Archive | Aktivitete

Gara në fushën e njohurive të përgjithshme – “KUIZI 2011″

Të premten, më 04.03.2011, duke filluar nga ora 10, si dhe të hënën, më 07.03.2011, me fillim nga ora 9, në amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, organizohet Kuizi i Njohurive të Përgjithshme “KUIZI 2011”.

Për dy ditë me radhë, vajzat të premten, dhe djemtë të hënën, do të garojnë me njëri tjetrin për njohuritë e fituara të tyre në shumicën e lëndëve mësimore. Në garë marrin pjesë përfaqësuesë të të gjitha paraleleve në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Nxënësit do të garojnë në këto lëndë mësimore: Gjuhë Arabe, Akaid, Fikh, Histori, Gjuhë Angleze, Gjuhë Shqipe, Tefsir, Hadith, Matematikë, Fizikë, Kimi, Informatikë, dhe Biologji. Për garuesit fitues parashihen shpërblime. Programi, përpos pjesës garuese, do të përfshijë edhe pjesë të ndryshme skenike të organizuar nga nxënësit.

Drejtoria e Medresesë “Alauddin”, me kënaqësi fton të gjithë nxënësit dhe personelin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan që të jenë pjesë e këtij programi.

Kuizi i Njohurive të Përgjithshme organizohet vite me radhë në Medresenë “Alauddin”, dhe si i tillë, është i karakterit intern.

Posted in AktiviteteComments (1)

Sallë moderne sporti

Medreseja eshte e paisur me ambient te pershtatshem per aktivitete sportive. Salle e pasjisur me te gjitha  mjetet e nevojshme sportive ne te cilen nxenesit kujdesen per shendetin dhe kultuaren e tyre sporitve.

Posted in AktiviteteComments Off

Ambient ideal për sukses

Medreseja ofron kushte ideale për mësim dhe punë. Kabineti i informatikes ofron kapacitet dhe hapsire te mjaftueshme per pune dhe aritshmeri te larte. Posedon 35 PC te rinje dhe shume funksional. Fale pershkushtimit te arsimtareve dhe interesimti te nxenesve arritshmeria ne kete fushe eshte e kenaqshme.

Posted in AktiviteteComments Off

Ti je shembulli ynë

I dërguari i të Madhit Zot xh.sh. Muhamedi a.s. u dërgua që të jetë shembull dhe model në jetën e myslimanit. Duke pasur parasysh këtë fakt atëherë secili nga ne jetën e tij duhet ta jetoj me këtë parim. E nëse i dërguari i Allahut merret model jete atëherë suksesi është i garantuar për këtë dhe botën tjetër.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 41 of 41« First...102030...3738394041

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Kyqu në E-mail