Sehvi sexhdeja


Sehvi sexhdeja -ose sexhdeja e lëshimit-harresës është obligative të bëhet  në namazet farze , vaxhibe (në namazin e vitrit p.sh) por edhe ato sunete (Sunetin e sabahut p.sh.) në rast se gjatë këtyre namazeve vonohet një farz-rukn i namazit sikur në rast se e vonojmë ruqun duke qëndruar në këmbë heshturazi  pas leximit të pjeses kur’anore duke e vonuar kështu pa arsye kërrysjen në ruku.Ose për shkak të lëshimit ose vonimit të ndonjë vaxhibi si p.sh. nëse e vonojmë dhënjes e selamit ose vonojmë uljen e parë në tesheh-hud.

Por sehvi sexhde duhet të bëjmë edhe në rast të shfaqjes së  dyshimit në namaz, si p.sh. nëse dyshojmë se a jemi në rekaten e dytë apo të tretën, në këtë rast nëse dyshimi është i barazpeshuar atëherë duhet ta konsiderojmë që jemi në rekatën e dytë dhe në fund duhet të bëjmë sehvi sexhde pas selamit në të djathtë.

Këtu është e udhës ta bëjmë një çështje të qartë se sehvi sexhde nuk bëhet për shkak të lëshimit të ndonjë suneti të namazit.

Allahu e di më së miri.

Përgatiti :

Driton Arifi, profesor i lëndës së Fikhut në Medrese

Posted in Përgjigjjet tonaComments Off

Përfundoi turniri në futboll

Pasi një kohë  bukur të gjatë të zhvillimit  të turnirit në futboll, sot u zhvillua ndeshja finale në mes të klasave 12/a dhe 12/ b. Ndeshja u zhvillua gjatë procesit mësimor dhe në prani të profesorëve dhe nxënësve. Ishte një ndeshje shumë interesante që solli shumë emocione dhe njëherit përfundoi në të mirë të klasës së 12 a , respektivisht me  rezultatin përfundimtarë 5:2 në të mirë të klasës 12 a.

Ekipi fitues 12/a

Ekipi fitues 12/a

Kësisoj klasa e 12 a u shpall edhe fituese e turnirit në futboll dhe zuri vendin e parë. Në ekipin fitues luajtën këta nxënës; Kenan Tërnava, Elton Sylmetaj, Berat Isufi, Fidaim Gashi , Nuhi Rudari dhe Suad Huruglica. (foto)

Vlen të theksohet se në këtë turnir morren pjesë të gjitha klasat e shkollës nga paralelja e djemve. Por, para sa javëve ka përfunduar edhe liga e futbollit në nivel shkolle, ku klasa e 12/b  u rëndit e para e cila kishte grumbulluar më së shumti pikë.

Nxënësit në vazhdimësi  merren më aktivitete sportive pas procesit mësimor. (medreseja.com)

Posted in AktiviteteComments (1)

Nxënësit e dalluar në vitin shkollor 2010/11

Nxënësit e dalluar në shkollë 2010/11

Nxënësit e dalluar në shkollë 2010/11

Nga e djathta: Qendrim Cakaj (10 b), Bedri Zeka (10 a), Qendrim Krasniqi (12b), Enis Arifaj (11b), Besar Miftari (12a)

Nga e djathta (ulur): Ardian Demolli (13) , Gezim Ilazi (13 ne nivel shkolle),  Bashkim Jashari (11a)

Posted in Nxënësit e dalluarComments Off

Nxënëset e dalluar në vitin shkollor 2010/11

Nxeneset e dalluar ne shkolle 2010/11

Nxeneset e dalluar ne shkolle 2010/11

Nga e djathta, Adelina Tahiri (13),  Hyrishahe Morina (12), ulur Bardha Kqiku (13 në nivel shkolle), Imrane Sylejmani (11), dhe Jehonë Sylejmani (10).

Posted in Nxënësit e dalluarComments Off

Ndriqohu

Posted in Prezantim i ShkollësComments Off

Page 49 of 66« First...102030...4748495051...60...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2020
M T W T F S S
« Jun    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Kyqu në E-mail