Përfundoi suksesshëm gjysëmvjetori i parë ( 2011/2012)

Sot më 23.12.2011, përfundoi gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor  2011/2012.

Kjo periudhë e këtij viti shkollor u realizua në kushte shumë ideale për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Medreseja Alauddin ka filluar këtë vit shkollor shumë e përgatitu si me  kushte teknike ashtu edhe me staf arsimor edukativ por edhe administrativ e teknik, prandaj edhe suksesi i arritur në këtë gjysmëvjetor ka qenë i pritur.

Objektivat e paraqitura nga drejtoria e shkollës në fillim të vitit janë realizuar shumë kënaqshëm falë angazhimit të të gjithë stafit të shkollës por gjithsesi edhe nxënësve.

Medreseja Alauddin falënderon të Madhin Zot me ndihmën e të Cilit u arrit ky sukses duke e lutur për suksese edhe më të mëdha.

Medreseja falënderon stafin e saj pastaj edhe të gjithë nxënësit për angazhimin e bërë në këtë periudhë të parë të këtij viti shkollor duke i thirrur ata për angazhim të mëtutjeshëm dhe serioz edhe në të ardhmen.

Vlen të theksohet se në këtë gjysmëvjetor medreseja Alauddin ka arritur  notën mesatare në nivel shkolle

shumë mirë (4).

Kjo u theksua në mbledhjen e këshillit arsimor edukativ të mbajtur të premten. Kjo mbledhje u mbajt në një atmosferë fantastike pune në të cilën u paraqiten raporte të detajuara për suksesin e klasëve dhe rezultatet e sfidat që e përcollën këtë periudhë arsimore.

Sot fillon pushimi dimëror për të përfunduar më 10.01.2012.

Deri atëherë shumë shëndet, paqe e harmoni u dhashtë i Madhi Zot

Me shumë respekt:

Drejtori i medresesë Bahri Simnica

23.12.2011

Prishtinë

Në vijim: Foto galeria e mbledhjes së mbajtur me rastin e përfundimit të këtij gjysmëvjetori:

Posted in AktiviteteComments Off

“Unë dua të mësoj , fokusohu në mua”

Këshilli i nxënësve të Prishtinës (KNP) në bashkëpunim me  Qendrën rinore “Prishtina Youth Center “  09.12.11 organizuan debat me nxënësit e shkollave te mesme të Prishtinës me temën “Unë dua të mësoj,fokusohu në mua”.

Panelistët e ftuar në këtë debat ishin :Shqipe Ibraj-Mala zëvendëse e Avokatit të Popullit ,Marigona Sekiraqa ish-kryetare e KNP-së dhe Urtinë  Bajrami nga këshilli i nxënësve të Prishinës. Në debat morën pjesë  përafërsisht  500 nxënës në mesin të cilëve edhe nxënës nga Medreseja“Alauddin”.

Në dabat u diskutua për çështje të ndryshme sa i përket shkeljes së të drejtave të nxënësve e në mesin e tyre edhe për shkeljen e të drejtës së vajzave me mbulesë për vijimin e mësimit në shkollat publike.

Në panel u theksua se në Kosovë luftohet analfabetizmi kurse moslejimi i nxënëseve me shamia nëpër shkollat publike është mënyre e  nxitjes së analfabetizmit.

Gjithashtu u theksua se Këshilli i Nxënësve të Prishtinës është vendi ku mund  të adresohen kërkesat e gjithë të rinjve të Prishtinës.

Panelistët u pajtuan me të gjitha konkludimet që u nxorën në fund të debatit dhe z.Shqipe Ibraj –Mala theksoi se të rinjët duhet të vazhdojnë me këso debatesh në mënyrë që zëri i tyre të ketë rol të veçantë në çështjet rinore në Komunën e Prishtinës.

Posted in AktiviteteComments Off

Vizita e maturanteve të Medresesë në Turqi

Nga: Ramadan Uka

Më  datë 08.10.2011  maturantet e Medresesë së Mesme Alaud-din të Prishtinës, bashkë me maturantet e Medresesë – paralelja në Prizren bënë një ekskurzion një javor në Turqi. Numri i nxënësve gjithsejt ishte 50 nga dy paralelet. Në shoqërim të tyre  ishte Drejtori i Medresesë Prof. Bahri SIMNICA, Prof. Ramadan UKA përkthyes dhe dy kujdestare të klasave dhe dy profesoresha në përcjellje të tyre.

Vlen të theksohet se ekskurzioni në Republikën e Turqisë është mundësuar nga z. Metin TAVUKCUOGLU dhe stafi i tij. Në airoportin e Stambollit, ata  janë pritur nga autobusët  e rezervuar, të cilët i ka aranzhuar z. Salih Kenan Shahin – kryetar i komunës së Pendikut- Prefektura e Stambollit, dhe zëvendësi i tij z. Remzi Sheker.

Gjatë ekskurzionit 6 ditor  maturantët e shkollës tonë patën rastin të shëtisin dhe t’i vizitojnë disa prej vendeve që kanë rëndësi fetare, historike dhe kulturore, jo vetëm për Turqinë,  por edhe më gjerë.

Ekskurzioni përfshiu tri qytete të Republikës. së Turqisë: Stambollin, Bursën dhe Çanakalanë.

Në Stamboll  maturantet kaluan çaste jashtëzakonisht të mira, dhe patën rastin të shohin xhamitë që njihen për vlerat e tyre fetare, artistike,  dhe  historike. Pastaj vizituan disa nga sarajet-pallatet, Bejler Bej, etj., të cilat edhe so e më ditë dëshmojnë kalifatin e Perandorisë Osmane. Po ashtu u realizua një  lundrim 2 orësh me anije nëpër grykën e Bosforit, gjë që mundësoi një relaks dhe kënaqësi të veçantë për nxënëset. Për nder të tyre  Kryetari i Komunës Bejkoz (pjesa e fundit e Bosforit) shtroi një darkë solemne.

Pastaj maturantet patën rastin që të vizitojnë qytetin e Bursës, ku jetojnë një numër i  madh i bashkëkombasëve tanë prej viseve të ndryshme shqiptare.

Aty u pritën nga komuniteti shqiptar, sekretari i përgjithshëm i komunës së Bursës, si dhe bënë vizita nëpër monumentet kryesore historike të këtij qyteti e që pa dyshim se më e veçanta e tyre ishte vizita e Ulu Xhamisë (Xhamia e Madhe), e ndërtuar nga Sulltan Pajaziti i I-rë nga fundi i shekullit të 14-të, dhe e cila njihet për vlerën e saj artistike dhe antike.

Ekskurzioni vazhdoi edhe në qytetin e Canakkalasë, ku nxënëset janë pritur nga Myftiu i Canakkalasë z. Ibrahim Ocut, i cili organizoi një drekë solemne. Canakkalaja është një vend simbolik që njihet për betejën e Perandorisë Osmane kundër aleatëve evropian, të cilët në vitin 1915 synon të depërtojnë për mes Galipollit – Çanakkalasë për në Stamboll. Me këtë rast u vizitua edhe kompleksi memorial  i dëshmorëve  ku gjenden edhe emrat e disa dëshmorëve nga viset shqiptare.

Gjatë gjithë këtyre vizitave që maturantet  e Medresesë së Mesme Alaud-din i bënë, kudo që kanë shkuar janë pritur nga zyrtarë të  lartë komunal, si në Stanboll, Bursa, Çanakkala.

Maturantet e Medresesë Alaud-din në këtë ekskurzion kanë qenë mysafirë të shkollës së mesme Anadolu Imam Hatip Lisesi nga Drejtori Gjeneral z. Mitat TEKCAM, në  Kartal të Stambollit, për të cilët shprehim falënderimet e përzemërta në emër të Shkollës sonë si dhe në emër  të drejtorisë së saj.

Vizita ishte mjaft mbresëlënëse dhe është vlerësuar mjaft interesante nga të gjithë maturantet e Medresesë.

Maturantët e shkollës sonë  ekskurzionin e përmbyllën  në ditën e premte më 14.10.2011, kur edhe u kthyen me aeroplan në Prishtinë. Ndërsa, drejtori prof. Bahri ef. Simnica, prof. Shemsi ef. Rrahimi dhe prof. Ramadan ef. Uka vazhduan për një vizitë edhe në detin e Zi, në qytetet Trabzon dhe Rize. Vizitën e tyre e shoqëroi zotëri Metin TAVUKCUOGLU dhe valiu i qytetit Rize.

Zoti i ua shtoftë dhuntitë e Tij të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e këtij ekskurzioni në çfarëdo mënyre qoftë.

Posted in AktiviteteComments Off

Z. Christoph Deißenberger nga Ambasada Gjermane viziton medresenë

Medreseja Alauddin në Prishtinë pati rastin që të ketë musafir të nderuar z. Christoph Deißenberger, Referent për Politikë, Kulturë dhe Shtyp në Ambasadën Gjermane.

Musafirët i priti drejtori i medesesë z. Bahri Simnica i cili i njoftoi për medresenë, statusin e saj lëndët mësimore dhe kurrikulat me të cilat punon.

Me rastin e kësaj vizite z. Christoph Deißenberger me ekipin e tij pati rastin që të prezantoj në një orë mësimi në lëndën e gjuhës arabe të udhëhequr nga profesori i kësaj lënde prof. Fadil Hasani. Ora u mbajt në kabinetin e gjuhëve me metodë bashkëkohore dhe paisje moderne kompjuterike që disponon kjo shkollë.

Z. Deißenberger mbajti një ligjëratë me rëndësi të veçantë për nxënësit e shkollës sonë.

Ligjëratën e tij e filloi duke paraqitur para nxënësve një pasqyrë të shkurtër të sistemit arsimor në Gjermani. Nxënësve iu bë e njohur se sistemi arsimor në Gjermani organizohet i pavarur dhe ndryshon nga federata në federatë. Shkollat janë në tri kategori: Shkolla e thjeshtë ( përgatitë fuqi punëtore), shkolla mesatare ( përgatitë nxënës që duan të ndjekin shkolla të larta profesionale – jo universitete) dhe gjimnazi – shkolla në e lartë e shkollimit të mesëm që përgatitë nxënës që zakonisht vazhdojnë me studime universitare.

Në vazhdim u fol për mësimin e religjionit në Gjermani. U mësua se lënda fetare mësohet nëpër shkollat e Gjermanisë dhe është e vetmja lëndë mësimore e cila është e përmendur në ligjin e Gjermanisë si lëndë obligative  me përjashtim të shkollave laike. Në Gjermani mësohet lënda e fesë Katolike dhe Evengjeliste (Protestante)

Z.Deißenberger përmendi se shteti gjerman domosdo dëshiron të sigurohet që edukimi të zhvillohet në mënyrë të drejtë. Aktualisht ka diskutime për të ofruar mësim edhe të fesë islame në rajonet e banuara me shumë muslimane. Por në mungesë së një autoriteti institucional përfaqësues i cili do të merrej me kurrikulat dhe implementimin e tyre kjo çështje mbetet ende e parealizuar.

Sa i përket Islamit në Gjermani u mësua se afër 3 milion mysliman jetojnë aktualisht në këtë shtet të cilët përbëjnë 4 % të popullatës së përgjithshme. Besimi në Gjermani ka këtë strukturë: 1/3 katolik, 1/3 evangjelist dhe 1/3 laik.

Bartja e shamisë për nxënëset myslimane dhe studentet është e lejuar dhe këtë e garanton ligji gjerman. Më shumë diskutimi ka të bëjë me të drejtën e mësimdhënëses fetare për të bartur shaminë.

Pos tjerash nga ligjërata u mësua se në Gjermani nuk ka festa islame zyrtare të rregulluara me ligj, por nxënësit e besimit islam kanë të drejtë të marrin të lirë ditën e parë të dy festave të tyre fetare.

Në fund të ligjëratës z Deißenberger shpjegoi dhe ndau broshura me informata rreth bursave për të studiuar në Gjermani. Me këtë rast bibliotekës së shkollës i dhuroi disa libra rreth Gjermanisë.

Medrseja Aluddin falënderon z Deißenberger dhe stafin që ishte me të për kohën e tij të shtrenjtë që ndau me ne, me shpresë që vizita të tilla aq produktive do të ketë edhe në të ardhmen.

Kjo vizitë u realizua në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisië Islame të Republikës së Kosovës, të cilën medreseja e falënderon për këtë bashkëpunim kaq produktiv.

11.11.2011 / Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Buzëqesh ti që të gëzohemi ne

Kronikë e RTK-së për Programin kulturoro-artistik nga Medreseja e Mesme Alauddin në Prishtinë me rastin e festës së Kurban Bajramit 2011.

Posted in VideoComments Off

Page 39 of 64« First...102030...3738394041...5060...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail