Medreseja Alaudin

Aktiviteti “Grow and Glow” në lëndën e gjuhës angleze 

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Nxënëset e klasës 12/5 më  datë  06.02.2018 ishin protagonistet e aktivitetit “Grow and Glow” (Rritu dhe shkëlqe). Objektivat e aktivitetit ishin zhvillimi i shkathtësive të  hulumtimit, prezantimit dhe komunikimit në  gjuhën angleze, nëpërmjet tematikës së  orientimit në  karrierë . Nxënëset, përmes profesioneve për të  cilat janë  vendosur, shpalosën elemente dhe karakteristika të  caktuara të  tyre, sollën shembuj dhe statistika, modele, praktika reale dhe eksperimente, duke tentuar të zgjojnë  kërshërinë  e bashkëmoshatareve të  tyre, të  cilat gjinden para kësaj përzgjedhjeje të  rëndësishme jetësore. Fushat e karrierës dhe profesioneve të  prezantuara përfshijnë  mjekësinë, artet, farmacinë, gjeografinë, ekonominë, mësimdhënien, menaxhmentin, etj.
 
Nxënëset gjithashtu ofruan praktika dhe modele të orientimit në karrierë dhe të përzgjedhjes së profesionit, përmes hulumtimit, prezantimit të  thënieve inspiruese, dhe hapave analitikë, konkretë dhe metodologjikë që duhet ndjekur. Në fund u zhvillua edhe një lojë tërheqëse për pjesëmarrësit nga të cilët përmes pyetjeve specifike dhanë mendimet për profesionet e  ëndrrave të tyre.
Aktiviteti u realizua në një  mënyrë  mjaft kreative nga nxënëset, duke përfshirë  në  bashkëbisedim të  drejtpërdrejtë  edhe profesorin e lëndës, me elemente të  zhvillimit të  një  ore mësimore interaktive.
Grow and Glow u prezantua para një auditori të pasur me nxënës dhe profesorë.
Shikoni fotot dhe atmosferën.

Ndaje: