Me hajr muaji i shenjtë i Ramazanit!

Drejtoria e Medresesë së mesme “Alauddin” me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, iu uron të gjithë besimtarëve musliman këtë muaj duke lutur Allahun e madhëruare që agjërimin t’ju lehtësoj dhe veprat e mira të jenë të pranuara tek Ai! Le të jetë ky muaj afrim ndërmjet veti, t’i shtrijmë dorën e ndihmës njëri-tjetrit, të shtojmë vizitat e ndërsjella, të jemi më solidar në raport me atë që kanë nevojë. Le të jetë muaj i shtimit të veprave të mira e të dobishme.

Në fund, të lutemi së bashku, në kohën e iftarit e syfyrit, për mirëqenie edhe më të mirë për vendin e popullin tonë, dhe për gjithë njerëzimin mbarë!

Agjërim të lehtë e të pranuar te Zoti ynë!

MM Alauddin- Prishtinë

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Një delegacion nga Drejtoria e Arsimit në Ankara sot vizitoi Medresenë Alauddin në Prishtinë

Drejtori i Arsimit në Ankara z. Tamir Kirbac, drejtori i shkollës Imam ve Hatib “Shehid Omer Halisdemir” z. Yasar Kemal, dhe kryetari i Këshillit të prindërve të kësaj shkollës z. Emin Tekbas vizituan Medresenë Alauddin në Prishtinë. Ata u pritën nga drejtori i MM Alauddin z. Jakup Çunaku me bashkëpunëtor. Z.Cunaku i informoi për proceset mësimore në Medresenë Alauddin dhe sukseset e saj, dhe njëherit falënderoj ata dhe qeverinë turke për ndihmën e dhënë shkollës sonë dhe vendit tonë në përgjithësi.
Z. Tamir shprehu kënaqësinë e tij që gjendet në Kosovë dhe për bashkëpunimin që kanë me Medresenë Alauddin. Në anën tjetër drejtori i shkollës “ Shehid Omer Halisdemi” shpalosi gatishmërinë e tij për të vazhduar tutje bashkëpunim e ndërsjellë, edhe pas vëllazërimit ët shkollave tona.
Drejtori i Medresesë së bashku me mysafirët vizituan disa orë mësimore, Kryesinë ë BIRK-ut dhe xhamin e madhe Sulltan Murat në Prishtinë.
Në fund u mbajt edhe një program enkas për mysafirët nga nxënësit e Medresesë, duke shprehur falënderimin për mysafirët dhe vizitën e tyre, dhe për mbështetjen e tyre të pakursyer dhënë Medresesë Alauddin në Prishtinë.

Posted in AktiviteteComments Off

Ligjëratë nga Kapiteni Merian Suka për nxënësit e Medresesë

Në amfiteatrin e Medresesë së mesme në Prishtinë u mbajt një ligjëratë nga Kapitenin i FSK-së nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, z. Meriman Suka me temën “ Lidershipi ushtarak si model i lidershipit civil.

Në fillim drejtori i MM Alauddin z. Jakup Çunaku i uroj mirëseardhje dhe lexoi para të pranishmëve CV- ne e z. Sukës. Ndër tjera, vuri në pah se z. Suka gjatë trajnimit të tij në SHBA është përzgjedhur “ Njeriu i hekurtë”
Z. Suka gjatë ligjërimit të tij vuri ne theks rëndësinë e të qenit lider në jetë. Përgjatë ligjëratës mori shembuj të ndryshëm nga ushtarakët e dalluar në botë, e në veçanti komandantin legjendar Adem Jashari. Përndryshe, ai ndau përvojat më të mira të tij me nxënësit tanë në arritjet e tij në jetën akademike dhe atë ushtarake.
Në fund nga nxënësit e Medresesë u shtruan disa pyetje lidhur me temën dhe u bë një foto e përbashkët me nxënësit e Medresesë Alauddin në Prishtinë.

Prishtine, 17 prill 2019

Posted in AktiviteteComments Off

U mbajten Garat e Dijes në Medresenë Alauddin

Me datë 13 prill 2019, u organizuan Garat e Dijes ne nivel shkolle.  Kësaj radhe organizmi i tyre ishte me ndryshe sesa në vitet paraprake.  Fillimisht komisioni i Garave të Dijes mori vendim që këto të zhvillohen në gjashtë (6) lëndë si; gjuhë shqipe, gjuhe angleze, gjuhë arabe, Akaid, Fikh dhe Histori.  Nga secila lëndë do ketë nga pesë (5) pyetje në materialin e zhvilluar në nivel të paraleles.  Prandaj ishte një test me shkrim, i përpiluar me shumë kujdes me gjithsejtë 30 pyetje nga lëndët e lartpërmendura.

