Njoftim: Riprovimet dhe dëftesat më 09.06.2015 (e martë), matematika (për djemtë) një javë më vonë.

Njoftohen nxënësit e medresesë Alauddin të Prishtinës të cilët do të riprovohen, se për të gjitha lëndët përveç matematikës riprovimet do të organizohen në të martën (data 09.06.2015) nga ora 09:30.

Në lëndën e matematikës (veptwm pwr paralelet te djemve)  riprvimet do të jenë një javë më vonë, në të hënën, saktësisht më datë 15.06.2015 duke filluar nga ora 09:30.

Shpërndarja e dëftesave bëhet të martën e datës 09.06.2015

Nxënësit duhet të jenë në shkollë në këto termine përndryshe shkolla nuk merr përgjegjësi për mungesën e tyre.

Urojmë suksese pët të gjithë nxënsësit.

Ve selamu alejkum

Posted in AktiviteteComments Off

Më të dalluarat për këtë vit shkollor

Medreseja Alauddin edhe në këtë vit me kujdes zgjodhi nxënëset më të dalluara në mësim, sjellje, vijueshmëri e aktivitete.

Suksese të reja

Nxeneset e dalluara

 

Posted in AktiviteteComments Off

Nxënësit më të dalluar të shkollës sonë në këtë vit shkollor

Medreseja Alauddin edhe në këtë vit me kujdes zgjodhi nxënësit më të dalluar në mësim, sjellje, vijueshmëri e aktivitete. Meqë nëpër klasë ka mjaft nxnës të dalluar zgjedhja e më të mirëve nuk ishte krejt e lehtë megjithëkëtë pas konsultave, për këtë vit shkollor kemi këtë rezultat:

11

Posted in AktiviteteComments Off

Maturantet e medresesë së Prishtinës bënë hatme Kur’ani fisnik

Më 24 prill 2015 në një atmosferë të mrekullueshme, maturantet e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.

Drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes për të pasuar fjala e Myftiut të Repubikës sonë i cili në fjalën e tij shprehu edhe njëherë përkrahjen e BIRK-ut për medresenë në misionin fisnik të edukimit dhe arsimimit të gjeneratave.

Me fjalë rasti u paraqitën arsimtarët e lëndës së Kur’anit fisnik prof. Valbona Asllani dhe prof. Muzaqete Kosumi.

Ky manifestim vazhdoi me  programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.

Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.

Në emër të prindëerve u paraqit z. Nexhmedin Kahrimani i cili shprehu falënderim të veçantë për shkollën dhe admirimin e tij për punën që po bëhet.

Me këtë rast u shpërndanë edhe mirënjohejt për nxënëset më të dalluara në nivel te klasëve dhe në nivel të shkollës të cilat i shpërndanë drejtori bashkë me kryeimamin e Republikës bashktë me kolegë tjerë kryeimam nga këshillat lokal.

Ne program morri pjesë edhe z. Daut Imeri i cili ishte edhe donator i projektit “nxënësit më të dalluar”. Shkolla falënderon shumë këtë vella bujar për këtë veprim fisnik duke e lutur Allahun ta shpërblej me të mirat e Tij.

 

Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë  që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.

 

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

Prill 2015

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Maturantët e medresesë së Prishtinës bëjnë hatme

Maturantët e medresesë së Prishtinës më datën 23  të muajit prill  kurorëzuan leximin e Kur’anit që kishin filluar tri vite mw parw.

Drejtori Bahri SIMNICA hapi programin e hatmes  duke përshëndetur dhe uruar  mirëseardhje të gjithë  mysafirëve. Me fjalë rasti u paraqit Myfti i Republikës Mr. Naim TERNAVA i cili uroi nxënësit, shkollën por edhe familjarët prezent për këtë sukses. Ai vuri në theks përkrahjen e BIRK-ut në rrugën e ndritur të kësaj shkolle në edukimin e brezave.

Me fjalë rasti i paraqitën kujdestarët e klasëve Mr. Xhevdet RUSINOVCI dhe Mr. Driton ARIFI dhe arsimtari i lëndës Mr. Ekrem MAQEDONCI.

Ky  manifestim vazhdoi me  leximin e një poezije  për Kur’anin dhe disa ilahive të bukura.

Programi vazhdoi me pikën kyçe, leximin e nga një pjese të Kuranit nga secili nxënës. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira. Duanë në gjuhën arabe e lexoi nxënësi Alban Doli ndërsa në gjuhën shqipe nxënësi Besim Krasniqi.

Në këtë manifesitm shkolla ndau edhe mirënjohjet për nxënësit më të dalluar në këtë vit shkollor.

Qoftë ky Kur’an i mësuar në këtë shkollë udhërrëfyes në këtë jetë ndërsa dritë e shefat në botën e ardhshme për të gjithë ne.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 17 of 64« First...10...1516171819...304050...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail