Archive | Aktivitete

Z. Christoph Deißenberger nga Ambasada Gjermane viziton medresenë

Medreseja Alauddin në Prishtinë pati rastin që të ketë musafir të nderuar z. Christoph Deißenberger, Referent për Politikë, Kulturë dhe Shtyp në Ambasadën Gjermane.

Musafirët i priti drejtori i medesesë z. Bahri Simnica i cili i njoftoi për medresenë, statusin e saj lëndët mësimore dhe kurrikulat me të cilat punon.

Me rastin e kësaj vizite z. Christoph Deißenberger me ekipin e tij pati rastin që të prezantoj në një orë mësimi në lëndën e gjuhës arabe të udhëhequr nga profesori i kësaj lënde prof. Fadil Hasani. Ora u mbajt në kabinetin e gjuhëve me metodë bashkëkohore dhe paisje moderne kompjuterike që disponon kjo shkollë.

Z. Deißenberger mbajti një ligjëratë me rëndësi të veçantë për nxënësit e shkollës sonë.

Ligjëratën e tij e filloi duke paraqitur para nxënësve një pasqyrë të shkurtër të sistemit arsimor në Gjermani. Nxënësve iu bë e njohur se sistemi arsimor në Gjermani organizohet i pavarur dhe ndryshon nga federata në federatë. Shkollat janë në tri kategori: Shkolla e thjeshtë ( përgatitë fuqi punëtore), shkolla mesatare ( përgatitë nxënës që duan të ndjekin shkolla të larta profesionale – jo universitete) dhe gjimnazi – shkolla në e lartë e shkollimit të mesëm që përgatitë nxënës që zakonisht vazhdojnë me studime universitare.

Në vazhdim u fol për mësimin e religjionit në Gjermani. U mësua se lënda fetare mësohet nëpër shkollat e Gjermanisë dhe është e vetmja lëndë mësimore e cila është e përmendur në ligjin e Gjermanisë si lëndë obligative  me përjashtim të shkollave laike. Në Gjermani mësohet lënda e fesë Katolike dhe Evengjeliste (Protestante)

Z.Deißenberger përmendi se shteti gjerman domosdo dëshiron të sigurohet që edukimi të zhvillohet në mënyrë të drejtë. Aktualisht ka diskutime për të ofruar mësim edhe të fesë islame në rajonet e banuara me shumë muslimane. Por në mungesë së një autoriteti institucional përfaqësues i cili do të merrej me kurrikulat dhe implementimin e tyre kjo çështje mbetet ende e parealizuar.

Sa i përket Islamit në Gjermani u mësua se afër 3 milion mysliman jetojnë aktualisht në këtë shtet të cilët përbëjnë 4 % të popullatës së përgjithshme. Besimi në Gjermani ka këtë strukturë: 1/3 katolik, 1/3 evangjelist dhe 1/3 laik.

Bartja e shamisë për nxënëset myslimane dhe studentet është e lejuar dhe këtë e garanton ligji gjerman. Më shumë diskutimi ka të bëjë me të drejtën e mësimdhënëses fetare për të bartur shaminë.

Pos tjerash nga ligjërata u mësua se në Gjermani nuk ka festa islame zyrtare të rregulluara me ligj, por nxënësit e besimit islam kanë të drejtë të marrin të lirë ditën e parë të dy festave të tyre fetare.

Në fund të ligjëratës z Deißenberger shpjegoi dhe ndau broshura me informata rreth bursave për të studiuar në Gjermani. Me këtë rast bibliotekës së shkollës i dhuroi disa libra rreth Gjermanisë.

Medrseja Aluddin falënderon z Deißenberger dhe stafin që ishte me të për kohën e tij të shtrenjtë që ndau me ne, me shpresë që vizita të tilla aq produktive do të ketë edhe në të ardhmen.

Kjo vizitë u realizua në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisië Islame të Republikës së Kosovës, të cilën medreseja e falënderon për këtë bashkëpunim kaq produktiv.

11.11.2011 / Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Buzëqesh ti, të gëzohemi ne

Shoqata e nxënëssve të medrsesë Alauddin në Prishtinë me përkrahjen e drejtorisë dhe stafit edukativ arsimor të kësaj shkolle organizuan një program tanimë tradicional të kësaj shkolle me jetimë të Kosovës.

Nxënësit e shkollës por edhe drejtoria e stafi arsimor kontribuuan financiarisht dhe krijuan një buxhet me të cilin për 100 jetim nga komuna të ndryshme të Kosovës u blenë pako me dhurata, pako ushqimore me artikuj esencial. Nga  5 kg. mish iu dhuruan enkas nga medreseja këtyre 100 familjeje.

Dita e premte 04.11. 2011 ishte dita në të cilën u mbajt një program në të cilin ishin ftuar këta fëmij të dashur për ne. Programi kishte karakter kryesisht argëtues duke mos munguar edhe ana edukative.

Programi filloi me ajete nga Kur’ani fisnik, për të vazhduar me fjalën përshtëndetëse nga drejtori i shkollës z. Bahri Simnica. Një njoftim të shkurtër për natyrën e kësaj iniciative dhe përmbajtjen e saj foli kryetari i shoqatës së nxënësve Liridon Zhegrova.

Programi vazhdo me recital, ilahi,  film të animuar e skeq humoristik të përgatitur enkas për këtë program. Me një pjesë poezie të shkurtës programin e begatoi artisi i njohur Bastri Lushtaku të cilin e falënderojmë shume.

Progamin e bënë edhe më argëtues dy paloqot të cilët ishin të mrekullueshëm dhe të palodhshëm vetëm për kënaqësinë e këtyre fëmijëve të dashur.

Në fund të programit fëmijëve iu shpërndanë dhuratat dhe pas drekës që u shtura për ta në restaurantin e shkollës ata morën edhe pakon ushqimore dhe nga ne u ndanë shpresojmë të kënaqur e të gëzuar. Qoftë ky bajram i gëzuar për të gjithë e në mëyrë të veqantë për ta e në atyre për fund u themi:

“Buzëqesh ti, të gëzohemi ne”

Për fund shoqata e nxënësve të medresesë Aluaddin në Prishtinë falënderon sinqerisht drejtorinë e shkollës, stafin arsimor edukativ, përfaqësuesit e këshillave të BIK – ut për bashkëpunim,, mediat që prezantuan dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.

Për të parë kronikën rreth këtij programi shfaqur nga televizioni publik RTK,  - KLIKO KËTU -

Posted in AktiviteteComments (1)

Ekskursioni i maturanteve nё Turqi

Me daten 08.11.2011, u nisem pёr nё Turqi. Ky ishte njё ekskursion i organizuar nga drejtoria e Medresesё Alaud-din. Nё kёtё ekskursion morrёn pjesё maturantet(nxeneset e klasesve te 13-ta) nga dy paralelet e ndara fizike ( Prishtine, Prizreen),profesoret kujdestare pёr tё dy klasёt si dhe drejtori ё shkolles z.Bahri Simnica.

Udhёtimi u bё me aeroplan. Natё e parё e kaluam nё Stanboll.

Te nesermen  u nisem per ne Bursa. Qytet ky i njohur pёr numrin e madh te shqipёtarёve. Me te mberrire atje , vizituam Xhamine e Madhe ( Ulu cami).Ciceroni qe na shoqeronte gjate udhetimit , na njoftoi me historikun e lashte te asaj Xhamie.

Vazhduam me vizita edhe ne disa Xhamia te tjera.

Ate natё u vendosem nё njё konvikt , ku qёndronin vajza te fakulteteve te ndryshme. Ishte nje rast shume i mire pёr ne qё tё njiheshim me botёn studentore tё studenteve turke.

Mengjezi zbardhi , rruga na priste. U nisem per ne Qanakkale. Shkuam ne nje menze te nje konvikti pёr kurs tё Kur’anit ( Kuran kursu yoneticisi , Kamil kucuk). Ku nga drejtori i atij konvikti morrem nga njё dhuratё.

Pas rreth 6 ore rruge u kthyem ne Stamboll. Prej dates 11 tetor qe rezultonte te ishte dita e katert , do te shetisnim vetem pёrbrenda Stambollit.

Destinacioni i parё nё Stamboll  ishte  parku qё pёrmbante shumё e  shumё monumente historike, kulturore, arkitekturore tё tёrё Turqise.

Pas kёsaj vizite, qe ishte shumё interesnat pёr ne patёm nderin qё tё ishim musafir tё Huseyin Kansu, deputetit te partisё se Kryeministrit Erdogan.

Prej aty vizituam njё Xhami. Çdo vend qё vizitonim ishte me i bukur se ai paraprak.

“PANORAMA” qe destinacioni i rradhёs. Nje pikturё gjigande e bashkangjitur me nje zё nё prapavi , demonstrim i paparё i çlirimit te Stambollit. Kjo ngjarje historike aq e rёndesishme ishte shfaqur ne mёnyrё shume interesnate. Ishte diqka qe na e kishte mёsuar historia , por dukej se atёherё po e perjetonim atё.

Xhamia e mirenjohur ,Xhamia me gjashtё minare, apo Xhamia Sulltan Ahmet ishte caku ynё pas asaj vizite mbreselenese. Patem fatin qё pёrёndimin e diellit ta perjetonim duke e  dёgjuar ezanin qё thirrej nё atё Xhami.

Nё vizitёn e sё nesёrmes  ishim mysafir tё drejtorit tё Drejtoratit tё Arsimit  pёr pjesёn Aziatike tё Stambollit.

Prej aty shkuam ne Xhaminё “Yeni Camii” . Vizita e radhёs ishte nё komunёn  Bahceli evler belediyesi , aty drekuam e pastaj shkuam nё Oto Park , nё lagjen Camlica ,vend prej tё cilit dukej njё pjesё bukur e madhe e Stambollit. Nё mbrёmje vazhduam pёr nё Pendik.

Çdo ditё pёrfshinte vizita te reja. Dita tjeter na gjeti nё shkolla te ndryshme te Stambollit.

Vizituam shkollen fillore dhe me temse Ozel afsa Ahmet Mithaht Lisesi. Pastaj medresesne Anadolu Imam Hatip Lisesi-Pendik. Pastaj medresene Kartal Anadolu Imam Hatip Lisesi. Ku bёmё njё vizitё mё tё detajizuar tё objektit. U njohёm me kushtet e mёsimit, me nxeneset, me nivelin e avancimit et..

Mё pas shkuam tek pallati Beylerbey Sarayi pёr ta vizituar. Qelloi qё atё ditё tё ishte dite qё mbyllej pallati, por ata enkas pёr ne bёnё pёrjashtim  dhe e hapen vetem per ne.

Pas asaj patem fatin tё pёrjetojme edhe diqka shume te bukur , njё udhetim 2-3 orёsh nё anije pёrreth Bosforit.

Me 14.10.2011 perfundoi vizita jone 1 javore nё Turqi. Pas shumё e shumё vizitave, momenteve te paharruara, na u desh qeё serish tё kthemi pёr tё vazhduar rrugёn, aty ku kishim mbetur…Padyshim qe do te jete experience e paharruar pёr ne si maturante.

Pёr fund i falёnderojmё tё gjithё ata qё mundesuan realizimin e ketij ekskursioni.

Nga: Albulena Hajraj  13/v

Medreseja e mesme Alaud-din

Prishtinё

Posted in AktiviteteComments Off

Maturantët e Medresesë vizitojnë Turqinë

Me  datën 15.10.2011  maturantët e Medresesë Alaud-din në Prishtinë së bashku më ata të paraleleve të ndara në Prizren dhe Gjilan u nisën në një ekskursion një javor për në Turqi . Numri i nxënësve gjithsejt ishte 70  nga tri paralelet e ndara të djemëve. Në shoqërim të tyre  ishin edhe 5 profesorë kujdestarë nga tri paralelet e Medresesë .

Rrugëtimi është bërë më airoplan deri në Stamboll.  Në airoport ata  janë pritur nga autobusët  e servuar enkas për nxënësit e Medresesë  nga kryetari I komunës së Pendikut- Prefektura e Stanbollit.

Gjatë ekskursionit  6 ditor  maturantët e shkollës sonë patën rastin të shetisin dhe t’i vizitojnë disa prej atyre vendeve që kanë rëndësi  fetare, historike dhe kulturore si për Turqinë,  por edhe në nivel ndërkombëtar.

Ekskursioni përfshiu tri qytete të Rep. së Turqisë atë të Stambollit, Bursës dhe Çanakalasë.

Në Stamboll  maturantët patën rastin të shohin xhamitë që njihen për vlerat e tyre fetare,  artistike,  dhe  historike. Pastaj janë vizituar disa nga sarajet-pallatet  historike të kalifëve të perandorisë Osmane , si dhe u realizua një  lundrim 2 orësh  me anije nëpër grykën e Bosforit, gjë  që mundësoi një relaks dhe kënaqësi të veçantë për nxënësit.

Pastaj maturantët patën rastin që të vizitojnë qytetin e Bursasë, përfekturë kjo që njihet se jetojnë në të një numër i  madh i bashkëkombasëve  tanë prej viseve të ndryshme shqiptare.

Aty janë pritur nga komuniteti shqiptar, Sekretari i përgjithshëm i komunës së Bursës, dhe kanë bërë vizita nëpër monumentet kryesore historike të këtij qyteti e që pa dyshim se më e veçanta e saj ishte vizita e Ulu Xhamisë(Xhamia e Madhe) që  njihet për vlerën e saj artistike dhe antike  e ndërtuar qysh nga fundi i shekullit të 14-të nga Sulltan Pajaziti i I-rë.

Vizitë tjetër me rëndësi ishte ajo në qytetin e Qanakalasë, vend ky që njihet për betejën e perandorisë osmane kundër aleatëve evropian në vitin 1915 , që dëshironin depërtimin nepërmes Galipollit –Çanakkalasë për në Stamboll, por këtë betejë e fitojnë osmanët . Me këtë rast u vizitua edhe kompleksi memorial  i dëshmorëve  ku gjinden edhe emrat e disa dëshmorëve nga viset shqiptare.

Gjatë gjithë këtyre vizitave që  maturantët  e Medresesë Alaud-din bënë, kudo që kanë shkuar janë pritur nga zyrtarë të  lartë komunal, si në Stanboll, Bursa, Çanakale.

Maturantët e Medresesë Alaud-din në këtë ekskursion kanë qenë mysafirë të shkollës së mesme Anadolu Imam Hatip Lisesi, në  Kartal të Stanbollit, për të cilët shprehim falënderimet e përzemërta në emër të Shkollës sonë si dhe në emër  të drejtorisë së saj.

Vizita ishte mjaft mbresëlënëse dhe është vlerësuar mjaft interesante nga të gjithë maturantët e Medresesë.

Maturantët e shkollës sonë  ekskursionin e përmbyll ën  në ditën e Premte më 21.10.2011, kur edhe u kthyen me aeroplan në Prishtinë.

Zoti i ua shtoftë dhuntitë e Tij të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e këtij ekskursioni në çfarëdo mënyre qoftë.

Shënim:

Foto 1 : Medresantët u pritën nga zyrtarët e lartë të komunës  së Bahqelievlerit –Stamboll

Foto 2 : Takimi me ideologun e mirënjohur turk Osman Nuri Topbash

Foto 3 : Medresantët priten nga Kryetari i komunës së Pendikut –Stamboll

Posted in AktiviteteComments (1)

Delegacion i lartë i Mbretërisë së Arabisë Saudite vizitoi medresenë

Një delegacion i lartë saudit po viziton Kosovën e në agjendën e tyre protokollare ishte edhe shkolla jonë.

Këtij delegacioni i printe z. Abdulaziz Alamar , zëvendësministër për çështje fetare e vakëfe i Mbretërisë së Arabisë Saudite i shoqëruar me bashkëpunëtor. Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë z. Abdullah Abdulkerim. Delegacionin e shoqëronte Myftiu i Republikës së Kosovës z. Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtor.

Ata u pritën nga drejtoi i medresesë Alauddin z. Bahri Simnica me stafin e tij,  i cili u dëshiroi mirëseardhje dhe e njoftoi për historikun e medresesë, sfidat,  punën dhe mbarvajtejn e procesin arsimor edukativ ne veçanti.

Mysafirët e nderuar patën rastin të njihen për së afërmi me objektin e bukur të medresesë dhe pos tjerash edhe të vizitojnë nxënësit në një pjesë të orës mësimore.

Ata u kënaqën me punën që panë në medresenë tonë duke mbetur me shpresë së vizitat e ndërsjella do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Medreseja falënderon delegacion në fjalë dhe Myftiun Tërnava më bashkëpunëtor  për kohën e tyre të shtrenjtë që ndanë me ne.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 35 of 41« First...102030...3334353637...40...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail