Archive | Aktivitete

Ne medrese u mbajt turniri në volejboll, medreseja zë vendin e dytë

Në kuadër të aktiviteteve të lira sportive të shtunën më 28 shkurt 2015, Këshilli i Nxënësve të Prishtinës (KNP) organizoi turnirin e volejbollit për vajza mes shkollave të mesme të Prishtinës.

Turniri u mbajt në Medresenë Alauddin, dhe morën pjesë këto shkolla:
1.Gjimnazi “Sami Frashëri” – Shkencat Natyrore
2.Gjimnazi “Sami Frashëri” – Shkencat Shoqërore
3.Shkolla ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”
4.”Gjin Gazulli”
5.Medreseja e Mesme “Alauddin”.
Pas një loje të drejtë dhe miqësore u përzgjodhën fituesit.
Vendi i parë: Gjimnazi “Sami Frashëri” – Shkencat Shoqërore
Vendi i dytë: Medreseja “Alauddin
Vendi i tretë: Shkolla Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Pas ndarjes së shpërblimeve, në ambientin e Medresesë u shtrua edhe një drekë për pjesmarrësit, ku të gjithë u ndanë të kënaqur.
Medreseja u përfaqësua nga ekipi me këtë përbërje:
Medina Veliu
Mirlinda Bajoku
Besjana Sadiku
Djellëza Beqiri
Leonora Bajoku dhe
Laura Jasiqi.
Shpresojme që ky sukses të mos jetë i fundit.

Posted in AktiviteteComments Off

Me program të pasur nga nxënësit e medresesë, mirëpritet hoxha i nderuar Musli Bajraktari

Në një ambient të ngrohtë dhe me mikëpritje nga drejtoria e shkollës, stafi arsimor edukativ dhe nxënës u prit hoxha i nderuar mulla Musli Bajraktari.

Me këtë rast u mbajt një program i cili siq e do rendi fillo me ajete nga Kur’ani fisnik të cilat i lexoi nxënësi Bujar Emini.

Drejtori  z. Bahri Simnica në fjalën e tij të rastit përshendeti hoxhën e nderuar dhe i dëshiroi mirëserdhje. Puna e tij dhe e kolegëve të tij përgaqëson hallkën e artë e cila e lidhi islamin tonë me atë të gjeneratave para nesh. Kjo flet për gadishmërinë, guximin, vendosmërinë dhe seriozitetin e këtij hoxhe dhe e shumë të tjerëve si ai që meritojnë cdo mirënjohje dhe admirim.

Mysafiri I nderuar para të pranishmëve u paraqit me një fjalë rasti në të cilën pasi falënderoi drejtorinë për ftesën këshilloi nxënësit me këshilla shumë të dobishme.

Programi vazhdoi me leximin e disa pjesëve nga mevludi, ese dhe ilahi të ndryshme.

Prishtinë, Janar, 2015

Posted in AktiviteteComments Off

FOTOLAJM: Shkathtësitë komunikuese në gjuhën angleze

Prezantim i shkathtësive komunikuese i nxenëses Erza Begolli (kl. 12/3) në lëndën e gjuhës angleze

photo

Posted in AktiviteteComments Off

Doli numri i ri i revistes shkollore Drita e Kur’anit

Pas një pune serioze e të palodhshme të nxënësve, e në mënyrë të veçantë të redaksisë, nxënësit nxorën numrin e 37–të të revistës shkollore “Drita e Kur’anit” .
Revista është e pasur me shumë punime të nxënësve, poezi e ese, kuriozitete, anekdota e përshkrime të aktiviteteve të ndryshme.
Numrin e fundit të revistes mund ta lexoni apo edhe ta shkarkoni duke klikuar këtu apo mbi foto.
Drita e Kurani

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Të gjithë kundër duhanit me moton ” Hiq dorë sot! Nesër bëhet vonë”.

Nxënësit e medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë e thanë fjalën e tyre:” Hiq dorë sot! Nesër bëhet vonë”.  Me këtë moto në amfiteatrin e medresesë organizuan dhe paraqitën një program të pasur dhe shumë efikas kurdër pirjes së duhanit.

Siq e do rendi programi filloi me ajete nga Kur’ani fisnik ajete nga i cili lexoi nxënësit Ajdin Aliji.

Meqë drejtori ishte për punë zyrtare  jashtë shkollës në emër të tij para të pranishmëve u paraqit prof. Muharrem Tërnava.

I ftuar për të ligjëruar  rreth duhanit dhe dëmeve të tij në aspektin mjekësor-shkencor ishte Dr. Agron Rexhepi. Dr. Rexhepi në paraqitjen e tij të mrekullueshme veq argumenteve shkencore për dëmet e duhanit dhe pasojat e tij në spikamë vuri edhe aspekte tjera të rëndesishme për nxënësit në veqanti rëndësia e të ushqyerit mirë dhe aktivitetet fizike.

Për rrezikun e duhanit dhe dëmet e tij nga kënvështrimi islam para të pranishmëve me një ligjëratë të shkurtër por shumë domethënëse u paraqit prof. Samir Ahmeti.

Programi ishtë i pasur edhe me monolg, sllajde rreth duhanit dhe rrezikut të tij, fotogaleri e aktiviete tjera përcjellëse.

Programi përfundoi me përshtypje shumë të mira për organizimin dhe rezultatet e synuara u arritën. Kështu ishtë bindja e të gjithë pjesëmarrësve.

” Hiq dorë sot! Nesër bëhet vonë”.

03.12.2014

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Page 18 of 41« First...10...1617181920...3040...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail