“Java e humanizmit” në Medrese u falë buzëqeshje fëmijëve të SOS fshatit

 

Në kuadër të aktivitetit  ‘Java e Humanizmit” organizuar nga nxënësit-set e Medresesë Alauddin, Prishtinë, rrespektivisht”Shoqata e Nxënësve” të kësaj shkolle , ata grumbulluan një shumë modeste të të hollave që kësaj radhe synuan me to t’igëzojnë e t’ua njomin buzëqeshjen fëmijëve të braktisur të  SOS- fshatit këtu në Prishtinë.

Dhuratat nga nxënësit tanë u shpërndanë për 36 fëmijë të Sos –fshatit të grupsmoshës 4-16 vjet, që përfshinte artikuj ushqimor e shkollor. Pos kësaj, Medreseja ia ka bashkangjitur këtyre dhuratave nga nxënësit e dhe një ndihmë shtesë prej 100 kg. mish të freskët të kurbanëve të këtij viti, të cilët në të vërtetë ishin dedikuar nga dhuruesit për nxënësit-set  e shkollës sonë.

I tërë ky aktivitet u zbukurua edhe më tej me shfaqjet argëtuese-komike nga nxënësit tanë të përgatitur enkas për fëmijët e SOS- fshatit në Prishtinë, me ç’rast ngjallën harenë dhe falën kënaqësi të veçantë për ta.

Me këtë rast duhet shprehur falëndërim të veçantë për stafin menagjues të SOS-fshatit  për koordinimin korrekt dhe mirëpritjen e këtij aktiviteti human nga nxënësit e shkollës sonë.

Tetor, 2014

Prishtinë

Posted in Aktivitete, Prezentimi me fotoComments Off

Urime 28 Nëntori

Medreseja Alauddin të gjithë shqiptarëve kudo që janë u uron festën 28 Nëntor. Këtë urim e bëjmë duke e lutur Zotin që populli shqiptar të jetë popull model në botë për sukses, punë, mirëqenje , drejtësi dhe mirëkuptim.

Shkolla jonë me këtë rast me urim të veçantë uron stafin e saj dhe nxënënsit në përgjithësi.

Urime festa e flamurit!

28 nëntor

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Profesor Xhevdet Rusinovci kreu me sukses studimet master në fushën e Menaxhmentit

Profesori i gjuhës angleze Mr.Xhevdet Rusinovci, më 1 nëntor 2014 ka përfunduar studimet postdiplomike Master në Programin Menaxhment Gjeneral Internacional, në Kolegjin Globus në Prishtinë. Ai me sukses të shkëlqyeshëm ka mbrojtur punimin shkencor Master “”Menaxhimi dhe strategjia në biznesin shërbyes”. Komisioni i mbrojtjes e ka vlerësuar lart punimin e z. Rusinovci, si punim pionier dhe me trajtesë mjaft interesante elementin ‘shërbim’ në literaturën shqipe në fushën e menaxhmentit. Me këtë, në bazë të ligjit për arsimin e lartë dhe me të gjitha të drejtat që i takojnë, z. Rusinovci iu dha titulli Master në Shkencat e Menaxhmentit.

Për z. Rusinovci, ky është titulli i dytë Master. I pari është në fushën e linguistikës.

Drejtoria dhe stafi arsimor edukativ i dëshirojnë suksese të reja akademike.

 

photo 1
 

photo 2

 

Posted in AktiviteteComments Off

Edhe një sukses i medresesë në garat kuranore në Kroaci

Më 25.10.2014 në Zagreb të Kroacisë u mbajtën garat e Kur’anit. Këto gara u zhvilluan në dy nivele në atë të hifzit dhe të leximit.

Në këtë garë morën pjesë njëzet shtete me 70 garues.

Mederseja  Alauddin  e  përfaqësua nga nxënësi ynë Ajdin Aliji nga klasa 10 1 e Prishtinës.  Ai garoi në disiplinën e hifzit në pesë xhuza. Në këtë garë nxënësi ynë u dekorua me vendin e tretë që rast mori edhe certifikatë suksesi nga këshilli organizativ.

Ky rezultat u shpall nga komisioni vlerësues I përbërë nga ekspert vendor si prof. Bajram Ajeti, prof. Aziz Aliji dhe ndërkombëtar nga liga botërore e Kur’anit si prof. Zejd Ismail, prof. Selman Okumus dhe prof. Fadil Bektash.

Medreseja Aladuddin mësimdhënësve dhe nxënësit u uron për suksesin duke e lutur Allahun për suksese të mëtejme.

Prishtinë

Tetor 2014

Disa foto:

Posted in AktiviteteComments Off

Program mirëpritës për nxënësit e rinj

Shoqata e nxënësve të medresesë Alauddin në Prishtinë mbajti organizimin tanimë tradicional në mirëpritje për nxënësit e rinj.

Siq e do rendi program filloi me leximin e disa ajeteve nga Kur’ani fisnik për të vazhduar me fjalen e rastit nga drejtori Bahri Simnica. Drejtori në fjalën e tij pasi pasi uroi të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor theks të veçantë vuri mbi mirëseardhjen e nxënsve të rinj dhe rëndësinë  e madhe të kësaj periudhe të jetës.

Veq tjerash programi ishte i pasur me Ilahi, monol e poezi por edhe pika humoristike.

Shkolla të gjithë nxënësve iu uron vitin e ri shkollor 2014/2015 duke lutur Allahun të na ndihmojë në suksese.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 20 of 64« First...10...1819202122...304050...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Kyqu në E-mail