Nxënësit e medresesë dhurojnë gjak

Nxënësit e nxënëset e medresesë sonë kurorëzuan suksesshëm edhe një aktivitet humanitar. Të shtyrë nga bindja e domosdoshmërisë për ti ndihmuar atyre që kanë nevojnë ata vullnetarisht dhuruan gjak.

Ekipi i Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut më 11.03.2015 ishte prezent në shkollën tonë me që rast suksesshëm përfundoi punën për marrje vullnetare të gjakut.

Vlen të ceket se pos nxënësve gjak dhuruan edhe disa mësimdhënës.

Ky aktivitet për shkollën tonë tanimë është tradicional.

Lusim Zotin që ky gjak i dhuruar nga  nxënësit tanë të shpëtoj jetë, sepse motoja tani na është e njohur:

“DHURO GJAK, SHPËTO JETË”

Mars/2015

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Imami nga SHBA viziton medresenë

Dr. Jahja Hindi, imam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdën e atktiviteteve të tij në Kosovë vizitoi edhe medresenë tonë.

Ai u prit nga drejtori i medrsesë z. Bahri Simnica dhe stafi arsimor e edukativ i shkollës.

Me këtë rast, imami në fjalë para nxënësve mbajti një ligjëratë të bukur dhe shumë domethënëse me temën “Islami fe e paqes dhe tolerancës”.

Gjatë fjalimit të tij Imami Hindi duke shkoqitur ajtete nga Kur’ani fisnik, hadithe nga tradita profetike e ngjarje dhe historia e ndritshme islame vuri në theks se islami promovon paqe e jo terrorizëm, dashuri e jo urrejtje, drejtësi e jo padrejtësi.

Në fund të programit drejtori i shkollës falënderoi përzemërsisht musafirin e nderuar dhe në shenjë respekti i dhuroi hartën e kosoves të sotlisur në gurë të çmuar si dhuratë nga Kosova dhe medreseja Alauddin.

Duke mbetur me shpresë se vizita të tilla do të kemi edhe në të ardhmën, nga musafiri u ndamë me mbresa të thella reciproke.

06.mars.2015

Prishtinë

Fotogaleria:

Posted in AktiviteteComments Off

Ne medrese u mbajt turniri në volejboll, medreseja zë vendin e dytë

Në kuadër të aktiviteteve të lira sportive të shtunën më 28 shkurt 2015, Këshilli i Nxënësve të Prishtinës (KNP) organizoi turnirin e volejbollit për vajza mes shkollave të mesme të Prishtinës.

Turniri u mbajt në Medresenë Alauddin, dhe morën pjesë këto shkolla:
1.Gjimnazi “Sami Frashëri” – Shkencat Natyrore
2.Gjimnazi “Sami Frashëri” – Shkencat Shoqërore
3.Shkolla ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”
4.”Gjin Gazulli”
5.Medreseja e Mesme “Alauddin”.
Pas një loje të drejtë dhe miqësore u përzgjodhën fituesit.
Vendi i parë: Gjimnazi “Sami Frashëri” – Shkencat Shoqërore
Vendi i dytë: Medreseja “Alauddin
Vendi i tretë: Shkolla Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Pas ndarjes së shpërblimeve, në ambientin e Medresesë u shtrua edhe një drekë për pjesmarrësit, ku të gjithë u ndanë të kënaqur.
Medreseja u përfaqësua nga ekipi me këtë përbërje:
Medina Veliu
Mirlinda Bajoku
Besjana Sadiku
Djellëza Beqiri
Leonora Bajoku dhe
Laura Jasiqi.
Shpresojme që ky sukses të mos jetë i fundit.

Posted in AktiviteteComments Off

Me program të pasur nga nxënësit e medresesë, mirëpritet hoxha i nderuar Musli Bajraktari

Në një ambient të ngrohtë dhe me mikëpritje nga drejtoria e shkollës, stafi arsimor edukativ dhe nxënës u prit hoxha i nderuar mulla Musli Bajraktari.

Me këtë rast u mbajt një program i cili siq e do rendi fillo me ajete nga Kur’ani fisnik të cilat i lexoi nxënësi Bujar Emini.

Drejtori  z. Bahri Simnica në fjalën e tij të rastit përshendeti hoxhën e nderuar dhe i dëshiroi mirëserdhje. Puna e tij dhe e kolegëve të tij përgaqëson hallkën e artë e cila e lidhi islamin tonë me atë të gjeneratave para nesh. Kjo flet për gadishmërinë, guximin, vendosmërinë dhe seriozitetin e këtij hoxhe dhe e shumë të tjerëve si ai që meritojnë cdo mirënjohje dhe admirim.

Mysafiri I nderuar para të pranishmëve u paraqit me një fjalë rasti në të cilën pasi falënderoi drejtorinë për ftesën këshilloi nxënësit me këshilla shumë të dobishme.

Programi vazhdoi me leximin e disa pjesëve nga mevludi, ese dhe ilahi të ndryshme.

Prishtinë, Janar, 2015

Posted in AktiviteteComments Off

FOTOLAJM: Shkathtësitë komunikuese në gjuhën angleze

Prezantim i shkathtësive komunikuese i nxenëses Erza Begolli (kl. 12/3) në lëndën e gjuhës angleze

photo

Posted in AktiviteteComments Off

Page 18 of 64« First...10...1617181920...304050...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail