Punëtoria rinore artistike për promovimin e vlerave kulturore të Kosovës

Punëtoria rinore artistike për promovimin e vlerave kulturore të Kosovës vazhdoj me shkollën e tretë “Alauddin” në Prishtinë. Gjatë këtij vikendi, nxënësit e kësaj shkolle kanë mësuar rreth arkitekturës tradicionale të vendit dhe kanë punuar maketë të një kulle-tip tradicionale. Në të njëjtën kohë është zhvilluar skulptura me gozhda e penj për formimin e hartës me reliefin e Kosovës. Në këtë punëtori morën pjesë nxënësit Altin Zeqiri, Arbër Lala, Eron Hajzeri, Flamur Haxha, Granit Sadiku, Imer Smajli, Rijad Sogojeva dhe Sabit Sogojeva. Kurse Medreseja Alauddin në Prishtinë falënderon tutorin e këtyre javëve që ka kryer punë të shkëlqyer me nxënësit tanë Adnan Zogaj nga MODUL Academy si dhe Drilon Osmani nga Kosova Në Lëvizje.

Medreseja Alauddin në Prishtinë mbetet gjithnjë e hapur për bashkëpunim me institucionet dhe organizatat e ndryshme që synojnë edukimin, arsimin dhe përcjelljen e eksperiencës të nxënësve tanë.

Posted in AktiviteteComments Off

Një orë mësimore e gjuhës angleze kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurti

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurti, një orë mësimore e gjuhës angleze i është kushtuar kësaj dite.
‘Mëso anglishten përmes poezisë’ ishte motoja e orës mësimore. Në këtë orë mësimore të shndërruar në një ambient inspirues dhe skenik, nxënësit e përpunuan, e mësuan dhe e interpretuan në forma të ndryshme artistike poezinë e titulluar ‘The Independence Day’, shkruar nga prof. Ejup Ramadani.

Autori i poezisë nxënësve të klasës 11/2 iu ka dhuruar nga një kopje të dizajnuar të poezisë, ndërsa drejtori Jakup Çunaku dhe profesori i lëndës Xhevdet Rusinovci e kanë bërë shpërndarjen e tyre në klasë, si simbolikë e mirënjohjes për punën e nxënësve.

Posted in AktiviteteComments Off

Takimi i drejtorit z. Cunaku me medresiste ne Ankara

Këto ditë në Ankara drejtori i M.M. Alauddin, Jakup Çunaku, së bashku me koordinatorin e degës në Gjilan, Arben Nezirin, dhe dekanin e FSI-së në Prishtinë, Dr. Fahrush Rexhepin, takuan një numer të studentëve nga Kosova. Me ata u biseduan për rëndësinë e avancimit të tyre në shkenca të ndryshme, si dhe për çështjen e arsimit në institucionet tona arsimore në Kosovë. Ndër të tjera drejtori i Medresesë shfrytëzoi rastin të bashkëbisedojë edhe me studentët që e kanë perfunduar Medresenë Alauddin, duke i njoftuar ata për proceset që tani po kalon Medreseja, si dhe për sukseset dhe sfidat.

Kjo vizitë u realizua falë organizatës turke Besader, e cila për 10 vjet radhazi tubon studentët nga Ballkani.

Posted in AktiviteteComments Off

Garat e Kuranit – Paralelja e djemve

Në ambientet e Medresesë në Prishtinë u mbajtën garat e Kuranit, me paralelen e djemve, të klasave të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

Në emër të Kryesisë nxënësit i përshëndeti kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora, me ç ‘rast edhe u foli nxënësve për rëndësinë e mësimit të Kuranit dhe pasimit të mësimeve të tij.
Pastaj drejtori i Medresesë “Alauddin”, Jakup ef. Çunaku, pasi i përshëndeti nxënësit dhe iu uroi suksese, tha: “Kurani duhet të jetë model i përkryer i sjelljeve tona në jetë”. Më pas drejtori i shpalli garat e hapura.
Nxënësit garues u vlerësuan nga komisioni vlerësues i përbërë prej: Sabri Bajgora – kryeimami i Kosovës, Driton Arifi-profesor në M.M. Alaudin në Prishtinë, Mustafë Hajdari- profesor në Gjilan, dhe Ramadan Uka- koordinator dhe mësimdhënës në Prizren.
Garat u udhëhoqen nga moderatori, prof. Ekrem Maqedonci.
Rezultatet e garave ishin si në vijim:
Vendi i parë për klasët e njëmbëdhjeta i takoi klasës së 11/2 Prishtinë; vendi i dytë klasës së 11/1 Prishtinë, dhe vendi i tretë 11 nga Prizreni.
Kurse për klasat e dymbëdhjeta, vendi i parë i takoi klasës së 12/2 Prishtinë, vendi i dytë 12/3 Prishtinë, dhe vendi i tretë 12/1 Prishtinë.
Drejtoria e shkollës për nxënësit fitues ndau mirënjohje dhe shpërblime.
Urime dhe suksese të tjera nxënësve edhe në të ardhmen!

 

Posted in AktiviteteComments Off

Garat e Kuranit – Paralelja e vajzave

Në ambientet e Medresesë në Prishtinë u mbajten garat e Kuranit, me paralelen e vajzave, të klasëve të njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta.

Në hapjen e garave mori pjesë edhe myftiu i Kosovës Naim ef. Tërrnava me ç’rast mbajti edhe nje fjalë rasti ku pershendeti nxënëset dhe i inkurajoi ato që të vazhdojnë me leximin dhe mësimin e Kuranit Fisnik.
Pastaj drejtori i Medresesë “Alauddin” Jakup ef. Çunaku pasi që i përshendeti nxënëset dhe u uroj suksese atyre, i shpalli garat e hapura.
Nxënëset garuese u vlerësuan nga komisioni vlerësues i përbërë nga Sabri Bajgora – kryeimami i Kosovës, Safet Hoxha- profesor në FSI- Prishtinë, Hatixhe Jashanica-Sadriu-mësimdhënëse dhe Ramadan Uka – koordinator dhe mësimdhënës, kurse u udhëhoqen nga moderatori prof. Driton Arifi.
Rezultatet e garave ishin si në vijim:
Vendi i parë për klasët e njëmbëdhjeta i takoi klasës së 11/5 Prizeren, vendi i dytë klasës së 11/4 Prishtinë, dhe vendi i tretë 11/3 Prishtinë.
Kurse për klasët e dymbëdhjeta, vendi i parë i takoi klasës së 12/5 Prishtinë, vendi i dytë 12/4 Prishtinë, dhe vendi i tretë 12/7 Prizeren.
Drejtoria e shkollës per vajzat garuese ndau mirënjohje dhe shpërblime.

Posted in AktiviteteComments Off

Page 5 of 63« First...34567...102030...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

June 2019
M T W T F S S
« May    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Kyqu në E-mail