Medreseja dhuron gjak

Edhe në këtë vit si edhe viteve të tjera nxnëns të medresesë së Prishtinë e me ta edhe pjesë e punonjësve dhuruan vullnetarisht gjak.

Nisur nga fakti tanimë i njohur se me dhurimin e gjakut u ndihmohet atyre që kanë nevojë kjo ndjenjë humaniteti shtyu shumë dhurues vullnetar gjaku të prisnin në radhë për të shprehur këtë humanizëm të tyre në praktikë.

Punëtor të zellshëm e të kujdesshëm nga Qendra Kombëtare për Transufzion të Gjakut ishin të zënë nga paraditja e deri pasdite me marrjen e gjakut që dhuruan nxënës e punëtor të medresesë.

Ky aktivitet humanitar tanimë është tradicional dhe shpresat janë se do të vazhdojë dhe medreseja do të jetë gjithmonë e gatshme  të ndihmojmë në këtë fushë.

Atyre që janë të sëmurë e kanë nevojë për këtë gjak Allahu u ndihmoftë e i shëroftë.

Prishtnë

Mars / 2014

Fotogaleria:

Posted in AktiviteteComments Off

Mbahen garat në Kur’an për nxënësit e medresesë Alauddin

Medreseja e Alauddin e Prishtinës në këtë vit priti ngrohtësisht garuesit për Garat në Kur’an  2014 për nxënësit në nivel shkolle.

Këto gara u zhvilluan në nivel të paraleleve dhe duke shpalosur dijeninë e tyre në lexim të Kur’anit, në  sqarimin të rregullave te Texhvidit dhe në thënie përmendësh  të pjesëve të Kur’anit fisnik.

Prof. Ekrem Maqendonci moderoi në këtë eveniment të cilin edhe e filloi me një hyrje të mrekullueshme duke filluar me falënederim Allahut, salavate pejgamberit a.s. dhe fjalë të bukura për Kur’anin dhe vlerën e tij.

Komisioni vlerësues i përbërë nga katër anëtarë, në krye te komisionit ishte Kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajagra, Jakup Çunaku mësimdhënës i Kur’anit nga Medresesë amë,  Almedin Ejupi mësimdhënës në paralelen e ndarë fizike në Prizren dhe Mustafë Hajdari mësimdhënës nga paraleleja e ndarë fizike në Gjilan.

Fillimisht me në emër të Kryesisë së BIRT-s  uroj këto gara Sabri ef. Bajgora i cili vuri në pah rënëdësinë e Kur’anit fisnik dhe vlerën e këtyre garave si rrjedhojë.   Më pastaj moderatori ftoi drejtorin  e Medresesë Bahri ef. Simnicën për  një fjalim dhe të i shpall Garat të hapura zyrtarisht.

Garat filluan me klasat e 11-ta, dy nga Prishtina, një nga Prizreni dhe një nga Gjilani, duke vazhduar me ato të 12-tat dhe duke përfunduar me ato të 13-tat.

Gara ishte emocionale dhe me të vërtetë dolën në pah përgatitje e jashtëzakonshme të nxënësve dhe punën që po medreseja po bën me këta nxënës në të gjitha fushat.

Në fund komisioni vlerësues shpalli edhe fituesit e këtyre garave e që ishin:

Viti 11:

Vendi i parë: 11/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 11/1 Prishtinë

Vendi i tretë: 11/ Gjilan

Vend i katërt: 11/ Prizren

Viti  12

Vendi i parë: 12/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 12/ Gjilan

Vendi i tretë: 12/1  Prishtinë

Vend i katërt: 12/ Prizren

Viti  13

Vendi i parë: 13/ Gjilan

Vendi i dytë: 13/ Prishtinë

Vendi i tretë: 13/  Prizren

Në fund të garave drejtoria iu ndau të gjitha fituesëve dhe garuesëve dhurata dhe mirënjohje.  Krejt në fund, në restaurantin e shkollës  u shtrua një drekë për të gjithë nxënëset dhe profesorët.

Medreseja Alauddin

Prill, Prishtinë 2014

Në vijim FOTOGALERIA:

Posted in AktiviteteComments Off

U mbajtën garat e Kur’anit për nxënëset e Medresesë Alauddin

Në një atmosferë të mirë filluan Garat e Kur’anit  2014 për nxënëset e Medresesë  Alauddin të Prishtinës dhe paraleles së saj të ndarë  fizike në Prizren.   Amfiteatri ishte  i paraleles në Prizren ishte  përgatitë  për pritjen dhe fillim e këtyre garave.  Nxënëset e Medresesë amë në Prishtinë më autobus udhëtuan drejt Prizrenit dhe garat filluan në ora 10.

Këto gara u zhvilluan në nivel të paralelëve dhe duke shpalosur dijeninë e tyre në lexim të Kur’anit, në  sqarimin të rregullave te Texhvidit dhe në thënie përmendësh  të pjesëve të Kur’anit.

Komisioni vlerësues i përbërë nga tre anëtarë, në krye te komisionit ishte Kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajagra, Driton ef. Arifi mësimdhënës i Kur’anit nga Medresesë amë dhe Almedin Ejupi mësimdhënës në paralelen e ndarë fizike në Prizren.

Fillimisht me një fjalim mirëseardhje iu drejtua koordinatori i paraleles së ndarë fizike në Prizren Rexhat ef. Mexhiti, ku më pastaj në emër të Kryesisë së BIRT-s  uroj këto gara Sabri ef. Bajgora.  Më pastaj moderatori, Ramadan ef. Uka, ftoi drejtor e Medresesë Bahri ef. Simnicën për  një fjalim dhe të i shpall Garat të hapura zyrtarisht.

Garat filluan me klasat e 11-ta, dy nga Prishtina dhe një nga Prizreni, duke vazhduar me ato të 12-tat dhe duke përfunduar me ato të 13-tat.

Në fund komisioni vlerësues shpalli edhe fitueset e këtyre garave e që ishin:

Viti 11:

Vendi i parë: 11/4 Prishtinë

Vendi i dytë: 11/2 Prizren

Vend i tretë: 11/3 Prishtinë

Viti i 12

Vendi i parë: 12/3 Prishtinë

Vendi i dytë: 12/2 Prizren

Viti i 13

Vendi i parë: 13/2 Prishtinë

Vendi i dytë: 13/2 Prizren

Në fund të garave drejtoria iu ndau të gjitha fitueseve dhe garuesve dhurata dhe mirënjohje.  Krejt në fund, në restaurantin e paraleles në Prizren  u shtrua një drekë për të gjithë nxënëset dhe profesorët.

Medreseja Alauddin

Mars, Prishtinë 2014

Posted in AktiviteteComments Off

Valbona Asllani

Emri dhe mbiemri: Valbona Asllani
Data e lindjes: 02.11. 1986
Vendi i lindjes: Prishtinë
Shkollimi: Shkollën fillore ”Nëna Terezë” në fshatin Sharban – Komuna e Prishtinës.
Mësimet i vazhdoi në Medresenë e mesme “Alaud-din” në Prishtine 2001-2005.
Studimet universitare i vazhdoi në Siri duke filluar me institutin e gjuhës arabe gjatë vitit akademik 2005-2006.

Pastaj studimet e rregullta universitare i vazhdoi në Damask, në  institutin ”El-Fet’h- Elislamij” në Fakultetin e Sheriatit gjatë viteve 2006-2010.

Gjatë kohës së studimeve , saktësishtë në vitin 2010 , arriti ta marr edhe ‘’ixhazen’’ e Kuranit Kerim (për mësim-lexim), me sened deri te Pejgamberi a.s. në rivajetin e Hafsit an Asim, rivajet I cili mësohet dhe lexohet tek ne në Kosovë.

Është duke përfunduar kursin për kompjuter ECDL – Europen Computer Driving Licence MASH\ AUK.

Prej shtatorit të vitit 2013 punon si profesoresh ne Medresen e mesme ‘’Alaud-din’’ në Prishtinë.

 

Posted in PedagogëtComments Off

Ese “Sa afër,sa larg!” – Anita GËRGURI

Posted in VideoComments Off

Page 22 of 64« First...10...2021222324...304050...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail