Medresantët manifestojnë ditën e mevludit

Në një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë të shoqëruar me elemente tradicionale mederesantët e Prishtinës manifestuan ditën e lindjes së më të nderuarit pejgamber Muhamedit a.s..

Këtë program kësaj here shumë të veçantë e bënë dy mysafirët e nderuar, hoxhallarët veteran mulla Asllan Murati nga Mitorvica dhe mulla Ferat Gërguri nga Vushtrria.

Programi siç e do rendi filloi ajete nga Kur’ani fisnik të cilat i lexoi nxënësi Vesel Sylejmani. Programi vazhdoi me një ilahi nga Egzon Ibrahimi e pastaj erdhi koha që nxënësit të kënaqeshin me ligjëratën kushtuar Muhamedit a.s.,  të cilën më shumë pasion dhe mjeshtri e ligjëroi hoxhë Asllan Murati.

Me një monolog u paraqit mjeshtri i kësaj pune Aid Musliu.

Pjesa shumë interesante ishte momenti kur në amfiteatër u paraqitën me pjesë nga mevludi hoxhë Ferat Gërguri dhe nxënsësi Egzon Ibrahimi të cilën sollën momente të paharruara për pjesëmarrësit.

Medreseja falënderon mysafirët që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre duke e lutur Allahun xh.sh. që atyre të iu japë jetë të gjatë e të shëndetshme.

FOTO GALERIA:

Posted in AktiviteteComments Off

Nxëxëset e medresesë shënojnë ditën e mevludit

Me rastin e shënimit te ditëlindjes se Krijesës më të dashur të Allahut, Muhamedit a.s me datën 28.01.2013 paralelja e vajzave organizoi një program modest por shume domethënës për secilën prej nesh. Njëkohësisht ky është programi i pare i mbajtur në amfiteatrin e ri të ndërtuar enkas për vajza ku nxënëset patën mundësi te paraqesin para masës ilahi, vargje e sllajde kushtuar Muhamedit a.s.

Ishte kënaqësi dhe privilegj që për ne te na ligjëroi Valbona Maqedonci e cila mund te themi pa hamendje se është shembulli me i mire për çdo femër muslimane.

Falënderojmë drejtorinë për përkrahjen dhe mbështetjen që bën për kërkesat tona.

Shpresojmë që në të ardhmen do të kemi edhe shumë aktivitete te tjera.

Foto galeria

Posted in AktiviteteComments Off

Doli revista e nxenesve “Drita e Kur’anit”

Doli ne shtyp revista e nxenesve te Medresese se Mesme Alauddin ne Prishtine , ne te cilen mund te gjeni shume artikuj te larmishem  dhe shume informata per dhe rreth Medresese. Per me shume kliko ketu ose ne foto.

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Mbahet manifestimi: “Medresja Alauddin në 100 vjetorin e pavarësisë”

Me rastin e 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Medreseja Alauddin organizoi një manifestim të pasur.

Me këtë rast pos shënimit të manifestimit të lartpërmendur, Medreseja nderoi familjet e medresantëve dëshmorë me mirënjohje dhe DEKORATËN “SHËHIDËT MEDRESANTË”, por edhe musafirë të tjerë.

Të ftuar në këtë manifestim ishin përfaqësues të institucioneve, familjet e dëshmorëve,  ambasada, drejtor shkollash, e organizata të ndryshme.

Programi filloi me intonimin e himit kombëtar dhe atë të Kosovës dhe pjesë nga Kur’ani Fisnik.

Programin me fjalimin e tij e hapi drejtori Bahri Simnica i cili shpalosi një historik të shkurtër të medresesë dhe kontributi i saj në lirinë e vendit.

Myftiu Mr. Naim Tërnava veq fjalëve për medresenë dhe kontributin e saj si shtëpi e Zotit dhe Kombit, në theks vuri rolin e hoxhollarëve në lirinë e vendit.

Me fjalë rasti u paraqitën edhe përfaqësues nga DKA Prishtinë dhe përfaqësues i familjeve të medresantëve dëshmorë.

Ne këtë program u përurua libri i Bashkësisë Islame “Imamët shehidë-dëshmorë”, kumtesën e së cilës e lexoi z. Ramadan Shkodra.

Programi vazhdoi me program artistik të përbërë nga poezi, ese e ilahi.

Pjesa e programit vazhdoi me shpërndarjen e dekoratave, mirënjohjeve e dhuratave për familjet e dëshmorëve. .

Nga medreseja familja Jasharaj u nderua me Dekoratën “Shehidët Medresantë” të cilën e pranoi z. Rifat Jashari. Me mirënjohje e dekoratë u nderua Myftiu Mr. Naim Tërnava për kontributin e tij në këtë drejtim.

Pas dekoratave dhe mirënjohjeve u shpalos pllakati në të cili janë të shënuar emrat e shehidëve medresantë. Atë e shpalosi z. Rifat Jashari dhe mr. Naim Tërnava.

Pas programit për musafirët u shtrua drekë.

Në vijim fotogaleria:

Posted in AktiviteteComments Off

U mbajt takimi me prindë

Në lokalet e Medresesë  së mesme Alauddin në Prishtinë  u mbajt takimi më prindër  më qëllim të diskutimit  rreth procesit mësimor dhe angazhimit të nxënësve në mësim.

Prindërit  me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i shkollës , i cili pasi përshëndeti dhe iu uroj mirëseardhje ndot tjera vëri në theks:  pjesë e suksesit të shkollë sonë jeni edhe ju që na mbështetni dhe bashkëpunim korrekt me ne. Ne së bashku me gjithë stafin edukativo-arsimorë po edhe atë teknik jemi të angazhuar  shumë në mënyrë që fëmijët Tuaj të kenë kushte dhe mundësi më të mira në nxënie të dijes.

Kurse më pas,  të gjithë kujdestarët e klasave i ftuan prindër në klasa për diskutuar më për së afërmi për ecurinë e procesit mësimor dhe  sfidat që kanë pranë tyre.

Vlen të theksohet se, për të gjithë prindër u shtrua një drekë në restuarantin e Medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 30 of 64« First...1020...2829303132...405060...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail