Me prof. Driton Arifin medresesë i shtohet edhe një magjistër i shkencave

Në Universitetin e HapurAmerikan – Dega ne Kairo , prof Driton Arifi  mbrojti  titullin e magjistraturës në lëmin e Jurisprudencës-fikhut islam

“ Imam Zufer Ibn Hudhejli , mendimet e tij ekskluzive dhe divergjente ndaj  Imam Ebu Hanifës në kapitullin e namazitdhezekatit- studim krahasues në katër shkollatjuridike-medh’hebet”  ishte tema me të cilën prof Dritoni mbrojti këtë gradë shkencore.

Mbrojtja e temës u bë përpara komisionit të përbërë nga :

  1. Prof. Dr. Muhamed Nebil Ganaim , professor i Sheriatit islamik në Fakultetin e Shkencave (Darul-Ulum) Universitetin e Kairos.                         Mentor.
  2. Prof. Dr. Ibrahim Abdurr-rrahim, professor i sheriatit islamik , poashtu në Fakultetin e Shkencave(Darul-Ulum) , Universiteti I Kairos. Anëtar
  3. Prof. Dr. SabriAbdurr-rreuf , professor I  Fikhut Komperativ , Fakultetit të Sheriatit , nëUniversitetin e Az’harit.                                                 Anëtar

Pas diskutimeve dhe analizave puna e kandidatit në fjalë u vlerësua me notë të shkëlqyeshme.

Medrseja Alaudin punëtorit të saj i uron për titullin e ri duke lutur Allahun për të dhe për të gjithë të tjerët të kenë suksese të mëtejshme nga të cilat do të kenë dobi të gjithë.

Janar 2014

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Shënohet mevludi me hoxhë Ilaz ef. Rrahmanin

Në një ambient të bukur dhe atraktiv në medresenë Alauddin u shënua manifesitmi i mevludit-ditëlindjes e të dashurit tonë Muhamedit a.s..

Programi u hap me ashere nga Kur’ani fisnik të cilën e këndoi nxënësi maturant Vesel Sulejmani.

Me fjalë rasti u paraqit drejtori Bahri Simnica i cili pasi falënderoi nxënësit dhe kujdestarin për këtë organizim në mënyrë të veqantë falënderoi hoxhën musafir Ilaz ef. Rrahmanin. Drejtori në fjalën e tij theks të veqantë i dha karrierës së bujshme të hoxhës dhe aktivitetetve të tij të shumta në thirrje-davet.

Pas disa ilahive e monologjeve fjala kryesore ishte për këtë musafir të nderuar i cili  pa dyshim se ishte freskia dhe kënaqësia më e madhe e këtij programi.

Mulla Ilazi në dersin e tij për pejgamberin a.s. theksoi shumë fakte me të cilat argumentoi se Muhamedi a.s. duhet të jetë shëmbëlltyrë për të gjithë ne dhe se në pasimin e tij është shpëtimi ynë. Ai takimin e tij me ne e përfundoi me një poezi të mrekullueshme me të cilën i kënaqi dhe fascionoi të gjithë. Hoxha ishte shumë aktiv dhe energjik anipse në moshë të shtyer saktësisht 90 vjet.

Ai nga nxënësit u nda me këshillën që të i ndëgjojnë dhe respektojnë mësuesit e tyre dhe të shfrytëzojnë kohën maksimalisht.

Shkolla falënderon mulla Ilazin për kohën dhe kontributin e tij për nxënësit e shkollës sonë.

16.01.2014

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja Alauddin shënon ‘Ditën Botërore të Tolerancës’

Në amfiteatrin e bukur të medresesë me  një program të pasur medreseja Alauddin shënoi ditën botërore të tolerancës.

Projekti i  kishte për qëllim të promovonte  tolerance në Medrese duke ofruar shprehje praktike të saj dhe duke tejkaluar kështu fjalimet  që zakonisht bëhen. Ideja dhe raelizimi i këtij projekti u bë nga paraletja e vajzave të medresesë së Prishtinës.

E veçanta e këtij programi ishin mysafiret.  Të ftuarat ishin nga subjekte politike, nga fusha te ndryshme te artit, nga shkollat e Mesme  të Prishtinës, organizatat joqeveritare dhe nga komunitetet fetare.

Me të hyrë në ambientin e shkollës të ftuarat u pritën nga vajzat me veshje kombëtare. Derisa të ftuarat u akomoduan,programi filloi.

Siç e do rendi programi filloi me lexim Kurani nga nxënësja Nedrete Ahmedi . Më pas nga prezentueset e programit u ftua Prof.Shahë Memishi të përshëndes dhe falënderoj mysafiret për prezencën e tyre dhe punën e palodhur të vajzave gjatë realizimit të këtij evenimenti.

Koha ishte e një fjalimi vedijësues të cilin me nder ëe mbajti një përfaqësuese e Instuticioneve Shtetërore,Kapitenja e Policisë së Kosovës Znj.Tahire Haxholli. Fjalën më pas e mori Dr.Natyre Agani e cila ligjërimin e saj për Tolernacën në përgjithësi e bëri mjaft atrativ. Me fjalë rasti u paraqit  edhe  znj. Labinote Demi anëtare e parlamentit të Kosovës dhe pas saj vijoi një fjalim i këndshëm nga përfaqesues të  Komuniteti Katolik të Kosovës.

Më pas vijuan pikat e ndryshme, rej te gjithave rëndësi të veçant ishin dy pjesët teatrale që për qëllim kishin Tolerancen ndëretnike. Gjithashtu edhe videoja e përgatitur nga ideatoret e evenimetit, që kishte për qëllim mesazhin për prindërit, të ia mësonin fëmijëve të tyre Tolerancën. Dhe kakrakteristika e këtij evenimenti ishte pika e fundit, recitali në gjuhë të ndryshme, por të cilat kishin qëllim të njëjtë, promovimin e tolerancës.

 

Pas përfundimit të të gjitha pikave, nga prezentueset u bë e ditur se Drejtoria e Shkollës për nder të mysafireve kishte përgatitur një koktej i shoqëruar me ekspozitë të punuar nga vajzat e shkollës. Gjatë koktejit pati biseda te ndryshme te cilat përafronin çdo njeri. Dhe mund të themi se programi ia arriti qëllimit te tij ‘Tolerancës’.

 

Vlen të përmendet se ideatoret e këtij evenimeti ishin: Aldonisa Gashi dhe Xheneta Bytyqi nga klasa 12/4, të cilat përzemërsisht falenderojnë  drejtorinë e e Medreses dhe  të gjithë stafin arsimorë për përkrahjen dhe ndihmën e palodhshme që ofruan.

 

Në fund do të donim që secili prej nesh të kishte pak ngjyrim tolerance në karakterin e vet, mesazh nga Medreseja.

Prishtinë

Tetor, 2014

Posted in AktiviteteComments Off

Ali Dragusha

Ali

 

 

 

 

 

 

 

Emri dhe mbiemri:   Ali Dragusha

Datëlindja:               20/03/1976

Vendlindja:              Bardh i Madh

Edukimi :

  • Shkolla fillore “Zejnel Salihu” Bardh i Madh 1982-1990
  • Shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” Prishtinë 1990-1994
  • Fakulteti:  FSHMN Dep. I Biologjisë në UP    1995-2001
  • Master: Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit në UP    2005-2008
  • PhD Kandidat në programin Biologji e organizmave dhe ekologji në UP   2014

Përvoja e punës:

  • Profesor i biologjisë në SHMT “Minatori” Bardh i Madh (1999-2000)
  • Arsimtarë i biologjisë Në SHFMU “Zejnel Salihu” Bardh i M. (2000-)
  • Profesor i biologjisë në MM “Alaudin”    Prishtinë  (2013-)

Trajnimet:

  • Mësimdhënia me nxënësin në qendër KEDP
  • Strategji të reja të mësimdhënies dhe të  nxënit në lëndën e Biologjisë   Tempus
  • European Computer Driving Licence-ECDL MASHT /AUK Prishtinë
  • Vlerësimi për të nxënit GIZ Prishtinë

 

Anëtarë dhe bashkëthemelues:

  • OJQ-ambientaliste -Biosfera   Fushë Kosovë

 

Posted in PedagogëtComments Off

Fexhrije Simnica-Ismaili

10818850_10204066659919550_115602948_n

 

 

 

 

 

 

 

Emri dhe mbiemri  Fexhrije Simnica- Ismaili

Pregaditja shkollore

  •  Shkollen  fillore ‘Zejnel Salihu’ ne Bardh te Madh  1989-1997
  •  Shkollen e mesme ‘ Alauddin ‘ ne Prishtie  1997 – 2001
  • Universiteti i Prishtinës, Shkolla e larte Pedagogjike, Fizik-Kimi, Balchelor  2001/2002-2004-2005
  • Universiteti i Prishtinës, FAKKULTETI I EDUKIMIT, Drejtimi  FIZIK – KIMI

Prej dates 2003 deri ne  2007 ne shkollen e mesme ‘Alauddin ‘ ne Prishtine mesimedhenese e lendes Fizik dhe Kimi . Nga viti 2013- vazhdon

 

 

Posted in PedagogëtComments Off

Page 23 of 64« First...10...2122232425...304050...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail