Archive | Aktivitete

Garat e Kuranit – Paralelja e djemve

Në ambientet e Medresesë në Prishtinë u mbajtën garat e Kuranit, me paralelen e djemve, të klasave të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

Në emër të Kryesisë nxënësit i përshëndeti kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora, me ç ‘rast edhe u foli nxënësve për rëndësinë e mësimit të Kuranit dhe pasimit të mësimeve të tij.
Pastaj drejtori i Medresesë “Alauddin”, Jakup ef. Çunaku, pasi i përshëndeti nxënësit dhe iu uroi suksese, tha: “Kurani duhet të jetë model i përkryer i sjelljeve tona në jetë”. Më pas drejtori i shpalli garat e hapura.
Nxënësit garues u vlerësuan nga komisioni vlerësues i përbërë prej: Sabri Bajgora – kryeimami i Kosovës, Driton Arifi-profesor në M.M. Alaudin në Prishtinë, Mustafë Hajdari- profesor në Gjilan, dhe Ramadan Uka- koordinator dhe mësimdhënës në Prizren.
Garat u udhëhoqen nga moderatori, prof. Ekrem Maqedonci.
Rezultatet e garave ishin si në vijim:
Vendi i parë për klasët e njëmbëdhjeta i takoi klasës së 11/2 Prishtinë; vendi i dytë klasës së 11/1 Prishtinë, dhe vendi i tretë 11 nga Prizreni.
Kurse për klasat e dymbëdhjeta, vendi i parë i takoi klasës së 12/2 Prishtinë, vendi i dytë 12/3 Prishtinë, dhe vendi i tretë 12/1 Prishtinë.
Drejtoria e shkollës për nxënësit fitues ndau mirënjohje dhe shpërblime.
Urime dhe suksese të tjera nxënësve edhe në të ardhmen!

 

Posted in AktiviteteComments Off

Garat e Kuranit – Paralelja e vajzave

Në ambientet e Medresesë në Prishtinë u mbajten garat e Kuranit, me paralelen e vajzave, të klasëve të njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta.

Në hapjen e garave mori pjesë edhe myftiu i Kosovës Naim ef. Tërrnava me ç’rast mbajti edhe nje fjalë rasti ku pershendeti nxënëset dhe i inkurajoi ato që të vazhdojnë me leximin dhe mësimin e Kuranit Fisnik.
Pastaj drejtori i Medresesë “Alauddin” Jakup ef. Çunaku pasi që i përshendeti nxënëset dhe u uroj suksese atyre, i shpalli garat e hapura.
Nxënëset garuese u vlerësuan nga komisioni vlerësues i përbërë nga Sabri Bajgora – kryeimami i Kosovës, Safet Hoxha- profesor në FSI- Prishtinë, Hatixhe Jashanica-Sadriu-mësimdhënëse dhe Ramadan Uka – koordinator dhe mësimdhënës, kurse u udhëhoqen nga moderatori prof. Driton Arifi.
Rezultatet e garave ishin si në vijim:
Vendi i parë për klasët e njëmbëdhjeta i takoi klasës së 11/5 Prizeren, vendi i dytë klasës së 11/4 Prishtinë, dhe vendi i tretë 11/3 Prishtinë.
Kurse për klasët e dymbëdhjeta, vendi i parë i takoi klasës së 12/5 Prishtinë, vendi i dytë 12/4 Prishtinë, dhe vendi i tretë 12/7 Prizeren.
Drejtoria e shkollës per vajzat garuese ndau mirënjohje dhe shpërblime.

Posted in AktiviteteComments Off

Festivali i Recitatoreve dhe Dita e Mësuesit

Me rastin e 7 dhe 8 marsit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë dhe Medreseja “Alauddin” organizuan një program të larmishëm artistik e kulturor. Amfiteatri i shkollës sonë ishte i vogël për akomodimin e shumë veteranëve të arsimit, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve të shumtë e mysafirëve të tjerë. Programi kulturor i përgatitur nga disa shkolla të Prishtinës i dha sharmin e vet këtij programi. Z. Salihaj, ndër të tjera, vuri në theks kontributin e vazhdueshëm të mësimdhënësve ndër vite. Ai shprehu admirimin e tij para kësaj kategorie të çmuar të shoqërisë sonë. Kurse drejtori i Medresesë, z. Çunaku falënderoi të pranishmit, dhe theksoi se mësuesi është piedestali i të gjithë profesioneve, kurse nënat shqiptare ishin dhe janë shtyllë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Në këtë takim u ndanë edhe shumë mirënjohje për veteranë të arsimit, mësimdhënës të dalluar, drejtorë të shquar etj. Medreseja Alauddin ishte e nderuar me rastin e ndarjes së mirënjohjes për profesorin tonë Bajrush ef. Ahmetin nga DKA e Prishtinës, e i cili me dekada dha kontribut në Medrese. Përndryshe, Bajrush ef. Ahmeti ishte edhe autor i gjashtë (6) teksteve shkollore të Medresesë Alauddin. Vlen te theksohet qe kjo eshët hera e pare që DKA ndanë mirënjohje për një mësimdhënës të Medresesë Alauddin.

Po ashtu këtu u ndanë mirënjohje dhe dhurata për tre vendet më të mira në Festivalin e Recitatorëve, që u mbajt në Medresenë Alauddin në Prishtinë. Vendi i parë i takoi nxënëses Aurorë Aliu, vendi i dytë Kasim Gërbeshi (që të dy nxënës të Medresesë Alauddin), dhe vendi i tretë Erona Mulollit, nxënëse e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Medreseja Alauddin për të gjithë mysafirët shtroi një drekë në restorantin e shkollës.

 

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja pergatitet per Garat e Kuranit 20-22 Prill 2018

Dita e shtunë ishte jo shumë  e zakonshme për medresistët tanë. Ata të cilët mbajnw në mend pjesë të shumta nga Kurani dolën para komisionit të përbërë nga mësimdhënësit e Kuranit të përzgjidhen për të përfaqësuar Medresenë Alauddin në Garat e Kuranit ndërmjet Medreseve të Ballkanit që do të mbahen për herë të parë në Kosovë.  Nga shumë nxënës e nxënëse u përzgjodhën me dallime shumë të vogla  nxënësit që do përfaqësojnë Medresenë në kategorinë me pese, tre  dhe një xhuz.

Garat e Kuranit ndërmjet Medreseve në Ballkan do mbahen për herë të parë  nën patronatin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës më datë 20-22 Prill 2018.

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Në Medresenë Alauddin u mbajt turniri ne volejboll

Nën organizmin e shoqatës së nxënësve të Medresesë Aladuddin  u mbajt turniri i volejbollit për femra në nivel te shkollave të mesme.  Në këtë turnir morën pjesë disa ekipe nga shkollat e mesme të Prishtinës.  Përveç lojës së mirë që treguan nxënëset ato patën mundësi që të njihen ndërmjet veti edhe me shumë.  Prandaj , Medreseja Alauddin mbështet gjithnjë aktivitetet e ndryshme sportive të nxënësve tanë të cilat janë në shërbim të shëndetit të rinjve tanë.

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Page 6 of 41« First...45678...203040...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail