Nxënësit e medresesë dhurojnë gjak

Nxënësit e medresesë së mesme Aluddin në Prishtinë edhe njëherë treguan praktikisht humanizmin e tyre. Kësaj radhe ata dhuruan vullnetarisht gjak.

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut ishte të enjten në shkollën tonë me që rast shumë nxënës  e nxënëse por edhe pjesë nga stafi i shkollës dhuruan gjak me bindjen se duke dhënë gjak ata ndihmojnë ata që kanë nevojë.

Dhënia vullnetare e gjakut tanimë në shkollën tonë është tradicionale. Lusim Allahun që këtë gjest human ta llogarisë në mesin e të mirave të të gjithë atyre që morën pjesë në këtë humanizëm.

Posted in AktiviteteComments Off

Mundësi shkollimi njëvjeçar në SHBA

Para nxënësve të Medresesë së Mesme Alauddin në Prishtinë, Ambasada e SHBA – së në Kosovë bëri një prezantim rreth mundësive të nxënësve Kosovarë për të ndjekur për një vitin shkollor mësimet në ndonjë prej shkollave të mesme amerikane. Përfaqësuesja e ambasadës , znj. Jennifer Washeleski dhe asistentja e saj znj. Remzije Potoku i njoftuan nxënësit e shkollës sonë në hollësi për kushtet dhe mënyrën e aplikimit.

KYEP është program shkëmbimi për të rinjtë e Kosovës i cili për cdo vit përzgjedh nxënës të suksesshëm,  të talentuar dhe me vullnet shërbimi në komunitet, për studim njëvjeqar në SHBA.

Shkurt / 2013

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Edhe një fitore e radhës në gara ndërkombëtare

Medreseja e mesme Alauddin në këtë muaj mori pjesë në garat e leximit të Kur’anit fisnik që këtë muaj u mbajtën në Stamboll të Turqisë.

Shkolla jonë në këtë garë u përfaqësua nga tre nxënës një nga Prishtina, një nga paralelja e Prizrenit dhe një nga ajo e Gjilanit.

Në këtë garë merrnin pjesë më shumë se 60 shtete dhe gara ishte me kandidatë shumë serioz dhe të fortë. Kjo garë kishte karakter kualifikimi për raundin final që do të mbahet më vonë.

Falë përgatitjes dhe punës së të gjithëve nxënësi i medresesë së Prishtinës Egzon Ibrahimi arriti të kualifikohet në mesin e 10 lexuesve më të mirë për të vazhduar në garën finale që do të mbahet në muajin prill të këtij viti.

Drejtoria uron nxënësin, profesorin e Kur’anit dhe të gjithë ata që punuan dhe punojnë që ky sukses të arrihet.

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve.

Fotogaleria:

Posted in AktiviteteComments Off

Medresantët manifestojnë ditën e mevludit

Në një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë të shoqëruar me elemente tradicionale mederesantët e Prishtinës manifestuan ditën e lindjes së më të nderuarit pejgamber Muhamedit a.s..

Këtë program kësaj here shumë të veçantë e bënë dy mysafirët e nderuar, hoxhallarët veteran mulla Asllan Murati nga Mitorvica dhe mulla Ferat Gërguri nga Vushtrria.

Programi siç e do rendi filloi ajete nga Kur’ani fisnik të cilat i lexoi nxënësi Vesel Sylejmani. Programi vazhdoi me një ilahi nga Egzon Ibrahimi e pastaj erdhi koha që nxënësit të kënaqeshin me ligjëratën kushtuar Muhamedit a.s.,  të cilën më shumë pasion dhe mjeshtri e ligjëroi hoxhë Asllan Murati.

Me një monolog u paraqit mjeshtri i kësaj pune Aid Musliu.

Pjesa shumë interesante ishte momenti kur në amfiteatër u paraqitën me pjesë nga mevludi hoxhë Ferat Gërguri dhe nxënsësi Egzon Ibrahimi të cilën sollën momente të paharruara për pjesëmarrësit.

Medreseja falënderon mysafirët që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre duke e lutur Allahun xh.sh. që atyre të iu japë jetë të gjatë e të shëndetshme.

FOTO GALERIA:

Posted in AktiviteteComments Off

Nxëxëset e medresesë shënojnë ditën e mevludit

Me rastin e shënimit te ditëlindjes se Krijesës më të dashur të Allahut, Muhamedit a.s me datën 28.01.2013 paralelja e vajzave organizoi një program modest por shume domethënës për secilën prej nesh. Njëkohësisht ky është programi i pare i mbajtur në amfiteatrin e ri të ndërtuar enkas për vajza ku nxënëset patën mundësi te paraqesin para masës ilahi, vargje e sllajde kushtuar Muhamedit a.s.

Ishte kënaqësi dhe privilegj që për ne te na ligjëroi Valbona Maqedonci e cila mund te themi pa hamendje se është shembulli me i mire për çdo femër muslimane.

Falënderojmë drejtorinë për përkrahjen dhe mbështetjen që bën për kërkesat tona.

Shpresojmë që në të ardhmen do të kemi edhe shumë aktivitete te tjera.

Foto galeria

Posted in AktiviteteComments Off

Page 29 of 64« First...1020...2728293031...405060...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2019
M T W T F S S
« Jun    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Kyqu në E-mail