Archive | Galeri

DITA E SHKOLLËS

DITA E SHKOLLËS
Sot 69 vjet filloi të ndriçojë
Sot 69 vjet dhuron dituri
Sot 69 vjet dhuron Allahut dashuri!
Të dashur profesorë dhe të respektuara profesoresha, ju të nderuar/a dhe shumë të respektuar/a nxënës/e, Ju urojmë DITËN E SHKOLLËS, duke lutur Zotin t’ju jap shëndet, mirëqenie dhe suksese në zhvillimin e dijes dhe rritjen e Kësaj Drite, që çdo herë diti dhe di të jetë në adhurim të Zotit, në shërbim të Atëdheut dhe popullit!

Me respekt për ju të gjithë, Fadil Hasani

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off

Task Forca e shkollës mbajti mbledhjen e radhës

Task Forca e shkollës sot mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi drejtori i shkollës Fadil Hasani, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve.

Në mbledhje u shqyrtua mbarëvajtja e procesit mësimor në gjendje pandemie, dhe respektimi i masave anti covid për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së nxënësve dhe stafit arsimor edukativ.

Anëtarët e Task Forcës konstatuan se niveli i respektimit të masave parandaluese është i kënaqshëm, dhe deri më tani nuk ka asnjë të infektuar dhe me shfaqje simptomash në mesin e nxënësve dhe stafit. Megjithatë, në mbledhje njëzëri u kërkua për shtim të kujdesit në kuptim të mbajtjes së maskave, respektimit të distancës, higjienës personale, dhe dezinfektimit, në mënyrë që procesi mësimor të mund të vazhdojë pa probleme.

Drejtori falënderon të gjithë nxënësit, stafin dhe Task Forcën për zbatimin e masave anti covid.

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off

Myftiu Tërnava vizitoi Medresenë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Sot, drejtori i Medresesë Fadil Hasani priti në takim Myftiun e Republikës Mr. Naim Tërnava, dhe Sekretarin e BIK Ahmet Sadriu.

Myftiu e uroi Drejtorin dhe gjithë stafin e shkollës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me ç’rast dhe vizituan nxënësit dhe profesorët në procesin mësimor. Ai i përshëndeti dhe i uroi për një vit shkollor me shumë të arritura, përkundër sfidave dhe kufizimeve në kohën e pandemisë covid-19. Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu gatishmërinë për përkrahje të parezervë për Medresenë Alauddin, si një ndër institutionet më të rëndësishme të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off

Të hënën fillon mësimi me klasët 11 dhe 12

Të dashur nxënës të klasëve 11 dhe 12,

Me kënaqësi ju njoftojmë se mësimi fillon nga e hëna, më 21 shtator, nga ora 8:00.

Duke u bazuar në vendimet e MASH, DKA, IKSHPK dhe organeve të tjera relevante, për shkak të pandemisë mësimi do të zhvillohet i kombinuar, në klasë dhe nga distanca.

Nga e hëna fillojnë mësimin të gjithë nxënësit, në bazë të grupeve të caktuara nga kujdestarët e  klasëve, njëri grup në klasë dhe tjetri në formatin  online.

Ju urojmë të gjithëve për një vit të suksesshëm shkollor.

Mirë se vini!

 

 

 

Posted in Aktivitete, GaleriComments Off

Java e parë e mësimit në Medrese me klasët e dhjeta

Java e parë e mësimit në Medrese përfundoi sot, dhe në bazë të vlerësimit nga stafi mësimor dhe nxënësit, ishte një javë e suksesshme. Nxënësit e klasëve të dhjeta dhe mësimdhënësit i kanë respektuar rregullat anti covid plotësisht, duke mundësuar një proces të rregullt dhe të mbarë mësimor, të qetë dhe pa probleme. Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje pë nxënësit, profesorët, dhe stafin teknik dhe administphoto 1rativ të shkollës për këtë fillimvit të mbarë në kushte pandemie globale. photo 2 photo 3 photo 4

Posted in Aktivitete, Foto, GaleriComments Off

Page 2 of 912345...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

November 2020
M T W T F S S
« Oct    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Kyqu në E-mail