme “ Alauddin” në Prishtinë u mbajt programi për prezentimin e punimeve dhe të arriturave të nxënseve në lëndën e informatikes.

Në këtë aktivitet të organizuar nga arsimtarja e lëndës Samire Dragusha ishin të përfshira nxënëset e klasëve të 10-ta dhe 11-ta, të cilat prezentuan punimet dhe punen e tyre praktike nga kjo lëndë.

Përveq punimeve programi përmbante edhe kuize dhe lojëra me karakter edukativo-arsimor në të cilat nxënëset u treguan shumë të suksesshme.

Në fund, nxënëset morën mirënjohje nga arsimtarja e lëndës dhe shkolla për të arriturat e tyre.

Posted in AktiviteteComments Off

Medresantët përfaqësojnë Kosovën në garat botërore të Kur’anit! Ata zgjedhen ndër dhjetë më të mirët

Në fillim të muajit prill u mbajtën garat botërore Kur’anore në Kuëait ku Kosovën e përfaqësuan nxënësit tanë të dalluar Armend Beqiri 11/1 edhe Besir Musliu 10/2. Në këtë garë morën pjesë rreth 60 shtete nga mbarë bota, vlerësuar nga autoritetet përgjegjëse si garë e dalluar.

Nxënësit Armend dhe Besir Musliu u vlerësuan nga juria për leximin e rrjedhshëm dhe bukur këndimin e Kur’anit famëlartë.

Gara e Kur’anit në Kuëait ndahej në tri kategori: 1. Tërë Kuranin në një Kiraet, 2. Kur’anin në dhjetë Kiraete dhe 3. Lexim të bukur dhe të përpiktë të Kur’anit Fisnik.

Me këtë garë nxënësi ynë nga mederseja e Prishtinës Armend Beqiri nga klasa 11/1 u kualifikua në dhjetëshën e parë në lexim (Tilavet) dhe po ashtu u rendit në vendin e tetë në garën botërore Kur’anore në Kuëait.

Në ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve mori pjesë edhe hirësia e tij mbreti Shejh Sabah Xhabir el-Sabah i cili u nda i kënaqur në korrektësinë e jurisë gjatë vlerësimeve të garuesve.

Allahu i shpërbleftë nxënësit tanë të cilët e përfaqësuan vendin tonë Kosovën me një dinjitet të lartë si dhe lusim Allahun që të na i shtoj sukseset në të gjitha fushat.

Prill, 2015

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Page 17 of 41« First...10...1516171819...3040...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Kyqu në E-mail