Archive | Përgjigjjet tona

Kur do të bëhet Kiameti?!

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin a.s., si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dita e Kiametit është një prej fshehtësive që nuk e di askush përveç Allahut Fuqiplote, i cili në Kuran thotë: “Thuaj:“Askush, përveç Allahut, në qiej apo në tokë, nuk i di të fshehtat…”.(En-Neml , 65). Kjo nënkupton se edhe ndodhia mbi Kiametin është nga të fshehtat që askush nuk mund të dije momentin e tij përveç Zotit të Madhërishem, i Cili në shumë ajete kuranore konfirmon një fakt të tillë, sic thotë: “Vetëm Ai di për momentin e Kiametit dhe tek Ai do të ktheheni”. (Ez-Zuhruf, 85)
Gjithashtu, Allahu xh.sh. urdhëron edhe Muhamedin a.s. që të konfirmoj një gjë tillë, ndaj i thotë: “Njerëzit të pyesin për Kiametin, e ti thuaju: Për atë di vetëm Allahu!. Kush e di?! Ndoshta Kiameti mund te jete afer?!”. (Al-Ahzabë, 63)

Nga këto ajete kuranore kuptojmë qartazi dhe në mënyrë decidive se të vërtetën mbi momentin e Kiametit e di vetëm Allahu xh. sh. dhe askush tjetër pos Tij. Nga aspekti i ligjit hyjnor islam para se të ndodhë Kiameti paraqiten patjetër disa shenja të vogla dhe të mëdha. Ndërsa pohimet e ndryshme mbi atë se kinse Kiameti do të ndodhe në vitin 2012 janë vetëm trillime mediatike dhe spekulime ndaj opinionit në përgjithësi për të zgjuar interesimin dhe qasjen ndaj medieve.

Falenderimi i takon Allahut!

Përgatiti :

Mr. Adnan Simnica, profesor i lëndës së Tefsirit në Medrese

Posted in Përgjigjjet tonaComments (1)

Sehvi sexhdeja


Sehvi sexhdeja -ose sexhdeja e lëshimit-harresës është obligative të bëhet  në namazet farze , vaxhibe (në namazin e vitrit p.sh) por edhe ato sunete (Sunetin e sabahut p.sh.) në rast se gjatë këtyre namazeve vonohet një farz-rukn i namazit sikur në rast se e vonojmë ruqun duke qëndruar në këmbë heshturazi  pas leximit të pjeses kur’anore duke e vonuar kështu pa arsye kërrysjen në ruku.Ose për shkak të lëshimit ose vonimit të ndonjë vaxhibi si p.sh. nëse e vonojmë dhënjes e selamit ose vonojmë uljen e parë në tesheh-hud.

Por sehvi sexhde duhet të bëjmë edhe në rast të shfaqjes së  dyshimit në namaz, si p.sh. nëse dyshojmë se a jemi në rekaten e dytë apo të tretën, në këtë rast nëse dyshimi është i barazpeshuar atëherë duhet ta konsiderojmë që jemi në rekatën e dytë dhe në fund duhet të bëjmë sehvi sexhde pas selamit në të djathtë.

Këtu është e udhës ta bëjmë një çështje të qartë se sehvi sexhde nuk bëhet për shkak të lëshimit të ndonjë suneti të namazit.

Allahu e di më së miri.

Përgatiti :

Driton Arifi, profesor i lëndës së Fikhut në Medrese

Posted in Përgjigjjet tonaComments Off

Historiku i medhehebeve në Islam

بسم الله الرحمن الرحيم

الحمد لله رب العالمين وبه نستعين على أمور الدنيا والدين، والصلاة والسلام على رسولنا محمد وعلى آله وصحبه أجمعين.

Nuk ka dyshim se medh-hebet apo shkollat juridike nuk kanë ekzistuar në kohën e Pejgamberit a.s. dhe as në kohën e sahabëve, sepse besimtarët në atë kohë për cdo çështje apo mesele i drejtoheshin vet Resulullahit, e pas vdekjes së Tij sahabëve.

Mirëpo pas kalimit të kësaj kohe, Islami filloi ti zgjeroi kufijtë e tij edhe jashtë siujdhesës  arabe, fise dhe popuj të ndryshëm pranuan islamin, lindën edhe pyetje të reja qe përgjigjjet e tyre ndoshta nuk ishin të cekura as në Kur’an dhe as në hadithet e Pejgamberit a.s., lindën problematika të ndryshme, linden ndodhi të ndryshme!!!, dhe ky ishte shkaku kryesor qe qoi deri te lindja apo formimi i shkollave juridike islame.

Dijetarët islam kanë theksuar se në islam u themeluan katër shkolla juridike apo katër medh-hebe, dhe ato janë :

– Medh-hebi Hanefij, të cilin e themeloi juristi më i madh i Irakut, dijetari i shquar i kohës, Nu’man bin Thabit bin Zuta i njohur me emrin Ebu Hanife, i cili lindi në vitin 80 h dhe vdiq ne vitin 150 h.

– Medhe-hebi Malikij, të cilin e themeloi dijetari i njohur i Medines, Malik bin Enes bin Ebi Amir El-Asbehiju i lindur në vitin 93 h dhe vdiq 179-h.

– Medh-hebi Shafi’ij, të cilin e themeloi dijetari i njohur Muhamed bin Idris Eshafij,  i cili lindi në vitin 150-h dhe vdiq ne vitin 204-h.

– Medh-hebi Hanbelij, të cilin e themeloi dijetari i njohur Ahmed bin Hanbel Esh-shejbaniju, lindi në vitin 164-h dhe vdiq në vitin 241-h.

Duhet ta kemi parasysh se juristët islam zakonisht mospajtimet e tyre i kanë në çështje dytësore dhe jo në ato parësore, dhe pikërisht për këtë dijetarët kanë theksuar se  : ” Medh-hebet janë sikurse një pemë me katër degë të cilat ushqimin e tyre e marrin nga një burim apo nga një rrënjë, ashtu edhe katër medh-hebet argumentet dhe fetvat e tyre i marrin nga të njëjtat rrënjë apo nga një burim, dhe ai burim është Kur’ani dhe suneti i Pejgamberit a.s. ”.

Pra duke pasur parasysh se katër medh-hebet paskan të njëjtin burim atëherë  cdo besimtar ka të lejuar që ta zgjedh medh-hebin që ai dëshiron, apo ta zgjedh fetvanë për ndonjë çështje nga cili do medh-heb qoftë nëse ai mendon se ajo fetva është më e sakta, mirëpo nuk ka te drejtë të mbledh apo të akumulon fetvatë të cilat konsiderohen më të lehtat brenda katër medh-hebeve.

Në fund mund të themi se katër medh-hebet e lartshënuara kanë dhënë kontribut të madh në sqarimin dhe komentimin e islamit, ato e pasuruan dhe e kultivuan skajshmërisht jurisprundencën islame, dhe neve si besimtar përmes medh-hebeve do ti kuptojmë më lehtë çështjet juriste islame.

Përgatitur nga:

Mr. Ekrem Maqedonci, profesor i lëndës së Fikhut në Medresenë e Mesme Alaud-din në Prishtinë

Posted in Përgjigjjet tonaComments Off

Dënimi i tradhtisë së fisit hebre Benu Kurejdha

Pas shpërnguljes prej Mekës në Medine, Muhamedi a.s. themeloi Shtetin Islam dhe pasi që bëri marrëveshje me të gjithë banorët e Medinës pa dallim race, kombi dhe feje, atë marrëveshje Muhamedi a.s. edhe e shkroi, të cilën e njohim me emrin Karta e Medinës. Në Kartën e Medines shkruhej:

26. Pas traktatit, çifutët do të jenë të obliguar t’iu dorëzojnë muslimanëve ndihmë financiare, kur ata janë në luftë me armikun.

27. Çifutët e fisit Benu Auf, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet të përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres. Përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij. I njejti trajtim i është bërë edhe fiseve të tjera hebreje.

Beteja e Hendekut ka qenë beteja ku muslimanët kanë përjetuar vuajtje të papërshkruara. Aq shumë që kanë ndie uri, sa që kanë lidhur gurë në barkun e tyre, jetonin si në një burg të ngushtë e të rrethuar nga të gjitha anët prej armiqve të shumtë. E muslimanët gjersa ishin në këtë gjendje të mjerueshme dhe në një situatë kritike dhe shumë të rrezikshme, fisi Benu Kurejdha në vend që të ishte besnik ndaj Muhamedit a.s. dhe muslimanëve e për t’ia kthyer pjesërisht ato të mira të shumta atyre, ai (Benu Kurejdha) përkundrazi, shfrytëzoi rastin dhe prishi marrëveshjen e lidhur me muslimanët dhe i tradhtoi ata. Pra, kështu fisi Benu Kurejdha i tradhtoi muslimanët në kohën më të ndjeshme, atëherë kur muslimanët – jo më tepër se 3000 luftëtarë – përveç që e gjeten veten karshi një armiku të madh dhe të rrezikshëm me 10.000 luftëtarë, ata ishin në rrezik edhe nga mbrapa, pikërisht nga fisi Benu Kurejdha, që padrejtësisht tradhtuan dhe ishin të gatshëm jo vetëm t’i sulmonin muslimanët por edhe t’i masakronin 3000 muslimanë dhe familjet e tyre. E nëse dënimi i tradhtarit nuk është i ligjshëm, atëherë nuk do të kishte paqe në botë.

Kur Muhamedi a.s. dëgjoi për tradhtinë e fisit Benu Kurejdha, dërgoi S’ad ibn Muadhin – prijësin e fisit arab Evs dhe S’ad ibn Ubaden – prijësin e fisit arab Hazrexh tek vendbanimet e fisit Benu Kurejdha për t’u informuar rreth kësaj çështjeje dhe nëse është nevoja për t’ia tërhequr vërejtjen në rast tentimi të prishjes së marrëveshjes me muslimanët. Dy prijësit e Evsit dhe Hazrexhit shkuan dhe e takuan Ka’b ibn Esedin, të cilit i’a tërhoqën vërejtjen që të mos e prishin marrëveshjen me muslimanët, sepse kjo është tradhti që nuk falet. Mirëpo, Ka’b ibn Esedi në vend të besnikërisë, filloi të tallej me ta, shfaqi mendjemadhësi dhe nuk shprehi interesim në dëgjimin e kërkesës së tyre, bile as që përfilli vërejtjen e tyre që i’a bënë. Pas përfundimit të Betejës së Hendekut, Muhamedi a.s. nëpërmes melekut Xhibril u urdhërua nga ana e Allahut xh.sh., që të shkon tek fisi Benu Kurejdha dhe i rrethoi vendbanimet  e tyre. Rrethimi zgjati 25 ditë, gjatë kësaj kohe hebrenjtë u penduan për tradhtinë e tyre, por për shkak të mendjemadhësisë së tyre, ata nuk kërkonin falje nga Muhamedi a.s.

  1. Aq e rrezikshme ka qenë tradhtia e fisit Benu Kurejdha, sa që, sikur të mos ishte ndihma e Allahut xh.sh. muslimanët do të shkatërroheshin.
  2. Sikur ta falte Muhamedi a.s. fisin Benu Kurejdha dhe t’ia mundësonte daljen nga vendbanimet e tyre, atëherë ata pa dyshim do të bashkoheshin me fisin Benu Nedir dhe rreziku hebre do të ishte shumë më i madh për muslimanët.
  3. Kur Sa’d ibn Muadhi dhe Sa’d ibn Ubade shkuan tek fisi Benu Kurejdha, vërejtën mosgatishmërinë e tyre për vazhdimin e marrëveshjes apo bashkëpunimit të mirëfilltë me muslimanët, përkundrazi Ka’b ibn Esedi – prijësi i fisit Benu Kurejdha – i lëndoi ata dhe tërë muslimanët me fjalë, duke mos kursyer edhe fyerje.
  4. Gjykimi i Sa’d ibn Muadhit ndaj hebrenjve të fisit Benu Kurejdha, është një gjykim i cili përdoret edhe sot e kësaj dite, bile në të gjitha shtetet e botës, kuptohet kundër atyre që bëjnë të njejtën tradhti, e në veçanti në gjendje lufte sikur që ishte tradhtia e fisit hebre Benu Kurejdha.

Gjykimi i Sa’d ibn Muadhit ndaj hebrenjve të fisit Benu Kurejdha ishte ky: Burrat luftëtarë të mbyten, gratë dhe fëmijët të robërohen dhe pasuria të shpërndahet.

Dr. Mustafa Murad thotë: “Hebrenjtë në çdo kohë dhe në çdo vend i kanë fyer dhe mallkuar pejgamberët e Zotit xh.sh, e mbi të gjitha, disa prej tyre edhe i kanë mbytur. Hebrenjët e kanë akuzuar Nuhun a.s. se ka pirë alkool, Ibrahimin a.s. se ka qenë DEJ-JUTH (d.m.th. i pajtuar me amoralitetin e ndonjë anëtari të familjes femër, kurse tek Ibrahimi a.s. është fjala ndaj bashkëshortes së tij – Sarës) dhe ka përfituar materialisht nga bukuria e bashkëshortes së tij, Lutin a.s. se ka dhunuar dy bijat e tij, Musain a.s. dhe Harunin a.s. se nuk i kanë besuar Allahut xh.sh., Jakubin a.s. se e ka luftuar (kundërshtuar) Zotin e tij dhe Davudin a.s. me prostitucion dhe mbytjen e të pafajshmëve. Pra, ky popull në këto punë të pandershme është i specializuar”.

Profesori i njohur anglez Montgomery Watt thotë: “Në Medine kishte mbetur një fis i madh hebre, ai ishte fisi Benu Kurejdha. Ky fis, kur idhujtarët kurejshitë (dhe fiset tjera, në luftën e Hendekut) e kishin rrethuar Medinen, shtirej para muslimanëve se është i sinqertë karshi tyre. Mirëpo, pa dyshim se fisi Benu Kurejdha veç kishte filluar animin e përkrahjes së idhujtarëve kurejshitë, si dhe ishte në gjendje gatishmëria për të shfrytëzuar shansin e parë për t’i sulmuar muslimanët nga mbrapa (pas shpine)”.

Gjykimi i Sa’d ibn Muadhit ndaj hebrenjve të fisit Benu Kurejdha është edhe në përputhshmëri me ligjin e Dhjatës së Re. Shiko në: Dhjata e Vjetër, Ligji i Përtërirë – Kapitulli 20, pikat: 10, 11, 12, 13, 14.

10 Kur t’i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t’i ofrosh së pari paqen.

11 Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t’i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.

12 Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh.

13 Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;

14 por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

Hebrenjtë e fisit Benu Kurejdha për masakrimin e 3000 muslimanëve (e kjo nënkuptonte tradhti) në Medine kishin tubuar këto armë: 1500 shpata, 2000 shtiza dhe shigjeta, 300 jelek të hekurt dhe 500 mburoja. Kjo nënkupton se, ata paraprakisht ishin mobilizuar me armatim deri në dhëmbë, kundër muslimanëve të pafajshëm.

Përgatitur nga:

Mr. Samir B. Ahmeti, profesor i Historisë Islame në Medresenë e Mesme Alaud-din në Prishtinë

———————————————————————————————————————————–

Kjo ishte përgjigjeja ndaj pyetjes së bërë  nga Avniu. Pyetja ishte si vijon:

Te nderuar kisha pasur deshire qe nga aspekti juaj te i nformohem drejt ne lidhje me ate se qfare ka ndodhur me fisin
e jahudive Banu Qurayza ne Medin ne kohen e profetit Muhamed pasi qe ne wikipedin ne gjuhen angleze kjo ndodhi
paraqitet si masaker qe e ka kryer profeti ndaj ketij fisi per arsye te tradhtise apo mospranimit te fese. Madje kjo
ndodhi bazohet edhe me nje ajet kuranor 33:26-27. pastaj ata bazohen edhe ne shkrime te dijetarve islam per ti
mbeshtetur shkrimet e tyre. Keto shkrime mund ti gjeni ne faqet e me poshtme:
http://en.wikipedia.org/wiki/Banu_Qurayza
http://wikiislam.net/wiki/The_Genocide_of_Banu_Qurayza
Paraqitet si masaker kryesisht pasi qe njerzit jane mbytur pasi jane dorezuar dhe jo gjete luftimeve ndersa te tjeret
jane skllaveruar.
Sipas disa shkrimeve ne kete masaker jane mbytur nga 600 deri ne 800 mashkuj.
Pra edhe nje here kisha pasur deshire qe te informohem drejt se qfare ne te vertete ka ndodhur ne lidhje me kete fis
te jahudive ne Medine.
Selam. A. dhe allahu ju shperbleft

Posted in Përgjigjjet tonaComments Off

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2017
M T W T F S S
« Jun    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail