Ekspozitë e nxënësve të medresesë

Me rastin e manifestimi të mevludit, nxënësit e medresesë Alauddin të Prishtinës pos tjerash përgatitën edhe një ekspozitë  me tematikë të larmishme.

Në vijim ekspozita  e paraqitur në amfiteatrin e shkollës:

Posted in Aktivitete, FotoComments Off

Manifesim me rastin e Mevludit, “Gjurmëve Tuaja hapërojmë, o i Dërguar”

Në ambientet e ngrohta të medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë me një program modest u shënua mevduli e resulullahut.

Programi ishte përgatitur nga nxënësit të medresesë me përkrahjen e drejtorisë dhe stafit punonjës.

E veçantë e këtij programi pos arsyes së mbajtjes së tij, pra lindjes së Muhamedit a.s., ishte edhe prezenca e dy musafirëve shumë të veçantë për medrese. Ishin prof. Bajrush Ahmeti dhe prof. Tefik Gashi ata që e bënë këtë takim shumë atraktiv dhe madhështor. Ata thënë ndryshe erdhën në shtëpinë e tyre në të cilën si mësimdhënës e edukator të brezave kanë shërbyer me dekada.

Programi siç edhe është zakon filloi me leximin e disa ajeteve nga Kur’ani fisnik, për të vazhduar me një fjalë përshëndetëse nga drejtori z. Bahri Simnica.

Drejtori në fjalën e tij hyrëse  përshëndeti të gjithë të pranishmit, falënderoi nxënësit dhe arsimtarët për angazhimin e bërë por në mënyrë të veqantë falënderoi dy musafirët e veçantë prof. Bajrush Ahmetin dhe prof. Tefik Gashin.

E veçanta tjetër e këtij programi ishte se ligjëratën për Muhamedin a.s. para nxënësve e mbajti prof Tefik Gashi i cili me fjlaët e tij të ëmbla kënaqi të gjithë të pranishmit. E si mos të jetë të ëmbla kur ai vazhdimisht thoshte “Muhamedi salallahu alejhi ve selem”.

Këshilla më kryesore që u nxor nga ligjërata e tij ishte se i dërguari i Allahut Muhamedi a.s. si mëshirë për botët duhet të jetë shembull në jetë për të gjithë ne dhe atij duhet dërguar salavate e atë duhet kujtuar e praktikuar në çdo moment të jetës.

Prof. Bajrush Ahmeti në fjalën e tij të rastit theksoi se ditëlindja e Muhamedit a.s. është një ditë e madhe dhe ajo duhet të kujtohet çdo herë. Veçimi i mevludit si ditë nuk do të kishte kuptim nëse i dërguari nuk pasohet dhe urdhrat e Allahut dhe obligimet nuk kryhen. Ne jemi të obliguar ta pasojmë Muhamedin a.s. dhe  ta kemi shembull jete, theksoi ndër të tjera prof. Bajrush në fjlaën e tij.

Programi vazhdoi me ilahi, recitime, e lexim të eseve dhe ekspozitë  të përgatitura nga nxënësit temë kyçe e të cilave ishte Muhamedi a.s.

Një përmbledhje e mrekullueshme e jetës se Muhamedit a.s. e përgatitur në sllajde të cilat u paraqitën në projektor ishte pikë e veçantë e këtij programi.

Në fund drejtoi shfrytëzoi këtë tubim dhe para të gjithëve z. Skender Halimit i ndau mirënjohje si punëtori më i dalluar.

Programi filloi dhe përfundoi me fjalët:

“GJURMËVE TUAJA HAPËROJMË, O I DËRGUAR”

02.02.2012

Prishtinë

FOTO GALERIA

Posted in AktiviteteComments Off

Z. Martin Perschler nga ambasada amerikane në Kosovë viziton medresenë

Z. Martin Perschler ,  zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentin të shtetit vizitoi medresenë tonë. I shoqëruar nga znj. Jennifer Washeleski  zyrtare për marrëdhënie me publikun pranë ambasadës amerikane në Prishtinë u pritën nga drejtori i medresesë z. Bahri Simnica. Ai pasi i falënderoi mysafirët për vizitën e tyre i njoftoi për medresenë, historikun e shkurtër të saj, numrin e nxënësve, kurrikulat dhe gjëra tjera  me rëndësi për shkollën.

Z. Martin Perschler  në amfiteatrin bukur të shkollës sonë para nxënësve dhe stafit mësimor mbajti një ligjëratë duke ilustruar me foto në sllajde, rreth trashëgimisë kulturore të larmishme të SH.B.A.. Në mënyrë interaktive dhe me shumë sharmë paraqiti para nxënësve kulturat e llojllojshme si një trashëgimi kulturore që kanë shtete e bashkuara e Amerikës.

Ai u përcoll me vëmendje nga nxënësit të cilët në fund i bënë edhe pyetje rreth temës por edhe për jetën shkollore,  për trashëgiminë kulturore islame në sh.b.a. etj.

Në vijim pasoi u vizitua  objekti i shkollës për tu parë më afër kushtet ideale që ofron shkolla jonë për mësim dhënie e mësimnxënie.

Në fund i vizitua edhe arkivi në në të cilin me kujdes ruhen dorëshkrime me vlerë shumë të madhe shkencore e kulturore.

Medreseja Alauddin dhe drejtori i saj morën përshëndetje dhe falënderime të përzemërta nga     Z. Martin Perschler   dhe Jennifer Ëasheleski  për mikpritjen.

Drejtoria e shkollës falënderon përzemërsisht mysafirët për vizitën që i bënë shkollës sonë me shpresë që vizita të tilla do të kemi edhe në të ardhmen.

E mërkurë

25.01.2012

Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Numri i ri i revistes Drita e Kur’anit

Numri i ri i revistes se nxenesve  Drita e Kur’anit doli me shume te reja. Per ta shfletuar ate mund te klikoni ketu .

Posted in Aktivitete, RevistaComments Off

Emrat e shehidëve të Medresesë së Mesme “Alauddin” prej tani edhe në pllakatë mermeri

“E për ata që vdesin në rrugën e Allahut mos thoni:”Janë të vdekur”. Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk e kuptoni (gjallërinë e tyre).” (Kur’ran: 2;154)

Ky ajet kuranor u prinë emrave të 27 shehidëve të medresesë Alauddin të vendosur në një pllakatë mermeri.

Renditja e emrave është bëre në bazë të alfabetit duke u shkruar emri dhe mbiemri, data e lindjes dhe data e rënies shehid.

Pllakata në fjalë është vendosur në murin e shkollës në pjesën e djathtë para hyrjes.

Medreseja Alauddin këta nxënës të dikurshëm të saj e tani shehid i kujton me shumë nder e krenari.

Vetëm i Madhi Allah mund të i shpërblej aq sa e meritojnë të shpërblehen këta dëshmorë të nderuar.

Allahu i nderoftë me FIRDEVSIN E LARTË, e neve atje me ta na takoftë.

Posted in AktiviteteComments (1)

Page 38 of 64« First...102030...3637383940...5060...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail