Ilahija e kenduar nga nxënësi Egzon Ibrahimi. Në këtë grup ishin edhe nx. Sumeja Hashani, nx. Gentiana Sadiku dhe nx. Xhevdet Rizahu.
Posted on 23 June 2012.
Ilahija e kenduar nga nxënësi Egzon Ibrahimi. Në këtë grup ishin edhe nx. Sumeja Hashani, nx. Gentiana Sadiku dhe nx. Xhevdet Rizahu.
Posted in VideoComments Off
Posted on 08 June 2012.
Më 7 qershor 2012, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti përfaqësuesit e Medresesë së mesme” Alaudin” të Prishtinës që prezantuan Kosovën në konkursin ndërkombëtar për njohurit në gjuhën arabe, që u mbajt në Bursa të Turqisë.
Myftiu pasi i përgëzoj nxënësit dhe profesorët për rezultatet e arritura në Turqi.”Ju me punën tuaj, me rezultatet tuaj, me pranin tuaj në Turqi në një garë ndërkombëtare keni përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze medresenë dhe Kosovën dhe popullin tonë”-tha ndër te tjerat Myftiu Tërnava.
Suksesi i juaj është, është sukses i të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i tërën Kosovës. Kryesia e BIK dhe unë si myftiu ju përgëzoj dhe do ju mbështes në çdo aktivitet të juaj- u tha myftiu Tërnava, përfaqësuesve të Medresesë.
Përfaqësuesi e medresesë të prirë nga profesori Fadin Hasan falënderuan Myftiun për pritjen , për përkrahen dhe mbështetjen që u ka dhënë./www.bislame.net
Posted in AktiviteteComments Off
Posted on 07 June 2012.
Më 05.06.2012 në ambientet e amfiteatrit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë u bë promovimi i librit të parë autorial me poezi dhe prozë nga nxënësja e klasës së parë Anita Gërguri i titulluar “Ti mos u Largo…”, të cilin e botoi Medreseja.
Redaktori z. Rrustem Gërguri foli për librin në fjalë i cili me këtë rast tha “Si prej Allahut porositur erdhi kjo krijesë e re në moshë, e pjekur në meditime dhe kurajuese në këshilla e sugjerime, poetesha e çiltër në shpirt sa edhe në varg –Anita R. Gërguri….-Ti mos u largo…libër i parë i saj, me krijime vargjesh të cilat janë përplot domethënie jete, shprese, besimi, frike dhe lutjen kërkesa të moshës dhe përvojës që ka përpara…”
Me një fjalim inkurajues dhe mbështetës për fjalën e shkruar u paraqit drejtori i shkollës z. Bahri Simnica, i cili premtoi si do të boton çdo libër me vlerë që vjen nga nxënësit e shkollës. Jemi krenarë që shkolla e jonë ka kësi talent në fushën e krijimtarisë.
Prindi i Anitës, z. Remzi Gërguri falënderoi drejtorin, redaktorin dhe të gjithë ata që e mbështetën bijën e tij për të pa dritën e botimit ky libër. Pastaj pati një fjalë rasti dhe përshëndetje edhe nga z. Eset Çerimi, mësuesi i parë fetar i Anitës.
Kujdestari i klasës së Anitës z. Fadil Hasani pasi që përshëndeti të pranishmit dhe i uroi Anitës për botimin e librit të parë ndër të tjera tha: “Kemi hyrë në dekadën e shtatë të themelimit të Medresesë dhe me kalimin e viteve kësaj i shtohet nami dhe vlera. Rezultatet e saj sa vijnë dhe shtohen. Ato i ndien çdo qytetar Kosovës, por edhe jashtë saj, pra frytet e saja i vjelin të gjithë shqiptarët edhe jashtë Kosovës kudo që jetojnë në trojet e tyre etnike e madje edhe gjithandej në diasporë. Medreseja radhitë rezultatet dhe ato nuk kanë të ndalur. Sa fiton në një garë evropiane në Këndim të Kur’anit në Kroaci, kërcen në piedestal në garën tjetër në Turqi të mbajtur me 17 Maj, në garën e tretë ndërkombëtare në gjuhën arabe ku fiton 2 vende të para dhe një të dytë, nga gjithsej tri të mundshme. Ja sot po e pason edhe me një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën shkollore, me promovimin edhe të një libri të ri.
Kur Medreseja para një viti botoi librin e nxënëses Bardha Kqiku me titull “KTHEHU” mendova dhe besova thellë se kjo shkollë është në nivelin e emrit të cilin e bart, sepse vazhdon traditën e botimit të librave autorial nga nxënësit dhe nxënëset e shkollës gjë që bëhej edhe më herët. Këtë po e vazhdon edhe me botimin e librit “Ti, mos u largo…” nga Anita R Gërguri dhe që është mjaft inkurajuese dhe nder për vetë autoren, por edhe për koleget dhe kolegët e saj.
Çka mund të themi për librin dhe autoren?! Derisa moshatarët-et e Anitës në këto kohë mundohen ta shpalosin dhe ta shfaqin anën vizuale madje nganjëherë deri në degjenerim, Anita përmes krijimtarisë përpiqet të shpalosë dhe të shfaq anën e brendshme, anën shpirtërore, dëlirësinë dhe dashurinë që ka ndaj Krijuesit, ndaj Islamit, ndaj prindërve, ndaj mësuesit, ndaj shokëve dhe shoqeve, ndaj vendit dhe kombit….
Shoqet e klasës më duket se e thërrasin me nofkën “Më ndryshe” ngase ajo vërtetë është më ndryshe se shumë bashkëmoshatare të sajë, sepse përpiqet të hyj në botën e krijimtarisë dhe të menduarit në këtë moshë kaq të re, pra të paktë janë ata që krijojnë në këtë moshë.
Edhe vet titulli i librit dhe ajo që është thurur dhe shkruar brenda kopertinave të tij duket më ndryshe, për këtë le të mendon lexuesi!
Fjala e thënë ndoshta mund të humb, por fjala e shkruar nuk humbet kurrë, prandaj unë e uroj nga zemra dhe e përgëzoj Anitën që kaq herët na dhuroi këtë libër. Le të jetë një motiv më tepër për të vazhduar këtë rrugëtim të nisur, le të jetë shembull për bashkëmoshatarët-et e saj se si duhet qasur dijës dhe punës me kohë, sepse rruga tjetër është e gabuar. Zoti i dhuroftë shëndet, ja shtoftë diturinë dhe e ruajt nga çdo e ligë, prindërit e saj qofshin të bekuar dhe të gëzuar gjithnjë me të arriturat e saja!
Në emër të klasës së 10, paralelja e vajzave ju falënderoj të gjithë juve që dhatë kontribut për botimin e librit dhe që bëtë që ky promovim të jetë kaq madhështor, flas për drejtorin e Medresesë dhe stafin e saj dhe ju falënderoj juve të gjithë të pranishmëve në këtë eveniment për pjesëmarrjen tuaj dhe për durimin që patët.”
Gjatë promovimit u shkëputën fragmente nga libri dhe u interpretuan vargje nga vetë poetesha e re, por edhe nga nxënësja Fatlume Çitaku që u pritën mjaft mirë nga pjesëmarrësit. Programi u pasurua edhe me dy ilahi, njëra në interpretim të korit të vajzave dhe tjetra në interpretim të nx. E. Ibrahimi.
Në fund, të gjithë të pranishmëve ju dhurua libri “Ti mos u Largo…”, i autores Anita R. Gërguri . Në përmbyllje të krejt kësaj nga shkolla u shtrua një koktej rasti.
05.06.2012 Fadil Hasani
Prishtinë Kujdestar i kl. 10v
Posted in AktiviteteComments Off
Posted on 21 May 2012.
Medreseja Alauddin sot priti ekipin garues që përfaqësoi medresenë dhe Kosovën në garat e treta në gjuhën arabe që u mbajtën në Turqi.
Ata u kthyen falë Allahut, shëndosh e mirë dhe më rezultate shumë të mira.
Grupi garues dhe profesorët e arabishtes prof. Fadil Hasani dhe prof. Vahid Haxhiu medresesë dhe vendit tonë i sollën vendin e parë në këndim të ilahive, vendin e parë në oratori dhe vendin e dytë në recitim.
Medreseja falënderon profesorët dhe nxënësit garues për angazhimin dhe performancën e shkëlqyer.
Të gjithë falënderojmë Allahun e Lartësuar për rezultatet e arritura.
21.05.2012
Prishtinë
Posted in AktiviteteComments (4)
Posted on 21 May 2012.
Të premten, më 18.05.2012, Përfaqësuesja Speciale për çështje fetare Islame e Sekretares së Shtetit Clinton, Farah Pandith, vizitoi Medresenë.
E shoqëruar nga bashkepunëtorët e saj, zonja Pandith u prit nga Drejtori i Medresesë, i cili e njoftoi mysafiren me shkollën, procesin edukativ arsimor, natyrën dhe statusin e shkollës në nivelin kombëtar e shtetëror ndër vite.
Zonja Pandith shfrytëzoi këtë vizitë për t’u interesuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me shkollën, nxënësit dhe edukimin fetar Islam në Kosovë.
Më pas, edhe nxënësit dhe profesorët u takuan me mysafiren. Ata shkëmbyen çështje me interes për shkollën dhe edukimin fetar në Kosovë dhe SHBA.
Posted in AktiviteteComments Off