Archive | Aktivitete

Përmbyllet dita e parë e garave të diturisë

Në një ambient të bukur garues, në amfiteatrin e shkollës, sot u përmbyll dita e parë e garave të diturisë. Paralelet e vajzave në Prishtinë dhe Prizren garuan sot me njëra tjetrën, për t’i dhuruar shkollës një prej ditëve më të bukura, atë të shpalosjes së njohurive të tyre në lëndë të ndryshme mësimore. Garat u zhvilluan në dy nivele: niveli i parë (klasat 10 dhe 11), dhe niveli i dytë (klasat 12 dhe 13).

Gara ishte tejet e fortë, grupe garuesesh vazhduan madje deri në raundin e katërt të garimit. Komisioni vlerësues, i përbërë nga Sabri Bajgora –BIK, Hatixhe Sadriu, prof. dhe Emine Vezaj, prof., pas vlerësimeve konzekutive, shpalli fitues:

Niveli i parë (kl. 10,11):

VENDI I PARË      –      Klasa 11 – Prishtinë  (Besa Kqiku, Ermira Mehani, Imrane Sylejmani)

VENDI I DYTË      –      Klasa 11 – Prizren (Leurita Aliu, Saranda Kadiri, Almire Morina)

VENDI I TRETË    –      Klasa 10 – Prishtinë (Jehonë Sylejmani, Vildane Gashi, Fatlinda Klinaku)

VENDI I KATËRT –      Klasa 10 – Prizren (Blerta Ibrahimi, Mirjeta Qollopeku, Hajrunise Sylka)

Niveli i dytë (kl. 12, 13):

VENDI I PARË       –       Klasa 13 – Prishtinë (Mersime Krasniqi, Bardha Kqiku, Adelina Tahiri)

VENDI I DYTË       –       Klasa 12 – Prizren (Liridona Jusufi, Isabere Fejziu, Mediana Kryeziu)

VENDI I TRETË     –       Klasa 12 – Prishtinë (Hyrishahe Morina, Vlora Sopjani, Fatime Murina)

VENDI I KATËRT  –       Klasa 13 – Prizren (Sumeje Jonuzi, Mimoza Lohaj, Alma Destani)

Drejtoria e Medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë, shpërbleu grupet fituese me këto çmime:

Vendi i parë: 120 euro, mirënjohje, libër.

Vendi i dytë: 90 euro, mirënjohje, libër.

Vendi i tretë: 60 euro, mirënjohje, libër.

* Vendi i katërt: 30 euro, libër (për pjesëmarrje)

Garat vazhdojnë të hënën me paralelet e djemve, të Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit.          (Xh. R)

Posted in AktiviteteComments (1)

Nxënesja Bardha Kqiku nxorri librin e parë autorial


Nxënseja Bardha Kqiku në këto ditë nxorri librin e parë autorial të titulluar “Kthehu” që e botoi Medreseja e mesme “Alauddin”. Libri i lartpërmenduar ngërthen në vete problemet dhe sfidat e gjeneratës së re, ku me lehtësi kjo nxënëse ka arritur të kapë gjithë brengën e kohës në të cilën po jetojmë.

Me një fjalor të mrekullueshëm, me një qasje të lehtë dhe të kuptueshme ka trajtuar shumë çështje fetare, të cilat i shprehi si përmes poezisë,prozës e eseve ka arritur që të bartë mesazhe dhe këshilla tek gjeneratat e reja pa i harruar në këtë mes edhe gjitha moshat tjera duke dëshmuar kështu se për të gjithë ka vend në këtë fe dhe se të gjithë jemi pjesë e lëshimeve dhe gabimeve,andaj çdo kthim te Zoti xh.sh. nuk është i vonshëm dhe i papërmisueshëm.

Atëherë kur gjenerata i drejtohet gjeneratës së vetë, ajo ka efektin dhe rezultatin, ngase ajo e di më së miri se çfarë e mundon dhe proekupon këtë fazë të shoqëris, ku zhvillimi dhe avansimi i teknologjis ka arritur që ta shpjer të riun në një udhëkryq zgjedhjesh.

Mirëpo autorja Bardha Kqiku ka arritur që përmes këtyre temave ta përcjell vullnetin e mirë dhe dëshirën për jetë tek të gjithë ata që duan të marrin një porosi pak më ndryshe nga ato të përditshmet dhe klasiket.

Përdori metodën e shpresës e jo të frikës, atë të fjalës së urtë dhe bindëse e jo të qortimit dhe vrazhdësis ngase atyre të cilëve u është drejtuar kjo nxënëse kanë nevojë për ngritje të vendosshmëris në vete, kthimin e shpresës për jetë dhe kujtimin e porosive që ndoshta koha me pluhurin e ndryshimit i ka mbuluar pa i vërejtur.

Besojm që ia ka arritur qëllimin e synuar që ta kthej shpresën tek të gjithë ata që e kanë humbur.

Se vërtetë islami ka për qëllim kthimin kah e vërteta dhe ngritja e individit në shkallën më të lartë të moralit dhe krenaris.

Andaj edhe morri titullin KTHEHU që ngërthen në vete shumë domethënie, që nga ajo më e thjeshta e deri tek qështja më madhështore kthimi tek Krijuesi Mëshirëplotë.

Pasi e pyetëm për frymëzimin ajo u përgjigj në këtë mënyrë:”Frymëzimi im janë njerëzit që më rrethojnë, është kjo kohë pa kohë që po mbretëron, është dëshira për ndryshime në shoqërin tonë.

Frymëzim dhe shkëndij drite është rruga që unë ndjek me aq kënaqësi e përkushtim.

Unë botën shohë me një sy që ndoshta shumë të tjerë janë të privuar nga kjo e mirë e vështirë sepse ta shohësh jetën në këndin kritikues është diçka që të preokupon pa mas, ku has në shumë pengesa që vetëm durimi dhe vullneti mund ti mundin.

Pikë frymëzuese është vetë mrekullia e krijimit të këtij universi llojllojshmërish, e që pamje të tilla mahnitëse na shfaqen çdo herë në përditshmërin tonë por pa dije i flakim tutje dhe vazhdojm jetën pa arsye.”

Porosia juaj e fundit për të gjithë lexuesit:”Falenderoni,falenderoni pa ndal, sepse ne qenja njerëzore jemi mrekullia dhe ajka e të gjitha krijimeve madhështore të Zotit.

Kthehuni kah e vërteta që nuk humbet asnjëherë dhe qëndroni ballë lart përpara të gjithë atyre që duan ta tretin natyrshmërin tënde të pastër.

Shpresoj që ky libër sado pak tua përkujtoj këto lëshime në mënyrë që ti përmisoni,t’ju kthej mbrapa në kohën e artë në mënyrë që përmes shembujve të suksesit ta ndërtoni personalitetin,familjen dhe shoqërin tuaj.”

Titulli: Kthehu

Autore:Bardha Kqiku

Botoi:Medreseja e mesme ,,Alauddin” Prishtinë

Posted in AktiviteteComments (1)

Kimberly A. Moore viziton medresenë

Në vazhdën e aktiviteteve që mbahen në shkollën tonë ishte edhe ligjërata e mbajtur nga Kimberly A. Moore nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ve / Këshilltare ligjore – Kosovë.

– Në amfiteatrin tani të njohur të medresesë në Prishtinë para nxënësve të shkollës Kimberly A. Moore u paraqit me një ligjëratë rreth të drejtave civile, më saktësisht vështirësitë me të cilat u ballafaquan raca e zezë përgjatë historisë në SHBA.

– Nga Xhimi Krou me ligjet e famshme të të cilit privilegjoheshin shumë të bardhët dhe përçmoheshin të zinjtë, e deri te fitimi i të drejtave të tyre nga kjo pjesë e shoqërisë amerikane ishte një rrugë e gjatë e plot mundime, shpjegoi ligjëruesja në fjalë.

– Dallimet midis të bardhëve dhe të zinjve nuk ishte thjesht dallim ngjyre siç duhej të ishte por në fakt një dallim dhe padrejtësi që nuk harrohet. Padrejtësitë e bëra ndaj të zinjve dhe efektet e ashpra ndaj arsye që shkelnin ligjet e Krout bëri që shumë të zinj të linçoheshin. Nga një statistikë e besueshme del se për shkeljen e ligjeve të Krout vetëm në mes viteve 1882 – 1968 janë regjistruar 3437 linçime të të zinjve.

– Pas shumë sfidave e përpjekjeve të zinjtë si pjesë e shoqërisë amerikane fituan të drejtat e tyre.

– Në vitin 2009 senati i SHBA – ve kërkoi falje të zinjve për linçimet, keqtrajtimet, abuzimet, persekutimet dhe të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë nga të bardhët amerikan që ishin në pushtet në kohën e Xhim Krout.

– Këto dhe shumë të tjera mësuan nxënësit nga kjo vizitë që iu bë medresesë sonë.

Posted in AktiviteteComments Off

Njё buzёqeshje nё fytyrёn tuaj

Nisur nga parimi i shёndoshё islam medresantёt e Prishtinёs u solidarizuan me jetimёt. Nxёnёset e nxёnёsit fillian aktivitetin e tyre duke krijuar njё buxhet nga mejtet e tyre vetanake me tё cilat pёr jetimёt blenё dhurata tё ndryshme dhe nga njё pako me disa artikuj esencial ushqimor.

I rёndёsishёm mbi tё gjitha ishte takimi qё ishte organizuar nё medrese pёr ta. Me kёtё rast para jetimёve dhe familjarёve tё tyre u shfaq njё program modest por u kёndёshm.

Programi me moton “Njё buzëqeshje nё fytyrёn tuaj”  u hap me leximin e disa ajeteve kuranore tё cilat kёnaqёn zemrat e te gjithёve pёr tё vazhduar me fjalёn pёrshёndetёse tё drejtorit tё shkollës Bahri Simnica. Drejtori nё fjalёn e tij shprehu mirëseardhje musafirёve dhe falënderoi edhe nxёnёsit pёr kёtё iniciativё tё qёlluar. Ai bindshёm shprehu faktin se ky solidarizim i nxёnёsve ёshtё rezultat i edukukimit  dhe bindjesё sё tyre pёr nevojën e ndihmёs dhe përkrahjes ndaj tjetrit.

Programi vazhdoi me ilahi e recitime tё ndryshme.

Ne fund u shpёrndanё dhuratat e përgatitura nga nxёnёsit dhe pёr musafirёt e ndershёm u shtrua drekё nё restorantin e shkollës.

“Njё buzëqeshje nё fytyrёn tuaj gёzim nё zemrat tona” ishte njё bindje reale me tё cilёn nxёnёsit e medresesё u ndanё nga kёta musafir aq tё dashur pёr ta, mes shpreseё se takime tё tilla do tё kenё sё shpejti.

Posted in AktiviteteComments Off

Gara në fushën e njohurive të përgjithshme – “KUIZI 2011″

Të premten, më 04.03.2011, duke filluar nga ora 10, si dhe të hënën, më 07.03.2011, me fillim nga ora 9, në amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, organizohet Kuizi i Njohurive të Përgjithshme “KUIZI 2011”.

Për dy ditë me radhë, vajzat të premten, dhe djemtë të hënën, do të garojnë me njëri tjetrin për njohuritë e fituara të tyre në shumicën e lëndëve mësimore. Në garë marrin pjesë përfaqësuesë të të gjitha paraleleve në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Nxënësit do të garojnë në këto lëndë mësimore: Gjuhë Arabe, Akaid, Fikh, Histori, Gjuhë Angleze, Gjuhë Shqipe, Tefsir, Hadith, Matematikë, Fizikë, Kimi, Informatikë, dhe Biologji. Për garuesit fitues parashihen shpërblime. Programi, përpos pjesës garuese, do të përfshijë edhe pjesë të ndryshme skenike të organizuar nga nxënësit.

Drejtoria e Medresesë “Alauddin”, me kënaqësi fton të gjithë nxënësit dhe personelin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan që të jenë pjesë e këtij programi.

Kuizi i Njohurive të Përgjithshme organizohet vite me radhë në Medresenë “Alauddin”, dhe si i tillë, është i karakterit intern.

Posted in AktiviteteComments (1)

Page 44 of 45« First...102030...4142434445

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2020
M T W T F S S
« Aug    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

Kyqu në E-mail