Archive | Aktivitete

Paralelja e ndarë fizike e Medresesë “Alauddin” në Prizren me koordinator të ri

Prof. Almedin Ejupi emërohet koordinator i ri në Paralelën e ndarë fizike në Medresenë e Mesme “Alauddin”. Falënderojmë koordinatorin e deritanishëm prof. Ramadan Uka. Koordinatorit të ri i dëshirojmë sukses dhe mbarësi në postin e besaur.

Posted in AktiviteteComments Off

ZGJEDHET DREJTORI I RI I MEDRESESË “ALAUDDIN”

Me 03.08.2020 prof. Fadil Hasani pranoi detyrën e drejtorit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë nga drejtori i deritanishëm prof. Jakup Çunaku. Medreseja i uron zgjedhjen dhe sukses drejtorit të ri, kurse falënderon ish drejtorin për kontributin e dhënë.

Posted in AktiviteteComments Off

Kurbani 2020

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj.

Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

NLB-Prishtina

Account No (IBAN): XK05 1700200100103672

Swift Code (BIC) – NLPRXKPR

Adresa: Ukshin Hoti 124

10 000 PRISHTINË

Ju mund të komunikoni me Kryesinë e BI-së rreth porosisë suaj për kurbane në këta nr. tel. +38138224002 dhe +38345977405
si dhe në e-mail adresën: kurbani@bislame.net

Lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që ibadetin e kurbanit tuaj t’ua pranoj e nga mirësitë e Tij t’ju shpërblejë!

Posted in AktiviteteComments Off

NJOFTIM ME RËNDËSI: Shtyhet afati për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të

testi i arrsihtmeshire

 

 

 

 

 

Në bazë të rrethanave të reja të krijuara për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe duke u mbështetur ne njoftimin e MASHT-it të datës 18 qershor 2020 se shtyhet mbajtja e testit të arritshmërisë deri më datë 20 gusht 2020, jemi të shtyrë që të shtyhet afati për pranimin e nxënësve në klasën e 10-të. Ky vendim vie duke u mbështetur në procedurat administrative që,  nxënësi nuk mund të pajisjet me dëftesë të klasës 6-9 pa iu nënshtruar testit të arritshmërisë, si rrjedhojë edhe nuk mund të procedohet tutje regjistrimi i tyre në klasën e 10-të.

Për çdo informatë të re rreth regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të do të njoftohen me kohë dhe gjithmonë në përputhje me vendimit e organeve të MASHT-it, DKA-së dhe IKSHP-së.

Me respekt,

Drejtoria e M.M. “Alauddin”


Posted in AktiviteteComments Off

Riprovimet ne afatin e qershorit

Njoftohen të gjithë nxënësit që duhet riprovuar në ndonjë lëndë mësimore, se riprovimet do të mbahen me datë 29 qershor 2020.

Për shkak te pandemisë Covid -19 dhe rrethanave që gjendemi, ato do mbahen virtualisht.

 

Drejtoria e Medresesë së mesme “ Alauddin” të gjithëve iu dëshiron suksese në punë!

 

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Page 5 of 47« First...34567...102030...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2020
M T W T F S S
« Nov    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Kyqu në E-mail