Aktivitet në lëndën e gjuhës angleze

Klasa 12/1 javën e kaluar ishte pjesë e një ore të vecantë në lëndën e gjuhës angleze. Profesori i lëndës dhe nxënësit për një orë mësimore, përmes ushtrimeve, diskutimeve, debatit dhe punës në grupe, provuan kapacitetet rreth cështjeve që kanë të bëjnë me të rinjtë, me temën: The Youth – Rinia.

Aktivitetet në lëndë të ndryshme në shkollën tonë, të karakterit ekstra-kurikul janë mjaft të shpeshta dhe mirëpriten mjaft mirë nga ana e nxënësve.

Edhe në këtë aktivitet nxënësit demonstruan shkathtësitë, fuqinë dhe elanin e tyre duke i dhënë orës gjallëri e freski të vecantë.

Në këtë aktivitet pati edhe të ftuar të tjerë dhe profesorë të lëndëve të tjera në medrese.

Ora e mbajtur është cilësuar si përgatitore, ndërsa implementimi dhe realizimi i plotë në formë prezantimesh do të bëhet në Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

Posted in AktiviteteComments Off

Panoja e maturanteve; gjenerata e 12-të

Maturantet sapo kane pergatitur panon. Kjo është gjenerata e 12-të  që përfundoi me sukses shkollimin në Medresen e Mesme Alauddin. Të gjitha këto nxënëse kanë ndjekur mësim gjatë vitëve 2009-2013.

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja zë vendin e parë garën “VRAPIMI I KRENARISË”

Medreseja zë vendin e parë garën  “VRAPIMI I KRENARISË”

Në  garën në vrapim të organizaur nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së dhe Shoqata e Pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor, të emërtuar “Vrapimi i Krenarisë” , Medreseja Alauddin e Prishtinës zuri vendin e parë.

Gara u zhvillura në mes nxënësve të shkollava të mesme, të ndara në dy grupe.

Grupi i pare në disiplinën 1200 m në mes klasëve të 12-ta dhe 13-ta dhe

grupi i dytë  në disiplinën 1000 m në mes klasëve të 10-ta dhe 11-ta.

Nxënësi Dehir Kelmendi nga klasa 12 1 ishte i pari në grupin e tij. Kjo fitore e tij flet për nivelin e përgatitjes fizike të nxenësve të shkollës sonë.

Medreseja në këtë garë rrëmbeu edhe vendin e tretë në grupin e dytë, fitore kjo të cilën shkollës sonë i solli nxënësi Liridon Hoxha nga klasa 11 1 .

Drejtoria përgëzon nxënësit për fitorën dhe u  uron suksese të mëtutjeshme.

Prill 2013 / Prishitnë

Posted in AktiviteteComments Off

Të gjithë në Prizren!

Në paralelen e ndarë fizike të Medresesë Alaudin në Prizren, sot u mbajtën garat e diturisë për paralelet e djemve.

Në ambientet e bukura të auditoriumit të shkollës, nxënësit e paraleleve të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit garuan në lëndë fetare, shkencore dhe ato të gjuhës.

Gara ishte vërtet e fortë deri ne fund, ndërsa nxënësve dhe profesorëve prezentë iu dhuruan momente të këndshme të shpalosjes së dijes.

Garat e diturisë organizohen për çdo vit në shkollën tonë dhe kanë për qëllim inkurajimin dhe motivimin e nxënësve në rrugën e gjatë drejt diturisë.

Sot, nxënësit garues u vlerësuan nga juria e përbërë nga Kryeimami i Republikës së Kosovës, z. Sabri Bajgora, prof. Muhamed Dërmaku (Gjilan), prof. Almedin Ejupi (Prizren), dhe prof. Ekrem Maqedonci (Prishtinë).

Për rrjedhën e tërë garës u përkujdesën moderatorët prof. Jakup Çunaku (garat e vajzave) dhe prof. Vahid Haxhiu (garat e djemve).

Gara e paraleleve të djemve:

Klasa e 101 Prishtinë – Vendi i Parë

Klasa e 101 Gjilan- Vendi i Dytë

Klasa e 101 Prizren- Vendi i Tretë

Klasa e 102 Prishtinë – Vendi i Katërt


Klasa e 111 Prishtinë – Vendi i Parë

Klasa e 111 Gjilan – Vendi i Dytë

Klasa e 112 Prishtinë – Vendi i Tretë

Klasa e 111 Prizren – Vendi i Katërt


Klasa e 121 Prishtinë – Vendi i Parë

Klasa e 122 Prishtinë – Vendi i Dytë

Klasa e 121 Gjilan – Vendi i Tretë

Klasa e 121 Prizren – Vendi i Katërt


Klasa e 131 Gjilan – Vendi i Parë

Klasa e 131 Prishtinë – Vendi i Dytë

Klasa e 131 Prizren – Vendi i Tretë

Në fund të garës drejtoria e shkollës shpërbleu nxënësit fitues me Mirënjohje dhe stimulime materiale.

Drejtoria falënderon të gjithë profesorët dhe nxënësit për organizimin e kuizit.

Përpara, vetëm me dije!

——————————–

Foto galeria:

Posted in AktiviteteComments Off

Mbahen garat e diturisë për paralelet e vajzave

Më 01.03.2013 në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë u zhvilluan garat e diturisë, Mars 2013, me moton  PËRPARA, VETËM ME DIJE, gara të cilat tanimë janë bërë tradicionale në Medrese.

Përgatitjet për garë janë bërë për katër muaj rresht, të organizuara nga Komisioni Organizativ i përbërë prej anëtarëve, si dhe të mbikëqyrura nga drejtoria e Medresesë. Materialet dhe të gjitha informacionet për garë ju ofruan nxënëseve në pjesën e dytë të dhjetorit të vitit 2012.

Në garë morën pjesë paralelet e vajzave nga shkolla amë këtu në Prishtinë dhe ato nga paralelja e ndarë fizike në Prizren. Është me interes të theksohet se nxënëset i morën garat tepër seriozisht dhe garuan ndershmërisht, kështuqë edhe juria e përbërë prej prof. Sabri Bajgora – përfaqësues nga Kryesia, Almedin Ejupi – nga paralelja e Prizrenit – dhe Hatixhe Jashanica nga shkolla amë e patën tepër të vështirë të ndajnë drejtësinë dhe të shpallin vendet e fituara. Komisioni Organizativ i Garës u është mirënjohës të gjitha garueseve për angazhimin dhe seriozitetin e treguar dhe u shpreh falënderim.

Garat u zhvilluan në njohuri të gjuhëve shqipe, arabe dhe angleze, pastaj në lëndë fetare dhe jofetare, sipas nivelit të klasëve. Pas një gare tejet dinamike dhe të fortë juria shpalli fituese:

Klasat e 10-ta:

–  Klasa e 102 – Prizren          -Vendi i Parë

–  Klasa e 103 -  Prishtinë      -Vendi i Dytë

–  Klasa e 104 -  Prishtinë       -Vendi i Tretë.

Klasat e 11-ta:

–  Klasa e 113 -  Prishtinë          Vendi i Parë

–  Klasa e 112 –   Prizren              Vendi i Dytë.

Klasat e 12-ta:

–  Klasa e 123 -  Prishtinë          Vendi i Parë

–  Klasa e 122 –   Prizren              Vendi i Dytë.

Klasat e 13-ta:

–  Klasa e 132 -  Prizren               Vendi i Parë

–  Klasa e 132 –   Prishtinë           Vendi i Dytë

Më 04.03.2013   zhvillohen garat e paraleleve të djemve në Prizren

Prishtinë                                                                                                                                         Fadil Hasani

03.03.2013                                                                                                                    Kryetar i Këshillit Organizativ

– – – – – – – – – – – – – –

Foto galeria:

Posted in AktiviteteComments Off

Page 28 of 64« First...1020...2627282930...405060...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail