Medreseja Alauddin pjesë e panairit të shkencë dhe  kulturës

Medresistët po marrin pjesë në panairin e shkencës dhe kulturës  të organizuar nga lëvizja Koha në Vushtrri. Në këtë panair po marrim pjesë mbi 20 shkolla nga shumë qytete të Kosovës dhe gjetiu. Nxënësit kanë mundësinë  të demonstrojnë njohuritë e tyre në disa fusha nëpërmjet eksperimenteve të ndryshme. Njëherit, shkëmbejnë përvojat më të mira në të njohurive në fushën e fizikës, kimisë, biologjisë, arkitekturës, dizajnit, robotikës, etj..

Medreseje e mesme Alauddin merr pjesë për herë të tretë në këtë panair dhe demonstrimi i njohurive është i fokusuar në fushën e kimisë, fizikës, biologjisë, gjeografisë dhe matematikës.  Kësaj radhe Medresenë e përfaqësojnë pesë nxënës, të cilët janë edhe pjesë e grupit të shkencëtarëve të rinj në Medresesë e që janë; Granit Sadiku, Mumin Baftiu, Ardit Krasniqi, Armend Kolica dhe Albin Kurtishi. Kurse Miran Shehu dhe Ermal Cej janë të përzgjedhur sivjet pjese e këshillit organizativ.

Drejtori i Medresesë Jakup Çunaku bëri një vizitë këtij panairi më qëllim të inkurajimit të medresistëve për punën e mirë që janë duke bërë  në prezantimin e vlerave të shkollës sonë.

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja Alaudin mban program për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s. dhe 28 Nëntorit

Dje, për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s. dhe festës së 28 Nëntorit Medreseja organizoi prorgram ligjëratë dhe program kulturor. Programi u begatua edhe më me prezencën e krerëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesve nga Ministria e Arsimit e Kosovës, pastaj nga Dijanet-i dhe Yunus Emre, Stacioni policor nr. 3 në Prishtinë, Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si dhe qytetarë të shumtë.

Të pranishmit, me një fjalë rasti i përshëndeti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si dhe drejtori i M. M. Alaudin Jakup Çunaku, ndërsa kryeimami i BIRK-ut, Sabri ef. Bajgora mbajti një ligjëratë të shkurtër dhe të thukët për jetën dhe veprën e Muhamedit a.s.

Pas kësaj të pranishmit patën rastin të kalojnë çaste të këndshme duke ndjekur programin artistik të përgatitur prej nxënësve të shkollës, për t’u ndarë në fund tepër të kënaqur.

DSC_5394    DSC_5501 DSC_5509 DSC_5515 DSC_5519 DSC_5540 DSC_5576 DSC_5586 DSC_5612 DSC_5625 DSC_5646 DSC_5679

 

Posted in AktiviteteComments Off

Bashkëbisedimi i Myftiut Mr. Naim ef. Tërnava me medresistët

Në mbrëmjen e ditës së mërkure të muajit nëntor,  Myftiu i Kosovës kishte zgjedhur ambientet e Medresesë Alauddin në Prishtë të bashkëbisedoi  me nxënësit e Medresesë.  Pas leximit ët disa ajeteve kuranore nga nxënësi Gentrit Osmani, drejtori i Medresesë Jakup Çunaku i uroj mirë se ardhje Myftiut dhe në emrin e shkollës e uroj për rizgjedhjen në pozitën e Kryetarit të BIRK-ut edhe për një mandat.  Pastaj, drejtori hapi bisedën me Myftiun duke kërkuar nga ai të ndanë disa përvoja personale duke qenë  si ish medresistë, pastaj mësimdhënës e drejtor i Medresesë për disa vite.

Myftiu Naim ef. Tërnava shprehu kënaqësinë  e tij që sonte është në Medresesë duke shtuar se kjo shkollë në çdo kohë dhe rrethana ka dhënë kontributin e vet për edukim fetar e atë kombëtar. Ai porositi  nxënësit që edhe me tej të angazhohen në mësimin e drejtë e parimeve fetare nga bankat e kësaj shkolle, duke shtuar kujdesin se edukimi jo i drejtë fetarë sjellë pasoja të mëdha për shoqërinë njerëzore, sikur që tani jemi dëshmitarë i zhvillimeve të ndryshme anë e kënd botës.

Së bashku dhe me ndihmën e Zotit të bëjmë shumë që të ndërtojmë këtë shoqëri  tutje, me vlerat tona kombëtare e fetare dhe ne do jemi akterë të rëndësishëm në të ardhmen  brenda trojeve tona, Ndaj vlerat tona si morali, respekti, nderi,  besa e shumë të tjera nuk duhet anashkaluar asnjëherë, tha Myftiu i Republikës.

Njëherit Myftiu i uroj nxënësit me rastin e muajit të Rebiul Evvel , duke udhëzuar nxënësit që ta kenë shembull praktik figurën e Muhamedit a.s. dhe mësimet e tij.

Nxënësit e Medresesë patën rastin për të shtruar pyetje të natyrave të ndryshme dhe në fund morën një foto të përbashkët.

MM Alauddin

14 nentor 2018

Posted in AktiviteteComments Off

Aktivetet nga nxëneset e klasave të 10-ta

Nw ambientet e Medresesë u mbajt  një  aktivitet në lëndën e Akaidit.

Aktivitet i ishte organizuar në lëndën e  shkencës së Akaidit (besimit), e cila shkencë  është njëra ndër  më të rëndësishmet në kuadër të shkencave islame, njihet edhe si  gardian i besimit.

Pas leximit të fjalëve nga Kur’ani Famëlartë, fjalën e mori drejtori i Medresesë Mr.Jakup Çunaku. Drejtori përshëndeti stafin edukativo-arsimor dhe nxënëset, falënderim të veçantë shprehu për profesoreshën e Akaidit dhe paralelet e klasave të dhjeta, ku shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje të vazhdueshme, ndër të tjerash tha: “kanë kaluar vetëm dy muaj e dhjetë ditë dhe ja, i shohim nxënëset tona  të aktivizuara në aktivitete, një nismë e mirë dhe model i suksesshëm”. Pastaj, nxënëset vazhduan aktivitetin e tyre me pikat e përgatitura ku paraqiten argumentet fetare, logjike dhe shkencore që Zoti ekziston. Nëpërmjet këtij aktiviteti u demonstrua  praktikisht cilësia e Allahut “ El-vuxhud”.

Posted in AktiviteteComments Off

U përurua këndi i leximi në Medresenë Alauddin në Prishtinë

Përfaqësues nga zyra e Bankës botërore dhe zyra e IOM-it në Prishtinë, mësimdhënës dhe një numër i nxënësve të Medresesë morën pjesë në përurimin e këndit të leximit në Medresenë Alauddin në Prishtinë. Të pranishmëve fillimisht  iu drejtua drejtori i Medresesë Jakup Çunaku, i cili pasi iu uroj mirëseardhje, ndër tjera vuri në theks rëndësinë e librit dhe leximit të tij. Ai vlerësoi lartë përurimin e këndit të leximit, i cili tani e tutje do të jetë edhe një mundësi shtesë e leximit për medresistët. Të pranishmëve iu drejtua më një fjalë rasti edhe përfaqësuesja e IOM-it në Prishtinë, duke ndarë me ta pranishmit përshtypjet e mira për medresistët që ishin pjesëmarrëse në këtë projekt. Po ashtu, përfaqësues nga Banka botërore, zyra në Prishtinë, që njëherit së bashku me IOM-in sponsorizuam këtë projekt, ndau urimet për shkollën dhe nxënësve këndin e leximit.

Ky projekt është realizuar falë punës dhe angazhimit të një grupi të  nxënëseve të Medresesë Alauddin dhe mësimdhënëses Fikrije Dumani-Krasniqi, të cilat kishin aplikuar për mbështetje financiare për këtë projekt. Projekti përfshin furnizim me qindra tituj të librave nga fushat e ndryshme dhe ndërtimin e këndit të leximit.

MM Alauddin është mirënjohëse për të gjithë ata që u angazhuan që projekt të realizohet në këtë formë.

 

Posted in AktiviteteComments Off

Page 1 of 6212345...102030...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2018
M T W T F S S
« Nov    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

Kyqu në E-mail