Archive | Aktivitete

U mbajtën garat e Kur’anit për nxënëset në Prizren

Në një ambient shumë të mirë dhe në një atmosferë miqësore u zhvilluan garat e Kuranit në nivel shkolle me nxënëset e Medresesë së mesme Alauddin.  Fillimisht në ora 10 edhe zyrtarisht u hapen garat e Kur’anit. Të pranishmëve iu drejtua nikoqiri, koordinatori I paraleles së ndarë fizike në Prizren dhe anëtarë i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi, i cili iu uroj mirëseardhje dhe iu uroj garuesve sukses në këto gara. Më një përshëndetje rasti shet edhe përfaqësuesi i Drejtorisë së arsimit nga Komuna e Prizrenit.  Kurse kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren Lutfi ef. Ballëku ndër tjera theksoi edhe thënien profetike: “Më të ndershmit e ymmetit tim janë bartësit e Kur’anit.” Për të përshëndetur të pranishmit dhe për hapur këto gara kuranore iu drejtua drejtori i medresesë së mesme Alauddin  Bahri ef. Simnica, i cili përveç përshëndetjeve dhe urimeve, dënoi edhe rastin e ultë dhe tinëzar ndaj kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri ef. Bajgorës, i cili si gjithnjë ka qenë pjesë e këtyre garave.  Duke folur rreth garave ai ndër tjera theksoi se, gjithnjë do i mbështet aktivitet e tilla të cilat sjellin atraktivitet dhe njohuri për nxënësit tanë. Ai përfundoi fjalimin e tij duke falënderuar profesorët e angazhuar në këto gara, komisionin e garave, punëtorët e  paraleles së ndarë fizike në Prizren dhe vet nxënësit dhe krejt në fund shpalli edhe zyrtarisht të hapura Garat e Kuranit 2012.

Këto gara u zhvilluan në nivel paralelësh, ku garuan paralelët e njëmbëdhjeta, dymbëdhjeta dhe ato trembëdhjeta. Ishte një gara jashtëzakonisht e nivelizuar,ku nxënëset sprovonin veten e tyre në lexim, ne rregullat e texhvidit dhe përmendësh.

Në fund paralelja e 11, 12 dhe 13 Prishtinë dolën të parat në këto gara.  Për vendet e parë drejtoria kishte përgatitur shpërblime materiale dhe mirënjohje, kurse për të gjitha pjesëmarrëset kishte njashtu shpërblime. Ajo që u vu në pah në fund ishte se të gjitha garuesit ishin fituese, sepse aty mësuan më shumë, u njoftuan në mes vete dhe ndan çaste shumë të mira në ambient ku mbizotëronte fjala e Allahut të Madhërishëm , Kur’ani Fisnik.

Vlen të theksohet se Medreseja e Mesme Alauddin  tradicionalisht mban gara të Kur’anit dhe  garat e përgjithshme të dijës.

Prizren, mars 2012

Posted in AktiviteteComments (2)

Ekspozitë e nxënësve të medresesë

Me rastin e manifestimi të mevludit, nxënësit e medresesë Alauddin të Prishtinës pos tjerash përgatitën edhe një ekspozitë  me tematikë të larmishme.

Në vijim ekspozita  e paraqitur në amfiteatrin e shkollës:

Posted in Aktivitete, FotoComments Off

Manifesim me rastin e Mevludit, “Gjurmëve Tuaja hapërojmë, o i Dërguar”

Në ambientet e ngrohta të medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë me një program modest u shënua mevduli e resulullahut.

Programi ishte përgatitur nga nxënësit të medresesë me përkrahjen e drejtorisë dhe stafit punonjës.

E veçantë e këtij programi pos arsyes së mbajtjes së tij, pra lindjes së Muhamedit a.s., ishte edhe prezenca e dy musafirëve shumë të veçantë për medrese. Ishin prof. Bajrush Ahmeti dhe prof. Tefik Gashi ata që e bënë këtë takim shumë atraktiv dhe madhështor. Ata thënë ndryshe erdhën në shtëpinë e tyre në të cilën si mësimdhënës e edukator të brezave kanë shërbyer me dekada.

Programi siç edhe është zakon filloi me leximin e disa ajeteve nga Kur’ani fisnik, për të vazhduar me një fjalë përshëndetëse nga drejtori z. Bahri Simnica.

Drejtori në fjalën e tij hyrëse  përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi nxënësit dhe arsimtarët për angazhimin e bërë por në mënyrë të veqantë falënderoi dy musafirët e veçantë prof. Bajrush Ahmetin dhe prof. Tefik Gashin.

E veçanta tjetër e këtij programi ishte se ligjëratën për Muhamedin a.s. para nxënësve e mbajti prof Tefik Gashi i cili me fjlaët e tij të ëmbla kënaqi të gjithë të pranishmit. E si mos të jetë të ëmbla kur ai vazhdimisht thoshte “Muhamedi salallahu alejhi ve selem”.

Këshilla më kryesore që u nxor nga ligjërata e tij ishte se i dërguari i Allahut Muhamedi a.s. si mëshirë për botët duhet të jetë shembull në jetë për të gjithë ne dhe atij duhet dërguar salavate e atë duhet kujtuar e praktikuar në çdo moment të jetës.

Prof. Bajrush Ahmeti në fjalën e tij të rastit theksoi se ditëlindja e Muhamedit a.s. është një ditë e madhe dhe ajo duhet të kujtohet çdo herë. Veçimi i mevludit si ditë nuk do të kishte kuptim nëse i dërguari nuk pasohet dhe urdhrat e Allahut dhe obligimet nuk kryhen. Ne jemi të obliguar ta pasojmë Muhamedin a.s. dhe  ta kemi shembull jete, theksoi ndër të tjera prof. Bajrush në fjlaën e tij.

Programi vazhdoi me ilahi, recitime, e lexim të eseve dhe ekspozitë  të përgatitura nga nxënësit temë kyçe e të cilave ishte Muhamedi a.s.

Një përmbledhje e mrekullueshme e jetës se Muhamedit a.s. e përgatitur në sllajde të cilat u paraqitën në projektor ishte pikë e veçantë e këtij programi.

Në fund drejtoi shfrytëzoi këtë tubim dhe para të gjithëve z. Skender Halimit i ndau mirënjohje si punëtori më i dalluar.

Programi filloi dhe përfundoi me fjalët:

“GJURMËVE TUAJA HAPËROJMË, O I DËRGUAR”

02.02.2012

Prishtinë

FOTO GALERIA

Posted in AktiviteteComments Off

Z. Martin Perschler nga ambasada amerikane në Kosovë viziton medresenë

Z. Martin Perschler ,  zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentin të shtetit vizitoi medresenë tonë. I shoqëruar nga znj. Jennifer Washeleski  zyrtare për marrëdhënie me publikun pranë ambasadës amerikane në Prishtinë u pritën nga drejtori i medresesë z. Bahri Simnica. Ai pasi i falënderoi mysafirët për vizitën e tyre i njoftoi për medresenë, historikun e shkurtër të saj, numrin e nxënësve, kurrikulat dhe gjëra tjera  me rëndësi për shkollën.

Z. Martin Perschler  në amfiteatrin bukur të shkollës sonë para nxënësve dhe stafit mësimor mbajti një ligjëratë duke ilustruar me foto në sllajde, rreth trashëgimisë kulturore të larmishme të SH.B.A.. Në mënyrë interaktive dhe me shumë sharmë paraqiti para nxënësve kulturat e llojllojshme si një trashëgimi kulturore që kanë shtete e bashkuara e Amerikës.

Ai u përcoll me vëmendje nga nxënësit të cilët në fund i bënë edhe pyetje rreth temës por edhe për jetën shkollore,  për trashëgiminë kulturore islame në sh.b.a. etj.

Në vijim pasoi u vizitua  objekti i shkollës për tu parë më afër kushtet ideale që ofron shkolla jonë për mësim dhënie e mësimnxënie.

Në fund i vizitua edhe arkivi në në të cilin me kujdes ruhen dorëshkrime me vlerë shumë të madhe shkencore e kulturore.

Medreseja Alauddin dhe drejtori i saj morën përshëndetje dhe falënderime të përzemërta nga     Z. Martin Perschler   dhe Jennifer Ëasheleski  për mikpritjen.

Drejtoria e shkollës falënderon përzemërsisht mysafirët për vizitën që i bënë shkollës sonë me shpresë që vizita të tilla do të kemi edhe në të ardhmen.

E mërkurë

25.01.2012

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Numri i ri i revistes Drita e Kur’anit

Numri i ri i revistes se nxenesve  Drita e Kur’anit doli me shume te reja. Per ta shfletuar ate mund te klikoni ketu .

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Page 39 of 47« First...102030...3738394041...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

January 2021
M T W T F S S
« Dec    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Kyqu në E-mail