Archive | Aktivitete

Doli numri i ri i revistës Drita e Kur’anit

Pas një angazhimi dhe pune doli numri i ri i revistës Drita e Kur’anit. Në këtë numër mund të lexoni  për shumë aktivitete të nxënësve të shkollës gjatë këtij gjysëmvjetori. Për më shumë klikoni këtu për pjesën e parë dhe për pjesën e dytë të revistës. Ose kliko mbi foto më poshtë.

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Maturantët e medresesë së Prishtinës bënë hatme Kur’anin fisnik

Në ambientet e bukura të shkollës dhe në një atmosferë të ngrohtë maturantët e medresesë së Prishtinës bënë hatme Kur’anin fisnik.

Maturantët këtë hatme e mbajtën të enjten me 05. Maj, kurse maturantet në të premten më 06.Maj.

Në këtë manifestim solemn u kurorëzua suksesi i një pune të filluar para katër viteve. Këta nxënës  e nxënëse tani maturantë, në vitin e parë patën filluar mësimin e shkronjave të Kuranit fisnik dhe pikërisht tani festuan përfundimin e leximit të tij në tërësi përgjatë katër viteve. Jo vetëm kaq po tani këta nxënës e nxënëse janë të gatshëm të jetë edhe mësues të mirë të leximit të Kuranit.

Ata pos që e mësuan leximin e Kuranit ata tani edhe do të ua mësojnë atë të tjerëve. Më këtë falë ndihmës së Allahut xh.sh., programit të medresesë dhe angazhimit arsimtarëve dhe këtyre nxënësve ata tani vjelin mirësitë të përmendura në hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë: “ Më i miri nga ju është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve”.

Në këtë manifestim morën pjesë administrata e shkollës, mësimdhënës e prindër e familjar të nxënësve maturant.

Drejtori përshëndeti të pranishmit pas të cilit për fjalë rasti u paraqitën kujdestarët e maturantëve dhe mësimdhënësit e lëndës së Kur’anit fisnik.

Ky manifestim u pasurua me program  artistik si Ilahi, monologje etj.

Për të pranishmit u shtrua drekë në restorantin e medresesë.

Për tu njohur më për së afërmi me atmosferën e këtij manifestimi solemn, luteni të vizitoni FOTO GALERINË ose të  klikoni KËTU.

Posted in AktiviteteComments (1)

QKKTGJ i pajisi medresantët me kartela identifikuese

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut pajisi nxënësit e medresesë me kartela identifikuese për dhurim vullnetar të gjakut. Me këto kartela u paisën gjithëej 55 nxënës e nxënëse të cilët ditë më parë patën dhuruar vullnetarisht gjak. Aktiviteti i dhurimit vullnetar të gjakut tanimë është bërë tradicional. Lusim Allahuin që për këtë humanitet nxënësit tanë të i shpërblej me të mirat e tij në këtë botë dhe në botën tjetër.

Posted in AktiviteteComments (1)

Aktivitet edukativo-kulturor në Fushë Kosovë

“Rina e shëndoshë për një shoqëri të shëndoshë” ishte motoja e aktivitetit të cilën e organizoi medreseja e mesme Alauddin  në komunën e Fushë Kosovës. Aktiviteti u organizua nga Medreseja në bashkëpunim me Drejtoratin për arsim në komunën e Fushë Kosovës.

Programi i përgatitur kryesisht nga nxënësit e komunës së Fushë Kosovës që vijojnë mësimet në medresenë e Prishtinës filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani fisnik të cilat i lexoi nx. Egzon Ibrahimi.

Programin e moderuan nx. Bardha Kqiku dhe Mervan Siminica

Pasi falënderuan pjesëmarrësit dhe ata që përkrahën këtë iniciativë ftuan drejtorin e medresesë z. Bahri Simnicën për një fjalë rasti. Drejtori në fjalën e tij theksoi se medreseja Alauddin do të inicioj dhe përkrahë çdo iniciativë që ka për qëllim ngritjen e vlerave dhe përkrahjen e rinisë dhe ruajtjen e saj nga çdo dukuri negative.

Duke e falënderuar përzemërsisht për përkrahjen e tij në skenë për fjalë rasti u ftua drejtori i drejtoratit për arsim të Fushë Kosovës z. Islam Shabani.

Të pranishmit patën rastin që të ndëgjojnë në pika të shkurtra historikun e medresë pë tu njohur më mirë me këtë vatër të arsimimit e edukimit. Atë e lexuan nx. Kenan Tërnava dhe Marigonë Gashi.

Ligjërata e përgatitur dhe paraqitur mrekullueshëm nga Mr. Jakup Cunaku personifikoi thelbin e këtij takimi të begatë. Ai në temën e tij për rininë dhe vlerën e saj vuri në theks nevojën për edukim të mirëfilltë dhe kujdes të veçantë për këtë etapë jetike për shoqërinë. Edukimi islam është një garancë e ruajtjes së rinisë dhe e shoqërisë si tërësi. Është begatia me të cilën Allahu i Lartë e nderoi njerizimin.

Pas ligjëratës u paraqitën Sllajde lidhur me sfidat dhe nevojën për ballafaqim serioz me to.

Ish nxënësja e medrese Arta Dumani e zbukuroi edhe më këtë takim me një monolog të mrekullueshëm.

Për ta bërë të hareshëm këtë aktivitet para për pranishmëve përformuan kori i vajzave dhe i djemve i medresesë Alauddin të Prishtinës.

Të pranishmi u ndanë shumë të kënaqur më programin duke uruar që të tillë ta organizohen përsëri.

Medrseja Alaudin shprehu gatishmërinë që të jetë gjithmonë aty ku punohet për tër mirë e për të mbarë.

Programi u mbajt më 21.04.2011  në sallën e kulturës në Fushë Kosovë me fillin në ora 17:00

Posted in AktiviteteComments (1)

Përfundoi turniri në futboll

Pasi një kohë  bukur të gjatë të zhvillimit  të turnirit në futboll, sot u zhvillua ndeshja finale në mes të klasave 12/a dhe 12/ b. Ndeshja u zhvillua gjatë procesit mësimor dhe në prani të profesorëve dhe nxënësve. Ishte një ndeshje shumë interesante që solli shumë emocione dhe njëherit përfundoi në të mirë të klasës së 12 a , respektivisht me  rezultatin përfundimtarë 5:2 në të mirë të klasës 12 a.

Ekipi fitues 12/a

Ekipi fitues 12/a

Kësisoj klasa e 12 a u shpall edhe fituese e turnirit në futboll dhe zuri vendin e parë. Në ekipin fitues luajtën këta nxënës; Kenan Tërnava, Elton Sylmetaj, Berat Isufi, Fidaim Gashi , Nuhi Rudari dhe Suad Huruglica. (foto)

Vlen të theksohet se në këtë turnir morren pjesë të gjitha klasat e shkollës nga paralelja e djemve. Por, para sa javëve ka përfunduar edhe liga e futbollit në nivel shkolle, ku klasa e 12/b  u rëndit e para e cila kishte grumbulluar më së shumti pikë.

Nxënësit në vazhdimësi  merren më aktivitete sportive pas procesit mësimor. (medreseja.com)

Posted in AktiviteteComments (1)

Page 37 of 41« First...102030...3536373839...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail