Archive | Aktivitete

Mirë se vini në shkollë

Medreseja e mesme Alauddin në Prishtinë me paraletet e saj në Prizren dhe Gjilan pret nxnënësit e saj të nderuar më 2 shtator që së bashku të fillojnë vitin shkollor 2013/14.

Këtë vit shkollor Medreseja e fillon e përgatitur dhe e gatshme duke pritur sukses dhe të arritura në të gjitha fushat.

Medresja të gjithë nxënësve e në veqanti atyrë të rinj por edhe stafit të saj u dëshiron mirëseardhje dhe u uron për vitin shkollor 2013/14

01.09.2013

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Doli numri i ri i revistës Drita e Kur’anit

Pas një angazhimi dhe pune doli numri i ri i revistës Drita e Kur’anit. Në këtë numër mund të lexoni  për shumë aktivitete të nxënësve të shkollës gjatë këtij gjysëmvjetori.

Për më shumë klikoni këtu.

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Regjistimi ka filluar, eja edhe ti! (Medreseja Alauddin Gjimnaz tre vjeqar)

Drejtoria e Medresesë së mesme Alauddin shpall konkurs  për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2013/14. Për më shumë lexojeni më poshtë.

Posted in AktiviteteComments Off

Z. Joe Preston në Medrese

Zv/Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Joe Preston, dje më 24.05.2013 vizitoi Medresenë.

Z. Preston u prit nga drejtori i Medresesë, z. Bahri Simnica dhe profesori i gjuhës angleze z. Xhevdet Rusinovci.

Drejtori i shkollës e njoftoi mysafirin për historikun e shkollës, funksionimin, personelin edukativ, lëndët mësimore, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me procesin mësimor – edukativ.

Z. Simnica e falënderoi z. Preston për vizitën dhe bashkëpunimin si dhe për ndihmën e parezervë që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës.

Në anën tjetër, z. Preston e falënderoi drejtorin për mikpritjen dhe u shpreh se është i kënaqur që ka rastin të vizitojë Medresenë.

Zv/Ambasadori foli për rëndësinë e edukimit të gjeneratave të reja dhe rolin e shkollës në këtë aspekt. Për më tepër, ai theksoi se Kosova është duke bërë hapa të sigurtë drejt integrimeve europiane dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet është duke i përballur me mjaft sukses.

Vizita në përgjithësi zgjati rreth një orë, ndërsa bashkëbisedimi ishte i nivelit tejet miqësor.

Kjo ishte një vizitë shumë e rëndësishme për Medresenë. Medreseja përzemërsisht e falënderon Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për këtë vizitë.

Posted in AktiviteteComments Off

Mirësevini Zonja zv/Ambasadore!

Dje, më 14.05.2013, Medreseja pati mysafirë të vecantë: Zonjën Kelly Degnan, zëvendës Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e cila ishte e shoqëruar nga z. Paul Engelstad, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun.

Fillimisht musafirët u pritën nga drejtori i Medresesë z. Bahri Simnica, i cili iu shprehi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën. “Kemi një nder të vecantë për këtë vizitë që na bëni sot…” – iu drejtua drejtori, …”dhe kjo është një vazhdimësi e miqësisë së kahershme. Ne vazhdimisht na vizitojnë delegacione të ndryshme nga shteti juaj, dhe ne jemi të lumtur që kemi mundësi që të këmbejmë ide dhe përvoja”.

Në vazhdim, zv/Ambasadorja, e përcjellur nga drejtori, u njoftua me stafin arsimor të medresesë, me të cilët bashkëbisedoi lidhur me rolin e tyre në edukimin e brezit të ri. Më pas, ajo vizitoi dorëshkrimet e vjetra të cilat ruhen në një kabinet të vecantë, të ndara dhe të sistemuara mirë. Musafirët u mahnitën nga lashtësia e këtyre dorëshkrimeve si dhe nga përkushtimi i ruajtjes së tyre. Drejtori edhe njëherë iu falënderua zonjës Degnan për donacionin e dhuruar në vitin 2003 nga Ambasada Amerikane për tubimin e këtyre dorëshkrimeve.

Ashtu sic ishte planifikuar, zonja zv/Ambasadore kaloi në kabinetin e gjuhëve të huaja, ku e priste klasa 12/1 me aktivitetin e përgatitur më pare në lëndën e gjuhës angleze: “Empower the Youth”. Nxënësit ishin të ndarë në katër grupe, ku secili grup kishte përgatitur një prezantim të shkurtër për: EDUCATE, ENGAGE, ENCOURAGE dhe EMPOWER.

Për të përfunduar, zonja Degnan doli para nxënësve dhe shprehu admirimin e saj për zellin e këtyre të rinjve dhe nivelin e kënaqshëm të gjuhës angleze. Zonja Degnan tha se “aktivitetit tuaj do t’i shtoja edhe fjalën ENTUZIAZËM. Vërtet, të rinjtë duhet të arsimohen dhe edukohen, duhet të angazhohen dhe të përkrahen, mbi të gjitha duhet që të jenë entuziastë. Vendi juaj shquhet për popullatë të re: një përqindje shumë e madhe është nën moshën 25 vjecare, dhe kjo ju bën juve të rinjve energjia kryesore drejt së ardhmes. Arsimohuni mirë dhe drejt dhe jini entuziastë. Do të keni ardhmëri të ndritur”. Ishin këto disa nga cështjet të cilat me elegancë i preku zonja Degnan. Në fund, nxënësit e klasës 12/1 kishin përgatitur një dhuratë modeste (një portret nga piktori i mirënjohur kosovar Veli Blakqori) për zonjën Degnan. Ndërsa, profesori i gjuhës arabe z. Fadil Hasani, i dhuroi z. Paul Engelstad një punim nga një aktivitet i mëhershëm nga lënda e gjuhës arabe.

Ky ishte përfundimi i një vizite shumë të suksesshme të një përfaqësueseje kaq të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 30 of 47« First...1020...2829303132...40...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2020
M T W T F S S
« Nov    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Kyqu në E-mail