Archive | Aktivitete

Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës viziton medresenë

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha me bashkëpunëtorë vizitoi të premten Medresenë e Mesme Alauddin në Prishtinë.

Atë dhe bashkëpunëtorët e tij e priti drejtori i medresesë z. Bahri Simnica, i cili pasi i dëshiroi mirëseardhje e njoftoi atë për shkollën, kushtet e punës dhe kurrikulat e saj.

Kryetari Berisha pati rastin të vizitoj objektin e shkollës duke parë nga afër kushtet ideale qe kjo shkollë ofron për nxënësit.

Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava.

Mysafirët u ndanë të kënaqur me punën që bën medreseja dhe kushtet që ofron.

Vizita përfundoi me shpresë që vizita të tilla të ketë edhe në të ardhmen dhe të shikohen mundësi konkretet të bashkëpunimit.

E premte

20.prill.2012

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Maturantët e medreses së mesme Alaud-din në Prishtinë

Maturantët e medreses së mesme Alaud-din në Prishtinë, gjenerata e 45-të, respektivishtë  vijuan mësimin gjatë vitëve 2008-2012.

Posted in AktiviteteComments Off

Besimi në Allahun e Lartësuar


Besimi në Allahun xh.sh. personifikon lidhjen më fisnike ndërmjet njeriut dhe Krijuesit të tij. Këtë e themi për faktin se krujesa më fisnike në tokë është njeriu, ndërsa pjesa më fisnike ne njeriun është zemra, e pjesa më fisnike që mund të ketë zemra është IMANI-besimi. Si rezultat udhëzimi në besim është padiskutim begatia dhe mirësia më e madhe e Allahut xh.sh. dhënë krijesave të Tij. Thotë Allahu xh.sh.: ”Ata të shprehin ty mirënjohjë( ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj:” Pranimin tuaj të fesë islame mos më njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqetë Allahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi në besim”. (El-Huxhuratë:17) pastaj ajeti:”…por Allahu ua bëri të dashur juve besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin ua bëri që ti urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë. Kjo është dhuratë dhe begati prej Allahut, e Allahu është i dijshëm dhe i urtë. (El-Huxhuratë:7-8)[1]

Islami fe e vetme hyjnore që ka ruajtur origjinalitetin, bazë themelore ka besimin në Allahun xh.sh.. Kjo padyshim na qon neë përfundimin më të drejtë se Islami ynë ka bazën më të sigurt dhe më të shëndoshë, pra besimin e palëkundur në Allahun xh.sh.

Nisur nga fakti se Besimi në Alllahun një është baza e parë e besimit te muslimani dhe thirrja e çdo pejgamberi pa dallim, me shume përgjegjësi mund të them se është çështje shumë e qartë dhe mirë e shtjelluar.

Njohja e Allahut xh.sh. është njohja dhe dija më fisnike e më e mirë. Është baza mbi të cilën ndërtohet e tërë jeta shpirtërore. Nga kjo dije rrjedh njohja e të dërguarëve si: cilësitë, misioni, mrekullitë dhe librat tyre qiellore. Nga kjo rrjedh edhe tërë  njohura jonë për botën metafizike siq është bota e melaikeve, exhinëve, shpirit atj. Nga kjo kuptohet rrjedha e kësaj bote, e jetës në varreza, e botës së ardhshme dhe momenteve të saj siq janë: ringjallja, llogaria, shpërblimi e ndëshkimi, xhenneti e xhehennemi,[2] prandaj edhe është çështje e domosdoshme për ta mësuar e besuar.

Muslimani beson në Allahun e Madhëruar, d.m.th: ai beson në ekzistencën e Allahut të Lartëmadhëruar dhe se Ai është Krijuesi i qiejve e i tokës, Gjithënjohësi i të shfaqurës dhe i të fshehtës, Zoti i çdo gjëje dhe Zotëruesi i tyre. Nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) dhe as zot tjetër përveç Atij. Allahu i Madhëruar është i cilësuar me atributet absolute dhe i Pastër nga çdo mangësi.
Muslimani e beson këtë si rezultat i udhëzimit të Allahut drejt kësaj, ne rend te pare, dhe nga argumentet prej teksteve Hyjnore dhe atyre logjike, në rend të dytë.

Argumentet nga tekstet Hyjnore:
1. Vetë Allahu i Madhëruar ka njoftuar për ekzistencën e Tij, për të qenurit e Tij Zot dhe Krijues i gjithçkaje që ekziston, për Emrat dhe Atributet e Tij absolute. Këtë gjë Ai e ka treguar në Librin e Tij të Fisnik, ku thotë: “Vërtetë, Zoti juaj, Allahu është ai që krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, me të shpejtë kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I lartësuar është Allahu, Zoti   botëve.” (El Araf: 54)
Po kështu, Fjala e Tij kur Ai i thirri Musaut a.s. tek pema, në anën e djathtë të luginës së bekuar,: “O Musa! Sigurisht që jam Unë, Allahu, Zoti i botëve.” (El Kasas: 30)
Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: “Vërtetë, vetëm Unë jam Allahu, nuk ka zot përveq Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua” (Ta Ha: 14)
Ndërsa në përmendjen e madhështisë së Tij dhe të Emrave e Atributeve të Tij, Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar). Ai është Gjithënjohësi i të fshehtës dhe i të shfaqurës. Ai është i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëploti. Ai është Allahu përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar), por vetëm Ai, Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithëpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, i Gjithëfuqishmi, Urdhëruesi i Papërballueshëm, më i Larti Suprem. Lavdi i qoftë Atij! I Lartë është Ai nga gjithë çfarë i mveshin dhe i shoqërojnë Atij. Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi, Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje, Formësuesi i gjithçkaje. Të Tij janë Emrat më të bukur e më të lartë. Gjithçka që ekziston në qiell e në tokë lavdërojnë Atë. E Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” (El Hashr: 22-24)
Po kështu edhe Fjala e Allahut të Madhëruar në lavdërimin e Vetes së Tij: “Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirbërësit,!Sunduesit të ditës së gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit).” (El Fatiha: 1-3)
Ndërsa neve muslimanëve, Allahu i Madhëruar na është drejtuar me këto fjalë: “Kjo fe është e juaja dhe e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua” (El Enbija: 92)
Ndërsa në suren el Muminun thotë: “…e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim!” (El Muminun: 52)
Po kështu edhe Fjala e Allahut për demantimin e teorisë së ekzistencës së një zoti tjetër përveç Allahut, apo të ndonjë të adhuruari tjetër në qiej a në tokë: “Sikur të kishte ne to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zot i Arshit.” (El-Enbija:22)
2. Njoftimi i mëse njëqind e njëzet e katër mijë pejgamberëve e të dërguarëve të Allahut për ekzistencën e Allahut të Madhëruar, për të qenurit e Tij Zot të gjithçkaje që ekziston, për krijimin e Tij dhe komandimin e Tij në të, për emrat dhe atributet e Tij. Allahu i Madhëruar i ka folur çdonjërit prej të dërguarve apo lajmëtarëve, ose ka dërguar tek ai të dërguar (melek), ose i ka frymëzuar atij në zemër e mendje, gjë nga e cila fitohet bindja e qartë se ajo është Fjalë e Allahut dhe shpallje e Tij për të (të dërguarin).
Sigurisht që njoftimi i një numri kaq të madh prej krijesave më të zgjedhura dhe më të mirëve të gjithë njerëzimit, është absurde të mohohet nga mendja njerëzore. Ashtu siq  është absurde gjithashtu marrëveshja e të gjithë atyre që të gënjejnë e mashtrojnë, si dhe të njoftojnë për diçka që ata nuk e dinë e nuk e kanë vërtetuar, duke e thënë prerë se ajo është e vërtetë dhe e saktë. E si mund të ketë mashtruar kur ata janë prej njerëzve më të mirë, më të pastër në shpirt, më të plotë në të mendje e të gjykuar dhe më të sinqertit në fjalë!

3. Besimi- bindja  e  biliona njerëzve për ekzistencën e Zotit të Lartëmadhëruar dhe adhurimi dhe nënshtrimi i tyre ndaj Tij, është argument i fortë për këtë. Dhe kjo për faktin se është e zakonshme që në parim të besohet në atë që thotë një apo dy njerëz. Nëse kjo është kështu atëherë çka mund të thuhet për dëshminë, besimin e adhurimin e një numri tepër të madh  njërëzish. Shoqëruar kjo me dëshminë e mendjes dhe natyrshmërisë njerëzore për saktësinë e asaj në të cilën tërë këta njerëz kanë besuar, kanë njoftuar, kanë adhuruar dhe janë afruar tek Allahu me të.
4. Njoftimi i miliona dijetarëve të mëdhenj për ekzistencën e Allahut, për Emrat dhe Atributet e Tij, për të qenurit e Tij i vetmi Zot dhe Hyjni, për Fuqinë e Mundësinë e Tij për çdo gjë. E se për këtë shkak, ata e kanë adhuruar dhe i janë bindur Atij, kanë dashur dhe urrejtur për hir të Tij.

Argumentet nga logjika e shëndoshë:
1.
Ekzistenca e gjithë këtyre botëve (specieve të gjallesave) të shumëllojshme e të ndryshme dëshmon për ekzistencën e Krijuesit të tyre dhe se Ai është Allahu i Madhëruar, pasi që nuk ka ndonjë tjetër që të ketë pretenduar se ai është krijuesi i të gjitha këtyre botëve, përveç Allahut të Madhëruar. Po kështu, mendja njerëzore e konsideron absurde ekzistencën e diçkaje pa qenë dikush që ta ketë bërë atë. Madje ajo refuzon edhe ekzistencën e gjësë më të vogël pa autorin e saj, si ekzistenca e bukës pa bukëbërësin e saj, apo një vend i shtruar pa qenë dikush që ta ketë shtruar atë. Atëherë si është çështja me gjithë këto botë të mëdha e të përkryera prej qiellit dhe çfarë ai përfshin prej orbitave, diellit, hënës e planeteve; të gjitha me përmasa të ndryshme, me largësi e lëvizje të ndryshme nga njëra-tjetra, si dhe prej tokës e çfarë Allahu ka krijuar në të prej njerëzve, xhinëve dhe kafshëve me të gjitha llojet e speciet e tyre, si dhe me ndryshimin e ngjyrave e gjuhëve të tyre, apo dallimin në kapacitetin e të kuptuarit të tyre dhe veçoritë e aftësitë e tyre. Po kështu edhe ato që ka futur në tokë prej xeherorëve të ngjyrave e dobive të ndryshme, apo lumenjve që rrjedhin nëpër tokë dhe rrethimin e dheut të saj me ujin e detërave e oqeaneve. Apo ato që mbijnë në të prej bimëve e pemëve me fryte, shije, aromë, dobi e veçori të ndryshme.
2. Ekzistenca e Fjalës së Allahut të Lartësuar të cilën ne e lexojmë, meditojmë në të dhe i përceptojmë domethëniet e tij, është një argument i qartë për ekzistencën e Allahut të Lartësuar, pasi që është absurde të ekzistojë fjalë pa pasur folës të saj, dhe as thënie pa thënës të saj.

Kështuqë Fjala e Allahut të Madhëruar argumenton për ekzistencën e Tij, e veçanërisht kur Fjala e Allahut është kushtetuta më e palëkundur dhe më e përsosur që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, ligji më i përsosur i cili ka realizuar interesa të mëdha për njerëzimin. Edhe për fakitin se  përfshinë edhe teoritë shkencore më të vërteta dhe shumë prej çështjeve të botës së fshehtë dhe ngjarjeve prehistorike, duke qenë i sinqertë në të gjitha këto. Me gjithë kalimin e kohës, asnjë prej ligjeve të tij nuk ka dalë i pavlefshëm dhe i padobishëm, pavarësisht nga ndryshimi i kohës dhe vendit. As nuk është hedhur poshtë ndonjë prej teorive shkencore që gjenden në të, e as nuk ka dalë ndryshe nga njoftimet e tij për të fshehtën.  Po ashtu, nuk ka mundur të guxojë askush prej historianëve që të demantoj ndonjë prej historive të përmendura në Kuran, apo të përgënjeshtrojë e refuzojë ndonjë prej ngjarjeve historike të përmendura në të.
Fjalë të atillë, të urtë e të vërtetë, është absurde që mendja njerëzore t’ia adresojë dikujt prej njerëzve, pasi që ajo është mbi mundësitë e aftësitë njerëzore dhe mbi kapacitetin e njohurive të tyre.
Përderisa rrëzohet pretendimi se ai (Kurani) është prej fjalëve të njerëzve, atëherë ai është Fjalë e Krijuesit të njerëzve dhe ai është argument për ekzistencën e Allahut të Madhëruar, për Dijen, Fuqinë dhe Urtësinë e Tij absolute.
3. Ekzistenca e këtij sistemi të përsosur të ekspozuar në ligjet universale të krijimit dhe formimit të gjithësisë, shpikja dhe zhvillimi i të gjitha krijesave të gjalla në këtë ekzistencë. Të gjitha ato janë të nënshtruara ndaj ligjeve të caktuara nga Allahu dhe të kufizuara me to, pa pasur mundësi të dalin nga ato në asnjë qast.
Kështu për shembull, njeriu në fillim të krijimit të tij është një pikë uji në vezoren e nënës së tij, pastaj kalon nëpër disa faza të çuditëshme, në të cilat nuk mund të ndërhyjë veçse Allahu i Madhëruar, dhe më pas ai del njeri i përkryer. Kjo, në fazën e krijimit dhe formimit të tij, ndërsa e njëjta gjë thuhet edhe kur ai rritet e zhvillohet, si foshnje pastaj në  fëmijëri, rini e fuqi, shtyerje në moshë e pleqëri.
Këto ligje të përgjithshme që janë tek njeriu dhe kafsha, janë të njëjtat tek pemët e bimët, në orbitat e larta dhe trupat qiellorë. Të gjitha ato i nënshtrohen ligjeve të lidhura me to, nga të cilat nuk mund të dalin e të devijojnë. E nëse ndodh që ato të devijojnë nga rruga e tyre, apo ndonjë prej sistemeve diellore të dalë nga orbita e tij, atëherë e gjithë bota do të mbaronte dhe jetës sësaj do t’i vinte fundi.
Me argumente të tilla logjike e Hyjnore, muslimani beson në Allahun e Madhëruar, në të qenurit e Tij Zot i çdo gjëje, i Adhuruari i merituar i të mëhershmëve e i të mëvonëshmëve.
Mbi këto baza të besimit dhe bindjes ndërtohet jeta e muslimanit në të gjitha aspektet e saj. [3]

Nuk ka zot pos Allahut të Lartëmadhëruar

Besimi në Allahun e Lartë është  padyshim baza më e rëndësishme në islam dhe kjo për faktin se është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo gjë pastaj. Ky besim duhet të kuptohet dhe pranohet në përputhshmëri të plotë me atë që Allahu i dërgoi Muhamedit a.s..

Nga shpallja hyjnore kuptojmë se besimi në Allahun xh.sh. është bindja e fuqishme se vetëm Allahu xh.sh. është Zot, Krijues, Sundues, Furnizes i çdo gjeje, se vetëm Ai meriton adhurim, përulje nënshtrim e frikë, dhe se vetëm Atij i takojnë emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërise. Duket qartë nga kjo se njëshmëria e Allahut është themeli i këtij themeli pra i besimit në Allahun Një. Janë tri pjesë themelore që rezultojnë natyrshëm nga përkufizimi i lartpërmendur:

1. Vetëm Allahu është Zot, Sundues e Furnizues…

Gjëja e parë në të cilën duhet të besoj secili që dëshiron të ndërtoj bazë të fortë të imanit dhe ta takoj Allahun me besim është bindja e fuqishme se është Allahu i vetmi Zot Krijues i gjitcçkaje dhe sundues e furnizues i çdo gjëje. Këtë fakt të padiskutueshëm e vërtetojnë shumë ajete të Kur’anit fisnik e që si fjalë të Allahut më së miri tregojnë të vërtetën për Lartmadhërinë e Tij.

I Lartësuari, Zoti i Botëve, Krijuesi dhe Sunduesi i çdo gjëje në kushteturtën e Tij të fundit dërguar njerëzimt thotë:

* “ Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve” ( El-Fatiha 1)

* “ (Ai është) Zoti i qiejve ei tokës dhe çka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur. Nuk ka zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë (Zoti i të parëve tuaj)”. (Ed-Duhan:6-7)

*”Thuaj:Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët(tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon ëdo qështje?”Ata do të thonë:”Allahu”. Ti thuaj:”A nuk i frikësoheni?”(dënimit).  (Junus:31)

* ” Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, i kthejnë shpinën? (Ez-Zuhruf:78)

*”Allahu nuk ka marrrë për Vete kurfarë fëmijë (as nga engjujt e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse(sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I Lartë, i pastër është Allahu nga ato që i përshkruajnë.” (El-Mu’minun:91)

Ajetet e lartpërmendura të së cilës natyrë ka shumë në Kur’anin fisnik e cilësojnë Allahun e Lartësuar me Zot, Furnizues, Krijues, Dhënës i jetës e vdejhes, Rregulluesi i çdo qështjeje, etj.Kjo e vërtetë e pastër e cila del qartë nga këto ajete fisnike na obligon të besojmë bindshëm  në këtë pjesë te besimit. Shmangja apo dyshimi në këtë pjesë nuk na jep të drejtë të diskutojmë e lëre më të besojmë në pjesët tjera përbërëse të imanit në Allahun xh.sh.. Kjo për faktin se besimi në pjesët tjera në parim është i ndërtuar në besimin e palëkundur në të Vetmin Zot Krijuesm Sundues e Furnizues.

2. Vetëm Allahu meriton adhurim, falënderim, nënshtrim e përulje.

Te dërguarit e Allahut xh.sh. të cilët flisnin me të drejtë në emër të Allahun na mësuan se për të qenë besimtar duhet besuar se është Allahu i vetmi që meriton të adhurohet, falënderohet (siq falënderohet Zoti), lutet e bëhet përuje e nënshtim ndaj Tij.   Këtë të vërtetë faktike e potencon Allahu i Lartë në Çelësin e Librit, konkretisht në suren El-Fatiha ku thotë: ”vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë”. Nga ajeti në fjlalë duket qartë se i vetmi që meriton adhurim e mbështetje për ndihmë është Allahu xh.sh.

Se kush meriton adhurim na mëson edhe ky ajet kuranor:

” Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send…,” (En-Nisa 36)

Thirrja që Allahu xh.sh. u ka bërë të gjithë të dërguarëve pa dallim është thirrje e fuqishme edhe në këtë pjesë të domosdoshme të besimit, Ai thotë:” Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot përveq Meje, pra më adhuroni!” (El-Enbija:25).

Allahu xh.sh. na ka bërë në dije se të dërguarit e Tij si Nuhu, Hudi, Salihu, Shuajbi a.s. të gjthë pa dallim u thonin popujve të tyre këtë fjali:”O populli im, adhurone vetëm Allahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij…” (El-Muminun:23; Hud:61; A’raf:65). Allahu i lartësuar na njofton edhe për Ibrahimin a.s. i cili populli të tij i patë thënë:”Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok! (El-En’am: 79) [4]

Në Kur’anin famëlartë i Larti thotë:”… e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.

Pra vetëm Allahun duhet adhuruar, vetëm Atij duhet përulur e nënshtuar, më së shumti atë duhet dashur e pastur frikë dhe vetëm në Të duhet mbështetur. Kjo është pjesa e dytë e domosdoshme e pandashme nga tërsia e quajtur Besimi ne Allahun xh.sh..

3. Vetëm Allahu i takojnë emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të përsosmërisë

Për të qënë besimtar, secili deomos duhet të besoj bindshëm dhe pa fije dyshimi në tërë emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij absolute, dhe këta emra e cilësi nuk i lejohet të ia shoqëroj dikuj tjetër.[5]

Për emrat e Tij Allahu thotë: ”Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie më ta e hiquni nga ata që bëjnë shtrëmbërime me emrat e Tij. Ata kanë për tu shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (El-A’rafë:180)

Thotë pejgamberi a.s.:” Vërtetë Allahu ka 99 emra, kush i mëson ata[6] do të hyj në xhennet.[7]

Allahu xh.sh. duke përmendur emrat e Tij fisnik e të bukur të cilët në vete ngërthejnë cilësi absolute thotë“Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar). Ai është Gjithënjohësi i të fshehtës dhe i të shfaqurës. Ai është i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëploti. Ai është Allahu përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar), por vetëm Ai, Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithëpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, i Gjithëfuqishmi, Urdhëruesi i Papërballueshëm, më i Larti Suprem. Lavdi i qoftë Atij! I Lartë është Ai nga gjithë çfarë i mveshin dhe i shoqërojnë Atij. Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi, Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje, Formësuesi i gjithçkaje. Të Tij janë Emrat më të bukur e më të lartë. Gjithçka që ekziston në qiell e në tokë lavdërojnë Atë. E Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.” (El Hashr: 22-24)
Emrat dhe cilësitë e Allahut janë absolute dhe të zveshura nga çdo kufizim a mangësi, dhe kjo për faktin se po të ishin të tilla atëherë i tillë do të ishte edhe zotëruesi i tyre, sepse ai që ka cilësi të mangëta është i mangët e ai që është i mangët nuk mund të jetë Zot.

Njohja e cilësive dhe emrave me të cilët Allahu i Lartë e ka cilësuar Veten e Tij Fisnike është shumv e nevojshme bile e domosdoshme sepse nëpërmjet tyre mësojmë për Qenien e Lartë të Allahu Fuqiplotë.

Nuk ka fare dyshim se të gjithë emrat e cilësitë e Allahu në Kuran apo sunet janë përmendur për ndonjë urtësi, dobi a qëllim të caktuar e kursesi ndryshe. Sikur të mos kishte urtësi dobi a qëllim pas kësaj nuk do ti gjenim fare as në Kuran e as në sunnet dhe kjo për faktin se përmendja e tyre do të ishte e kotë. E kush mendon se Allahu xh.sh. thotë fjlaë pas të cilave nuk ka dobi a qëllim apo rëndësi ai veq e ka cilësuar Allahun me mangësi e padituri[8], na ruajtë Allahu nga kjo.

Begatitë e kësaj njohurie e besimi

- Nga tërë e lartpërmedura arrijmë deri te një cështje që doemos duhet përmendur. Fjala është se njohja e Allahut dhe besimi i bindshëm në Të besimtarit i jep një freski të papërshkreshme shpirtërore, optimizëm të pashterrshëm, dritë të pashuar e ndjenjë kënaqësie që vie nga njohja e Allahur dhe besimi në të. Kjo dritë nuk vie vetëm nga njohja. Sa e sa njerëz njohim që kanë oratori të zhilluar, gjuhë të mbrehtë, argumente të forta, dije të gjerë por përkundër kësaj ata janë zemërngushtë, të ftohnë në ndjenja, larg nga kënaqësia që jep ky besim. Kjo ndodh se njerëzit në fjalë preokupim te vetëm kanë teorinë – dijen por jo edhe frutat e saj.

- Ajo që do të lusja secilin lexues është që njohja e Allahut, emrave dhe cilësive të Tij, të jetë dritë që e mbush zemrën, freski që ngjallë shpirtin, lumturi që mbushë çdo sekond të jetës së besimtarit. Kështu për mangësitë që kemi do të ngshtlloheshim se jemi krijesa të një Krijuesi Fuqiplotë, Absolut dhe pa të meta. Në gëzim vetëm Atë do ta fëlënderonim sepse të gjitha begatitë e të mirat janë nga Ai. Në vështirësi e telashe në Të do të mbështeteshim dhe Atij do i përuleshim e luteshim sepse vetëm Ai i hap rrugën besimtarëve dhe vetëm te Ai është kthimi. Kur e dimë se nuk ka të adhuruar pos Allahut vetëm Atë e adhurojmë. Kur e dimë se Allahu është i Gjithdijshëm zgjedhjen e problemeve tona te Ai e shpresojmë. Kur e dimë se vetëm Ai është i Gjithfuqishëm e i Gjithpushtetshëm vetëm te Ai mbështetmi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Kur e dimë se Ai është Mëshirues Mëshirbërës vetëm te Ai kërkojmë mëshire e falje e vetëm Atij i lutemi.[9] Kjo duhet të jetë vetëm kështu përndyshe vetëm dija e thatë pa frutat e saj do jetë fillim i mirë por vetëm fillim pa përfundim të lumtur, e nëse përfundimi nuk është i lumtuar çfarë do të ishte atëherë!?

Allahu na udhëzoftë në besim të drejtë i cili është thelbi i shpëtimit e pa të cilin do te ishim të humbur në këtë botë dhe botën tjetër!

————————————————————————————————————

Shkruan: Muharrem Tërnava

Prof. i lëndës së akaidit në medresenë Alauddin në Prishtinë

————————————————————————————————————


[1]Sejjid Sabik, El Akaidu l Islamije, , fq.:69, Darul Fet’h , Kairo-Egjipt, 2000

[2] Po aty,  fq.:19

[3] Ebu Beker El Xhezairij, Minhaxhil Muslim, fq.: 7-9   Darus Selam , Kairo, Egjipt, pa vit botimi

[4] EL IMANU, Muhemed Naim Jasin, fq.:11, shtëpia botuese El Asr, pa vend dhe vit botimi

[5] Minhaxhul Muslim Ebu Beker El Xhezairij, fq.: 15  , Darus Selam , Kairo-Egjipt, pa vit botimi

[6] I  kupton,i ndien ata, e rregullon jetën e tij në përputhshmëri me njohjen dhe besimin në ta.

[7] Transmetojnë: Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejreja r.a.

[8] Vesatijetul Kur’ani fil Akaid, Dr. Ali Muhammed EsSalabij,fq. 71,  Darul Iman, Aleksandri-Egjipt 2002

[9] Tebsitul Akaid el Islamije, Dr. Hasen Ejjub, fq.:63-64, Daru Selam,2003 Kairo-Egjipt-

Posted in AktiviteteComments (1)

Aktivitet në lëndën e Gjuhës Arabe

Të martën, më 13.03.2012, profesori i lëndës së gjuhës arabe, prof. Vahid Haxhiu, në bashkëpunim me prof. Ejup Ramadanin, organizuan një aktivitet me klasën 11A. Aktiviteti kishte në fokus temën e planprogramit mësimor të gjuhës arabe: “Zgjedhimi i foljeve në gjuhën arabe”. Ky aktivitet u cilësua të jetë tejet i rëndësishëm për nxënësit, të cilët për dy orë mësimore shfaqën gatishmërinë, njohuritë dhe përvojën e tyre me foljet, që janë pjesa kryesore e ligjëratës në fjali. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe profesorët e gjuhëve të tjera të huaja që mësohen në Medrese, prof. Fadil Hasani – gjuhë arabe, prof. Shemsi Rrahimi – gjuhë turke, prof. Xhevdet Rusinovci – gjuhë angleze. Ata shkurtimisht bënë nga një prezantim të shkurtër të foljeve dhe sistemit foljor në gjuhët arabe, turke dhe angleze.

Posted in AktiviteteComments (1)

Përfunduan garat e Kur’anit në Prishtinë

Sot  vazhdoi pjesa e dytë e Garave të Kur’anit me nxënësit e shkollës sonë në ambientet e Medresesë së mesme Alauddin ne Prishtinë.  Shumë nxënës nga paralelet e ndara fizike në Prizren dhe Gjilan kishin mësy lokalet e Medresesë amë në Prishtinë, një numërme Kur’an në dorë, e disa duke pëshpëritur me zë të ultë pjesët e ndryshme nga Kur’ani , kurse disa  testonin njohurit në rregullat e leximit të bukur të Kur’anit. Por , kishte edhe nga ata që nga kureshtja dhe  vullneti prezantonin vetëm të përjetojnë këtë atmosferë të papërshkrueshme  shpirtërore.

Amfiteatri ishte përgatitur dhe çdo ishte gati për të filluar. Në ora dhjetë edhe zyrtarisht filluan garat duke lexuar një pjesë nga Kur’ani. Më pastaj Muharrem Tërnava në cilësinë e moderatorit  ftoi përfaqësuesin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të republikës së Kosovës  Dr. Fahrush Rexhepi që të  përshëndes dhe të uroj pjesëmarrësit. Ndër tjera ai theksoi se, konfirmoj se keni mbështetjen BIK-ut të parezervë për aktivitete të tilla.  Kurse, drejtori I medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë Bahri ef. Simnica iu uroj mirëseardhje pjesëmarrësve dhe garuesve iu uroj suksese.  Krejt në fund të fjalimit i shpalli këto gara edhe zyrtarisht të hapura.

Më pastaj komisioni i përbërë nga Jakup Çunaku, Muhamed Dërmaku, dhe Ramadan Uka morën vendin e tyre dhe shpalosen  ecurinë dhe rregullat e garimit.

Në fillim gara u zhvillua ndërmjet klasave të 11-ve. Më pastaj u vazhdua me ato të 12-ta dhe përfundoi ky cikël i garave më të 13-at.

Fitues të vendit të parë në këto gara ishin: 11 Gjilan; 12 B Prishtinë; kurse 13 Prishtinë dhe Gjilan  ndanë vendin e parë në barazim të pikëve.

Pjesa e dytë e këtyre garave u zhvillua në tilavet të lirë, ku u paraqitën 11 nxënës.  Thuajse se cili prej përveç zërit të mirë kishte edhe leximin e mirë në përputhje me rregullat e texhvidit. Me nuanca krejt të vogla u dallua më me shumë pikë nxënësi Leunis Franku nga paralelja në Gjilani dhe morri vendin e parë.

Drejtori e shkollës në fund të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit iu ndau dhurata dhe mirënjohje.  Dhe në fund u shtrua një drekë në restorantin e medresesë për të gjithë pjesëmarrësit.

Këto gara tashmë janë bërë tradicionale për shkollën tonë  dhe pritet që në një ta ardhme shumë të afërt të kemi organizime të garave kuranore në nivel edhe më të gjerë.

Prishtinë, 12 Mars 2012

Posted in AktiviteteComments (2)

Page 38 of 47« First...102030...3637383940...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

January 2021
M T W T F S S
« Dec    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Kyqu në E-mail