Doli numri më i ri i revistës së nxënësve të Medresesë Alauddin në Prishtinë Drita e Kur’anit

Që nga sot revista e nxënësve Drita e Kur’anit  është në duart e lexuesve.  Në këtë numër lexuesi do të ketë mundësinë të informohet për shumë tema interesante, aktivitetet të nxënësve dhe te shkollës, vizitat e kryera brenda dhe jashtëvendit e shumë tjetër.

Vlen të theksohet se, që sa vite falë angazhimit të nxënësve dhe mbështetjes së pakursyer të drejtorisë dhe mësimdhënësve, në çdo vit dalin nga dy numra të kësaj reviste. Ky është numri i 36-të i revistes Drita e Kur’anit.

Për me shumë, ju lexues të dashur mund të shfletoni këtu versionin elektronik të revistës Drita e Kur’anit. Kliko këtu apo mbi foto më poshtë.

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Maturantët e Medresesë Alauddin në Prishtinë përfunduan zyrtarisht leximin e Kur’anit

Në një ceremoni të madhe dhe në prani të shumë familjarëve dhe musafirëvë nga të gjitha anët e Kosovës u zhvillua ceremonia e Hatmes së Kuranit nga maturantët e Medresesë Alauddin në Prishtinë, respektivishte nxenesit e klases se 13 dhe 12.

Në emër të Kryesisë së BIRK-ës të pranishmit I përshëndeti Ahmet Sadriu. Pastaj drejtori i Medresesë Bahri Simnica iu dëshiroj suksese të gjithë nxënësve në studimet e tyre , kurse prindërve iu tha se duhet te jeni krenar për fëmijët tuaj.

Profesorët Ekrem Maqedonci dhe Driton Arifi shpalosen para prindërve kënaqësinë dhe shume momente të mira  që ndanë me nxënësit në orët e Kur’anit  me këta nxënës. Njashtu të pranishme iu drejtuar edhe përfaqësuesi i prindërve dhe kryetari i Shoqatës së nxënësve të Medresesë.

Më pastaj, nxënësit I freskuan të pranishmit me dy ilahi të përgatitura enkas për këtë program, duke kaluar më pastaj në pjesën kryesore të leximit të disa ajeteve secili nxënës nga pjesa e fundit e Kuranit dhe duke e kurorëzua këtë punë madhore me një lutje drejtuar Allahut Fuqiplotë.

Krejt në fund për familjarët dhe nxënësit u shtrua një drekë në restaurantin e Medresesë.

Posted in AktiviteteComments Off

Hatme nga maturantet e Medresesë së Prishtinës

Në ditën e mërkurë të datës 30. prill .2014,  në një atmosferë të mrekullueshme, maturantet e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.

Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese.

Drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes për të pasuar në emër të profesorëve të Kur’anit  fjala e prof. Jakup Çunaku i cili në fjalën e tij në theks vuri Kur’anin dhe vlerën e leximit të tij. Në emër të prindërve foli z. Rrahim Rexha i cili pos falënderoi shkollën për angazimin në edukukimin e brezave në  përgjithësi e të kësaj gjenerate në mënyrë të veqantë.

Ky manifestim vazhdoi me  programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.

Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.

Hatme në këtë vit bënë klasa e 13 dhe e 12 të cilat edhe  janë maturantë të këtij viti shkollor.

Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë  që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

30. Prill.2014

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

U finalizua projekti “Keep Calm and Save Water”

Në amfitetrin e Medresesë Alauddin u mbajt finalja e projektit “Keep Calm and Save Water” projekt ky i nxënësve të kësaj shkolle.

Gara ishte për krijimin e një video sa më kreative që kishte për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve veçanërisht të nxënësve për kursimin e ujit. Ndër të tjera me këtë projekt modest është synuar  zhvillimi i aftësive kreative te nxënësve. Prej të gjitha videove të grumbulluara 10 prej tyre u kualifikuan në finale. Vlerësimin dhe përzgjedhjen e bëri një komision i pavarur dhe profesional. Videot u vlerësuan sipas pikëve prej 1 deri në 10. Për krijimin e videove kushtet kryesore ishin:

  • Të jetë kreative.
  • Të  ketë përmbajtje edukative dhe vetëdijësuese
  • Të jetë origjinale (të mos jetë e kopjuar)

Gara është hapur nga 15 Prill deri më 26 Prill.

Pjesëmarrja në garë ishte individuale.Në këtë projekt nxënësit shfaqën ide nga më të ndryshmet për kursimin e ujit në mënyra te ndryshme.

Pas gjithë kësaj me datë 29 prill nisur nga ora 14:00 u mbajt manifestimi final për këtë projekt.

Programi u hap me fjalët e Allahut xh.sh. pra ajete nga Kur’ani fisnik të cilat I lexoi nxënësi maturant Vesel Sylejmani.

Pas kësaj pasoi fjala  e kryeimamit të BIK-ut z.Sabri Bajgora i cili vuri në theks rëndësinë e ujit dhe domosdoshmërinë  e kursimit të tij. Pastaj moderatorja ftoi për një fjalw rasti drejtorin e shkollës z.Bahri Simnica i cili nxorri në pah vlerat e këtij projekti.

Për idenë, qëllimin dhe rrjedhojën e projektit para audiencës folën Yllka Berisha dhe Erza Begolli nga klasa e 11/3.

Në këtë program të ftuar ishin edhe nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës.

Ky aktivitet u realizua me punën e nxënësve të Medresesë “Alaud-din” në Prishtinë kurse përzgjedhja e tri videove më të mira u bë nga komisioni vlerësues.Pjesë e këtij komisioni ishin Bashkim Zabërgja , Dorlir Kraja dhe Fatos Beqiri.

Gara ishte emocionuese dhe nxënësit treguan vullnet dhe punë të mrekullueshme. Të 10 videot finaliste u shfaqën me radhë dhe në fund u zgjodhën fituesit.

Fituesit e kësaj gare ishin :

  • Vendi i parë : Maliqe Kelmendi,  klasa 10/4
  • Vendi i dytë:  Driton Luma , klasa 12/1
  • Vendi i tretë: Dardan Breznica, klasa 10/1

Në fund të programit u ndanë edhe dhuratat për videot më kreative.

Shkolla për fituesit kishte zgjedhur shpërblimet dhe këtë si në vijim:

  • Për vendin e parë:  Tablet SAMSUNG ,
  • Për vendin e dytë   : Aparat fotografik  digjital
  • Për vendin e tretë   : MP4

Medreseja Alaudin /  Prishtinë, Prill 2014

Posted in AktiviteteComments Off

U përzgjodhën nxënësit më të dalluar në Medresenë Alauddin Prishtinë

Më datën 16 Prill u zgjodhën nxënësit e dalluar në nivel klase dhe shkolle.  Përzgjedhja e tyre erdhi pas sukseseve dhe sjelljeve te dëshmuara gjatë vitit akademik  2013/14.  Me këtë rast drejtoria e shkollës iu ndau mirënjohje dhe nga një dhuratë.

Emrat e nxënësve më të mirë në nivel klase, paralelja e djemve janë:

1. Florent Restelica     10/1
2. Yll Fejziu                      10/2
3. Sead Mehani               11/1
4. Alban Doli                    11/2
5. Lavdim Gërguri       12/1
6. Jasir Krasniqi             12/2
7. Dijetar Guri                 13/1

Nxënësi më i dalluar te paralelja e djemve është  Jusuf Cej.

Emrat e nxënësve më të mira në nivel klase, paralelja e vajzave janë:

1. Zanfina Nebihi          10/3
2. Medina Hoti               10/4
3. Isra Hyseni                 11/3
4. Aldonisa Gashi         11/4
5. Anita Gërguri            12/3
6. Xheneta Kaçiu          13/2

Nxënësja më e dalluar te paralelja e vajzave është Mandeta Kastrati.

Drejtoria e shkollës iu uron të gjithë  nxënësve suksese në mësimet e tyre.

Posted in Aktivitete, Nxënësit e dalluarComments Off

Page 21 of 64« First...10...1920212223...304050...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

September 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Kyqu në E-mail