Pjesëmarrës ishin 67 nxënës, nga paralelja amë 39 nxënës, nga ajo e Prizrenit ishin 16 dhe nga e Gjilanit 12 nxënës.

Në hapjen zyrtare të këtyre garave ishte edhe Kryeimami I BIK-ut Sabri ef. Bajgora, i cili ndër tjera tha; “ imperativi i parë i fesë sonë është “lexo” andaj duke lexuar e njohim edhe më mirë Zotin tonë dhe do jemi më të suksesshëm në jetë tonë. Kurse drejtori i MM Alauddin në Prishtinë, Jakup Çunaku pasi përshëndeti dhe uroj nxënësit për këto gara, ai shtoi se; “ do të punojmë edhe më shumë në ngritjen e cilësisë së arsimit  në shkollën tonë. Një ndër mënyrat e ngritje së arsimit është edhe bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet paraleleve tona, siç janë edhe këto gara të dijes.”

Pastaj garuesit iu nënshtruan testin nëpër klasë përgjatë 90 minutave. Pastaj, përgjigjet e tyre u vlerësuan nga mësimdhënësit kompetentë të Medresesë dhe dolën këto rezultate:

Klasat e 10-të

Vendi i parë- Amira Dërguti ( 273.5 pikë) nga klasa 10/4

Vendi i dytë – Anisa Dërguti (269 pikë) nga klasa 10/4

Vendi i tretë – Diellza Ibrahimi (262 pikë) nga klasa 10/5

Klasat e 11-të

Vendi i parë- Samir Olluri ( 287 pikë) nga klasa 11/2

Vendi i dytë – Aida Hashani (275 pikë) nga klasa 11/4

Vendi i tretë – Yllka Llapashtica (271 pikë) nga klasa 11/3

 

Klasat e 12-ta

Vendi i parë- Dren Lipaj ( 246 pikë) nga klasa 12/2

Vendi i dytë – Fatime Sylka (241 pikë) nga klasa e 12/6

Vendi i tretë – Hatixhe Hasani ( 238 pikë) nga klasa e 12/4

 

Në fund drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për të gjithë garuesit, e në veçanti për fituesit ndau mirënjohje dhe dhurata.

Krejt në fund u shtrua edhe një drekë për nxënësit dhe mësimdhënësit e MM Alauddin në restorantin e shkollës sonë.

 

 

 

Posted in AktiviteteComments Off

Aktivitet në lëndën e Usuli Fikhut nga paralelja e vajyave në Prishtinë

Ma rrëfe qëndrimin e Zotit, për veprën time”

 

Më datën 13.03.2019. në amfiteatrin e Medresesë u mbajt një aktivitet mësimor, nga paralelja e vajzave, rrespektivisht nga klasa e 12-3 dhe 12-4, në lëndën e Usuli Fikhut-Bazat e Jurisprudencës Islame. Aktiviteti  ishte emërtuar me titullin-slloganin: “Ma rrëfe qëndrimin e Zotit, për veprën time”.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënëset paraqitën nepërmes disa  sllajdeve dhe videove, por në mënyrë tejet kreative,  këndvështrimet  e tyre rreth disa çëshjeve  thelbësore të kësaj shkence, e cila mësohet vetëm në klasën e 12-të në Medrese.

Aty u demonstrua edhe në formë praktike mënyra e nxjerrjes së normave juridike islame nga burimet juridike islame. Ishin nxnëset e klasëve më të ulëta ato që pyetnin për disa çështje të një rëndësie të veçantë, dhe të njejtave iu përgjigjeshin nxënëset maturante, duke u bazuar në njohuritë  e tyre që kishin marrë tashmë në lëndën e Usulit.

Ky program u mundësua edhe falë përkrahjes së profesorëve të kësaj lënde, prof. Driton Arifi dhe prof. Valbona Asllani. Gjatë këtij programi ishte profesoresha Asllani ajo  që  iu drejtua me një fjalë inkurajuese drejtuar nxënëseve , duke shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e një projekti kaq me vlerë për nxnëset dhe shkollën tonë. Ndërsa krejt në fund drejtori i shkollës, Jakup ef.Çunaku dha vlerësimin e tij motivues për punën e nxnëseve të klasëve të 12-ta, nga paralelja e vajzave, dhe duke i falënderuar për punën, ai edhe shprehu gadishmërinë e tij që të tilla aktivitete gjithnjë do të jenë të mirëpritura nga ana e drejtorisë dhe shkollës.

Mbesim me shpresë që aktivitete të tilla të jenë pjesë e pandashme e procesit edukativo- arsimor në shkollën tonë.

 

Posted in AktiviteteComments Off

Page 2 of 6412345...102030...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail