Archive | Aktivitete

Në Medresenë Alauddin u mbajt turniri ne volejboll

Nën organizmin e shoqatës së nxënësve të Medresesë Aladuddin  u mbajt turniri i volejbollit për femra në nivel te shkollave të mesme.  Në këtë turnir morën pjesë disa ekipe nga shkollat e mesme të Prishtinës.  Përveç lojës së mirë që treguan nxënëset ato patën mundësi që të njihen ndërmjet veti edhe me shumë.  Prandaj , Medreseja Alauddin mbështet gjithnjë aktivitetet e ndryshme sportive të nxënësve tanë të cilat janë në shërbim të shëndetit të rinjve tanë.

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Aktiviteti Eureka ne Medresene Alauddin

Në ambientet e shkollës së mesme te Medrese Alauddin ne Prishtine  me datën 22.02.2018 është mbajtur aktiviteti i lendes se Fizikës EUREKA i realizuar nga nxënëset e  klasës së 10 me dy paralelet e saja 3 dhe 4 nen udhëheqjen e profesoreshës  se fizikës Fexhrije Simnica – Ismaili.

Tematikat e aktivitetit ishin Energjia dhe Dinamika, te cilat u shpjeguan si dukuri fizike e te cilat u bene edhe me shume interesante  përmes eksperimenteve te realizuara  nga vete nxënëset në një mënyrë mjaft kreative. Po ashtu ne hollin e shkollës ishin te vendosura edhe punime  te tjera si ne hamer, skicime etj. te cilat ishin mjafte te pëlqyera nga audienca.

Programi u mbyll me dy kuize, te cilat u realizuan duke përfshire  audiencën, si nga radhët e nxënësve po ashtu edhe profesorët.

Nxënësit e Medresesë në vazhdimësi  paraqesin  njohuritë e tyre në forma praktike dhe në mënyrë kreative.

Posted in AktiviteteComments Off

Drejtori i Arsimit në Prishtinë z. Jonuz Salihaj vizitoi Medresenë Alauddin në Prishtinë

Drejtori Jonuz Salihaj me bashkëpunëtor vizitoi Medresenë Alauddin në Prishtinë. Ata u pritën nga drejtori i Medresesë z. Jakup Çunaku, sekretari Sylejman Osmani dhe disa mësimdhënës.   Gjatë takimit u vu në theks bashkëpunimi i mirë dhe fokusimi edhe më tutje në cilësinë e arsimit dhe edukimit. Në anën tjetër,  ata u dakorduan që të angazhohen  për organizimin e aktiviteteve të ndryshme me rastin e Ditës së mësuesit, më 7 mars.

 

Posted in AktiviteteComments Off

Medresenë Alauddin e vizituan miqtë e vegjël  

Fëmijët nga xhamia e fshatit Bukosh dhe Kqiq vizituan Medresenë Alauddin në Prishtinë. Ata u priten nga Profesori Mr. Rrahim Aliu i cili i njoftoi për historikun e shkollës dhe aktivitetet e saj.  Po ashtu nxënësit patën mundësinë që të viztojnë dhomat e mësimit, sallën e sportit , amfiteatrin e shkollës, etj.

Miqve të vegjël iu dhurua ëmbëlsira dhe pije nga Medreseja Alauddin dhe ata vazhduan lojën e tyre ne sallën dhe fushën e sportit.

Medreseja Alauddin i falënderon imamët Ridvan Vatovci dhe Sadik Avdiu. Përndryshe Medreseja Alauddin i ka dyert e hapura për vizitorët dhe dashamirët e shkollës sonë.

 

Posted in AktiviteteComments Off

Medresesë Alauddin në Prishtinë, iu shtohen edhe dy hafizë të Kur’anit Fisnik

Në vigjilie të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mu në muajin Shkurt, nxënësi Adl Rraci (kl. 12-2), dhe nxënësi Abdurrahman Rama (kl. 12-3) kanë përfunduar hifzin-memorizimin e Kur’anit Fisnik.

Të dy nxënësve iu dha nga një  mirënjohje, si dhe iu nda nga një shpërblim nga Kryesia e Bashkësisë Islame dhe nga Medreseja Alauddin, për të arriturën e tyre të çmueshme.

Këtë mirënjohje, nxënësve  ua dhuroi Myftiu i Rep. së Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe drejtori i shkollës Mr. Jakup Çunaku me rastin e shënimit të dhjetë vejtorit të pavarësisë së Rep. së Kosovës në amfiteatrin e Medresesë, këtu në Prishtinë..

Medreseja Alauddin në Prishtinë, ka nderin dhe kënaqësinë që tradita e të nxënit përmendësh të Kur’anit Fisnik, është duke vazhduar nga nxënësit e kësaj shkolle, andaj nxënësve hafizë  iu uron suksese të mëtutjeshme në studimet  e tyre.

Zoti i begatoftë  nxënësit tonë me begatitë e Tij të panumërta. Amin.

 

Posted in AktiviteteComments Off

Page 7 of 41« First...56789...203040...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Kyqu në E-mail