Archive | Aktivitete

Shfleto numrin e ri te revistes shkollore Drita e Kur’anit

Pas një pune serioze e të palodhshme të nxënësve,  e në mënyrë të veçantë të redaksisë, nxënësit nxorën numrin e 32 –të  të revistës shkollore “Drita e Kur’anit” .

Revista është e pasur me shumë punime të nxënësve, poezi e ese, kuriozitete, anekdota e përshkrime të aktiviteteve të ndryshme dhe interviste me veteranin e arsimit islam Bajrush ef. Ahmeti.

Numrin e fundit të revistes mund ta lexoni apo edhe ta shkarkoni duke klikuar këtu apo mbi foto.

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Urime Viti i Ri Hixhri 1435

Drejtoria e Medresesë Alauddin iu uron të gjithë besimtarëve musliman Vitin  e Ri Hixhri  1435, duke lutur Allahun që të mbizotëroj harmonia, solidariteti dhe paqja anë e kënd globit.

Urojmë që ky Vit i Ri të jetë edhe më i suksesshëm për të gjithë nxënësit e Kosovës.

Drejtoria e shkollës.

Posted in AktiviteteComments Off

Drejtori me mësimdhënësit e Medresesë Alauddin urojnë Myftiun Tërnava

Drejtori i Medresesë  Alauddin me një grup mësimdhënësish vizituan BIK-un me qëllim të urimit për rizgjedhjen e Mr. Naim Tërnavës  Myfti i Kosovës. Ata me këtë rast uruan atë, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme në udhëheqjen e këtij institucioni të lartë fetaro-islam dhe lusin Allahun që ta ndihmoj atë në punën e tij.

Kujtojmë  që Mr. Naim Tërnava para se të zgjidhej Myfti ishte drejtor i Medresesë Alauddin.

Posted in AktiviteteComments Off

Përvjetori i 62-të i Medresesë kremtohet me promovimin e librit “Jeto, mendo, ndrysho”

Me rastin e kremtimit të përvjetorit të 62-të të Medresesë Alauddin  u promovua  libri “ Jeto, mendo, ndysho” nga nxënësja e klasës 12/3 Anita Gërguri.  Me këtë rast drejtori i shkollës Bahri Simica ndër tjera tha: “Për mua dhe shkollën tonë është nder që, sot promovojmë librin e dytë të nxënëses sonë Anita Gerguri. Para një viti promovuam librin e parë të saj, kurse sot pas një pune dhe vullneti të madh të saj, sot promovojmë librin e dytë te shruar nga Anita Gerguri. Kjo tregon qartë angazhimin e nxënësve dhe suksesin e tyre, por njëherit edhe mbështetjen e pa rezervë të shkollës sonë ndaj nxënësve tanë.

Kurse , Besnik Jaha, njëherit edhe lektor i këtij libri tha;” Ky libër është pasuri e veçantë për bibliotekën shqipe. Vet titulli nxjerr porosinë e vet se, njeriu mund te zhvillohet nëpërmjet mendimin dhe leximit.”

Kurse kujdestari i klasës, Fadil Hasani tha;” Kjo është pasuri e madhe sepse më këtë llogaritet një investim i përjetshëm, sepse mendimet kur shkruhen shndërrohen në pasuri  dhe kapital i pamohueshëm.”

Prindi i nxënëses  nuk kurseu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Medresesë dhënë kësaj nxënëse në rrugëtimin e saj drejt shtigjëve të nxënies së dijes në këtë tempull dije.

Me këtë rast, medresantet shfaqen edhe një program kulturoro-artistik  dukë përcjell mesazhin se, dituri është pasuria më e madhe e shoqërisë.

Shkolla uron që promovime të llojit të tillë të jenë të shpeshta në shkollën tonë.

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja shënon përvjetorin e saj të 62-të

Medreseja e mesme Alauddin shënoj përvjetorin e saj të 62-të në këtë vit. Pasi leximit të një pjesë nga Kur’ani nga nxënësi i kësaj shkollës,  drejtori iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti ku ndër tjera tha se; “Jemi shumë krenar që me dekada ky tempull dije nxori kuadro të shumta të cilat janë në shërbim të popullit tanë.” Njashtu  drejtori vuri në pah edhe sukseset e vazhdueshme të Medresesë si në arenën kombëtare po ashtu edhe ndërkombëtare. Njëherit shumë nxënës tanë janë shembulli më i mirë për shoqërinë si në arsimim njashtu edhe në edukim. Për hir të përvjetorit të 62-të nxënësit kishin përgatitur një program kulturor me poezi, lexim esesh, këndim të ilahive dhe  pika të ndryshme të humorit.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 23 of 41« First...10...2122232425...3040...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail