Medresanti Egzon Ibrahimi zë vendin e parë në Tertil

Egzon Ibrahimi pas publikimit të rezultatëve nga komisioni i garave zë vendin e parë në lexim “tertil” në nivel të medreseve. Nxënesi në fjalë iu dhurua diplomë (mirënjhohje) dhe një shperblim.

Po ashtu, medreses së mesme Alauddin iu nda një mirenjohje për pjesëmarrje me nxënës në këto gara kuranore.

Garat perfunduan me një ceremoni  të madhe  gjatë së ciloës u interpretuar lexim i bukur i Ku’anit,këndim  të ilahive,  dhe pjesë të mevludit në disa gjuhë. Xhamia e Zagrebit ishte e vogël për të  akomoduar  të gjithë muslimanet  e interesuar që ia kishin mësyar kësaj xhamie, ku  me dhjetra autobusa  sillnin  grupe nga viset e ndryshme të  shtetit Kroat dhe nga Bosnja. Por edhe shumë bashkëatdhetar tanë shqiptarë nga Zvicrra, Sllovenia  ishin present ne këtë eveniment.

Keto ishin garat e 18 të Kuranit në nivel Evropian të organizuar nga Bashkesia Islame e Kroacisë , Qendra Islame e Zagrebit dhe  me Ministrinë e Vakfit të shtetit të Katarit.Garat ishin e organizuar në pesë nivele:

  1. Tertil  në rangun e medreseve
  2. Tertil i lirë
  3. Hifz në 5 xhuza
  4. Hifz në 15 xhuza
  5. Hifz në tërë Kur’anin

Posted in AktiviteteComments Off

Medresantët përfaqësojnë Kosovën në garat e Kuranit në Kroaci (e plotësuar)

Bashkësia Islame e Kroacisë në bashkëpunim me Ministrin e Vakfit të Katarit dhe Qendrën Islame në Zagreb edhe në këtë vit organizuan garat e Kuranit të 18-tat me radhë në nivel Evropian. Kosova përfaqësohet nga dy medresant; Egzon Ibrahimi dhe Jasir Krasniqi. Dje (e xhuma) nxënësi Egzon Ibrahimi garoi ku tregoi një lexim cilësor, dhe pritet gjatë shpalljëve të rezultatëve të arrihet sukses. Të pranishmit u ndanë të kënaqur me cilësinë e leximit dhe melodin e tij. Të njëjtin mendim ndanë edhe komisioni vlerësues i këtyre garave i cili përbëhet nga gjashtë anëtarë tw cilët vinë nga gjashtë shtete të ndryshme.

Ajo që ia vlen të theksohet është se, në këto gara marrin pjesë më shumë se 20 shtet nga rajoni dhe Evropa. Me plotëkuptimin e fjalës edhe konkurrenca është e një niveli të lartë.
Në urojmë që nxënsat tanë të kenë suksese në këtë gara.

11;26

Nxënësi Jasir Krasniqi sapo përfundoi garim në nivelin hifz 15 xhuza.  Rezultatet do të shpallen sonte në mbrëmje ku edhe do të përbyllet me një ceremoni të bujshme me këndim Kur’ani dhe ilahi në më shumë se 6 gjuhë.

Per rezultatet e nxensave tane  do iu njoftoi me kohe pas shpalljes se rezultateve nga ana e komisionit sonte ne mbremje.

20;05

Egzon Ibrahimi pas publikimit te rezultateve nga komisioni i garave ze vendin e pare ne lexim “tertil” ne nivel te medreseve. Nxenesi ne fjale u pajise me diplome dhe i nda edhe nje shperblim.

Medresese se mesme Alauddin iu nda nej mirenjohje per pjesemarrje me nxenes ne keto gara kuranore.

Garat perfunduan me nje ceremoni  me kendim Kur’an, te ilahive,  dhe pjese te mevludit ne disa gjuhe. Xhamia e Zagrebit ishte e vogel per te  akomoduar  te gjithe muslimanet  e interesuar te cilet vinin grupe gruope nga viset e shtetit Kroat dhe nga Bosnja.

Keto ishin garat e 18 me radhe te organizuar nga Bashkesia Islame e Kroacise , Qendra ISlame e Zagrebit dhe  me MInistrit e Vakfit te shtetit te Katarit.

Posted in AktiviteteComments Off

Medreseja Alauddin dënon fuqishëm vrasjen e drejtorit z. Remzi Salihu

Medreseja e mesme Alauddin në Prishtinë më shumë pikëllim mori lajmin për vrasjen e drejtorit të drejtorisë së arsimit të komunës së Prishtinës z. Remzi Salihut.

Medresja Alauddin dënon shumë ashpër këtë akt të ligë ndaj një punëtori të vyeshëm e të urtë siç ishte tanimë i ndjeri Remzi Salihaj.

Ngushëllimet e sinqerta i drejtojmë së pari familjes,  të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë e pastaj edhe çdo punëtori të arsimit e çdo nxënësi  të komunës së Prishtinës.

E lusim Allahun të Lartë e Mëshirues që të ndjerin ta pranoj në mëshirën e Tij ndërsa familjen e tij ta forcoj me durim.

Medreseja Alauddin pas marrjes së lajmit në koordinim me drejtoratin komunal të arsimit ndërpreu mësimin duke u solidarizuar kështu me shkollat tjera të Prishtinës në dënim të këtij rasti kaq të ligë e barbar.

Drejtori i medresesë                                                                    03.10.2011

Bahri Simnica                                                                                Prishtinë

Posted in AktiviteteComments Off

Xhamitë – shkollat e edukimit shpirtëror

Xhamitë – shkollat e edukimit shpirtëror

Shkruan:Rrustem Spahiu

Shkollat e para dhe  te vërteta në islam ishin  xhamit të cilat qysh në fillim të  Islamit nuk ishin vetëm vende për kryerjen e lutjeve fetare edhe pse islamizmi në esencë nuk lejon klerikizëm, sepse kleri e redukton fenë në formalitet të shërbimit të Zotit, por është rrugë në mbështetjen në zotin ibadet , duke përfshirë këtu të gjitha aktivitetet të cilat manifestohen me adhurimin e Allahut. Për tu kuptuar kjo në praktikë ishte I nevojshëm edhe arsimimi I domosdoshëm, jo vetëm ekskluzivisht fetar por shumë më gjerësisht. Në pajtim me rrethanat historiko-shoqërore dhe nevojave që të zhvillohet arsimi dhe shkenca. Shtrirja e shtetit të ri Islam duke I kyçur edhe besimtarët e posa kyçur në shoqërinë Islame janë shfrytëzuar praktikat e mëhershme e njëherit janë formuar edhe forma të reja të arsimit dhe të arritjes dhe të përsosmërisë të diturisë.

Xhamia është lidhja shpirtërore në mes të islamit dhe muslimanëve ajo  është simbol dhe dëshmitarë shpirtëror i përkatësisë fetare për këtë Kur’ani thotë: Xhamiat janë për All-llahun dhe  mos iu lutni askujt përveç All-llahut “ në një hadith pejgamberi thotë “ nësë e shihni një njeri duke shkuar në xhami, dëshmoni se ai është besitarë ne All-llahun xh.sh.”, e edhe historija e vërteton, vepra e parë e Pejgamberit në Kuba ishtë ndërtimi I xhamisë e cila është e njohur edhe në ditët tona,,.

Roli kryesor i xhamijave është arsimimi islam, formimi dhe ngritja e përsonalitetit islam. Ky rol realizohet në rradhë të parë gjatë kryerjes të namazit, këndimit të kur’anit, dëgjimit të ligjeratave- vaizeve, njohja e muslimanëve dhe muslimaneve me të gjitha obligimet e tyre fetare dhe obligimet e tjera njerëzore, e njëherit edhe aplikimin e Islamit të cilët janë të lidhura ngushtë me zhvillimin, punën dhe jetën e xhematit. Në xhamija dhe afër xhamijave u ngritën medrese dhe shkolla të larta islame dhe institucione të tjera arsimore të cilat dëshmojnë mbi arsimimin e gjithanshem dhe akademik të besimtarëve musliman.

Allahu xheleshanuhu ne Ku’ran thot: vetëm ai që beson Allahun,ditën e gjykimit e fal namzin, jep zeqatin dhe i friksohet zotit ai I nderton dhe viziton faltoret e zotit këta njerz janë në rruge të drejt.

Nga ky ajet I Kur’anit kuptojm se xhamijat I ndertojnë ata që janë të ngritur në pikpamje shpirtërore, arsimore dhe kulturore. Sepse xhamija ndertohet për përmbushjen e nevojave shpitërore ku me lutje-namaz besimtari e qetson-ushqen shpirtin e tij. Me ligjeratat që mbahen në xhami besimtari permbush kureshtjen e tij dhe pasurohet me dituri kurse me pjesmarrjen ne namzin e përbashkët besimtari bëhet personalitet shoqëror.

Qëllimi I kësaj hytbeje nuk është që tju tregojm besimtarve se xhamijat ndërtohen vetëm për ta adhuruar zotin dhe për të rezonuar për të.Por historia na tregon se ajo qysh në ditët e para të islamit ishte vendtubim ku mësohej dituria , duke filluar nga shkrim leximi e deri te shkencat astronomike, matematikore dhe fizike.Pejgamberi I Allahut thot në një hadis kudsi: ” Xhamitë janë shtëpit e mija të cilat I ndërtojm,zbukurojm dhe I mbajm të pastërta .I lumi ai njeri që pasi të pastrohet në shtëpinë e tij vije ta vizitoj shtëpinë time.” Ai meriton shpërbëlim nga Zoti I vet. Në edukimin në xhami besimtari mëson se nuk duhet të adhuroj as te friksohet nga askush tjetër perveqse prej Allahut. Frika është në natyrën e njeriut, por besimtari I informuar mirë, I arsimar dhe I pregaditur në xhami e mban vehten dhe nuk ligshtohet para vështirsirave që e ndeshin në këtë botë.Ai me besimin e vet të fuqishem ndaj allahut, me dijen e tij se askush nuk është mbi fuqinë e Allahut,  ia arrin që shpresën dhe frikën e tij ta drejtojnë ne besimin e tyre në Allahun.

Tham se xhamia është vend në të cilën kryhet shërbimi I lutjes që I bëhet Allahut, por lutjet janë dy lloje: njëra është personalisht e tjetra e përbashkët. Me lutjen personale që I drejtohemi Allahut ngrisim zhvilllimin tonë shpirtëror dhe mbështetjen ne Allahun, ndërsa lutja e përbashkët paraqet një unitet të besimtarëve të cilët tubohen pesë herë në ditë në xhami për ta përmend Allahun për ti mësuar dhe komnetuar fjalët e Allahut dhe të Pejgamberit të tij për të kënduar Kur’an I cili jo vetëm që i ngrit ndjenjat e dashuris ndaj Allahut dhe Pejgamberit të tij por e detyron besimtarin që të jetë kurreshtar në komentimin e ajeteve të Kur’anit,  të cilat ajete e nxisin besimtarin që ti zgjeroj diturit e tija mbi krijaturën e Allahut. Në anën tjetër falja e përbashkët e xhumave e bajramave mbajtja e hytbeve është bërthama e unitetit të besimtarëve  me të cilin unitet I kundërvihen sulmeve të kundërshtarëve të islamit e njiherit edhe I mbrojn interesat e tyre të përbashkëta.

Në kohën e Pegamberit a.s xhamija ishte vendi ku Pejgamberi keshillohej dhe vendoste për gjëra të rëndësishme. Në xhami bihej vendimi për luftë dhe paqe siq ndodhi para luftës së Bedrit,  të Uhudit dhe te Hendekut. Në xhami shpalleshin të gjitha urdhëresat dhe ndalesat kur’anore e pastaj shpërndaheshin jasht saj aty besimtarët e parë vendosën se kush do t’ju prij muslimanëve pas vdekjes së Muhamedit a.s., aty u kalitën ushtarët dhe komandantët ushtarak të ushtris muslimane e që është më e rëndësishmja në xhami merrej edukata e drejt pa marr parasysh moshën dhe gjinin. Edhe sot në ditët tona në shtetet me shumice, hebreje, krishtere ose sekulariste, në xhami edukohen muslimanët që ti zhvillojn dhe ti forcojn mardhenjët shoqërore, fqinjësore , atdhetare në mes veti dhe në mes të komuniteteve tjera të shoqëris së tyre ku ata jetojnë.Në xhami tek personaliteti I njeriut zhduken te gjitha vetit e këqija sepse ligjeratat nga dijetarët e kanë këtë qëllim.Përpara Allahut pa dallim moshe, race, pozite shoqërore rrimë krah për krah para Krijusit, pushtetari , psanuku I veshur me roba lluksoze qëndron gju me gju me lypsin dhe të vobektin e leckosur, njeriu I bardh dhe I ziu, I kuqi e I verdhi janë të barabart krah për krah para Allahut. Pushtetari I krekosur e qet kryt tek këmbët e të varfërit në sexhde pra të gjitha dallimet e pasuris , pozitës, rangut shoqëror në xhami humbin dhe mbretëron atmosfera e vllazërimit e barazis dashuris dhe solidaritetit të lidhura me dashurin ndaj Allahut.

Se xhamija është qendër shkollore (medrese) e kulturore e verteton edhe e verteta se në xhami kanë qasje të gjitha moshat dhe gjinit. Në kohën kur evropa mesjetare femrat I konsideronte vetëm si objekt zbukurimi pa të drejt të ndikimit në shoqri dhe pa të drejtë vote, femrat muslimane të brabarta me meshkujt jo vetëm që prezentonin në xhami por ishin edhe aktive ne diskutimet e tyre ne mbarvajtjen e shoqëris muslimane. Aty gratë dhe fëmijt edukoheshin dhe shkolloheshin që nëna të jete edukatore e denjë luftëtare trime dhe kontribuese ne familjen e vet dhe shoqërinë muslimane .

Xhamija është edukuese e barazimit në mes njerzve , jemi dëshmitar dhe hisoria na vërteton,  se asnjë fe tjetër, as një ideologji tjetër nuk pati sukses siq pati islami në barazimin racor saqë mund të shihet nga hisoria islame kur një zezak, rob para pranimit te islamit,  I priu ushtrisë muslimane. Po të mos ishte xhamia barazimi në mes të njërzve do te kishte mbetur vetëm një dëshire e pa realizuar.Xhamia është edhe shtëpi kulturore e muslimanëve në të edukohej shoqeria muslimane në të gjitha aspektet kulturore duke filluar nga këndimi I Kur’anit kaliografia- bukurshkrimi pastaj arkitektura karakteristike dhe e përsosur e muslimanëve, artizanatet per zbukurime enteriere e më së shumti aty mesohej shkrimleximi, diturit e ndryshme duke filluar nga ato fetare pastaj, matematika, astronima, alkimia e shkencat tjera. Këtu përgaditeshin diplomat dhe misionar të përhapjes së diturive dhe besimit në Allahun të  gjithe ata që do të merreshin me këtë punë banonin në xhami dhe quheshin Sufa .Këta student morrën emrin Ehli-Sufa ose As-habi Sufa që d.m.th banusit në Sufa ne nje kend te xhamise. Këta nuk ishin njerëz pa streh por ishin njerëz të dhann pas dituris dhe kënaqësis së Allahut, këtu bënte pjes edhe komandati I njohur I ushtris muslimane Sead ibin Vekkasi dhe në kohën e pejgambert numri I tyre kishte arritur deri ne 400 veta. Me shtimin e interesimit ndaj dituris dhe kulturës islame në këndet e xhamive ose afër xhamive u hapën Mektebet shkollat fiillestare për mësim lexime më vonë edhe medreset ku bëheshin mësimet e larta islame .

Edhe në vendin tonë kemi shumë Mektebe dhe Medrese të këtilla të cilat në kohën e robëris së popullit tonë shërbyen si përhapse të dituris që i ndritnin kokat dhe I hapnin zemrat e popullit tone, mbajtja e Lidhejs së Prizrenit ne xhamin e Mehmet pashes ne Prizeren , mësimi i shkronjave shqipe kur kjo veprimtari ishte e ndaluar nga pushtues te ndryshem ,njherit xhamia edhe te ne sherbeu edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e atdheut vlen të permendet koha nen pushtimin e eger serbosllav etj,  si dhe aktivitetet tjera të këtij lloji.

Se xhamiat ishin shkolla dhe qendra kulturore të muslimanëve verteton edhe fakti se në tërë boton afër xhamijave u formuan medreset në fillim pa ndonjë planprogram të caktuar por më vonë ato u reformuan edhe u bënë shkolla me renome e që I dhanë kulturës islame dijetar të njohr të të gjitha lamive të rangut të Gazaliut, Ibni Ruzhdit, Ibni Sinait etj. të cilët deri në fillim të shekulit 19 veprat e tyre u përdorën si tekste univerzitare në Azi,Afrike dhe në Evrope.

Medreseja apo univerziteti I Az’harit në Kajro është prej univeraiteteve më të vjetra në botë në të cilin u arsimuan jo vetëm muslimanët por edhe krishterët dhe hebrejët.

Univerzitete të këtilla që lindën nga xhamiat e muslimanëve u hapën edhe në shumë qendra të tjera botrore islame sinë: Bagdad, Damask, Kordove, Istambull etj. Në këto qendra lulëzoi dituria si ajo shoqërore ashtu edhe ajo shkencore e më së shumti edhe sot njerzit habiten me arkitekturën dhe ndërtimin e urbanizimit të qyteteve muslimane.

Fakti se xhamia mund të përdoret edhe për nevoja të tjera përveq kryerjes së lutjes, nuk e humb karakterin shenjëtenor të saj dhe kudo në botë xhamia quhet edhe shtëpi e Zotit por, në xhami nuk mund të kryhen veprimtari të cilat e ulin shenjëtërin dhe dinjitetin kulturor dhe shoqror të saj. Pra në xhami ndalohet tregtia dhe aktivitetet e ngjajshme tregtare. Sepse ndaj xhamis duhet të kemi rrespekt si shtëpi e zotit dhe si shtëpi e edukimit kulturor, shkencor dhe kombëtar.

Në kohën e Pejgamberit a.s, pasrdhësve të tij, edhe sot xhamia mbetet qendër e aktiviteteve intelektuale të besimtarëvë musliman, ku shtorheshin dhe shtrohen problemet e ndryshme të shoqëris muslimane pstaj, biheshin vendime për luftimin dukurive negative që paraqiteshin në shoqëri .

Është obligim fetar që një hërë në javë të paraqiten dukurit negative në shoqërine e muslimanëve dhe të gjejmë mënyre se si të evitohen ato ose në xhami paraqiten projekte madhore për përparimin e shoqëris njerzore.

Në filim xhamiat ndërtoheshin të thjeshta pa ornamente dhe zbukurime të ndryshme. Xhamia e parë e ndërtuar në Medine nga vet Pejgamberi a.s u quajt xhamia e Pejgamberit. Pas vdekjes së tij ajo u rindertua nga Ebu Bekri dhe Omeri, e me kalimin e kohës ajo u zgjerua dhe sot është një objekt madhështor me një arkitekturë moderne dhe shume funksionale. Si në Kabe ashtu edhe në xhaminë e Pejgamberit kryhet I njejti mison si në kohën e Pejgamberit ku në biblotekën e madhe në xhamin e Pejgamberit xhenden veprat kapitale të dijetrve eminent musliman dhe botëror e njeherit në sipërfaqet e mëëdha të xhamis, dijetarët e përmendur mbajnë ligjerat, tiribuna shkencore me karakter fetar. Në fund po e përmendin ajetin 177 të sures El Bekare ku në të cilin Allahu xheleshanehu me pak rreshta përshkruan besimtarin e edukuar dhe të arsimuar në xhami.

” Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.”

Posted in UncategorizedComments Off

Kalendari shkollor 2014/2015

Posted in Kalendari shkollorComments Off

Page 41 of 64« First...102030...3940414243...5060...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail