Kuizi i diturisë, mars 2011 (nxënësit)

Fotot më poshtë paraqesin atmosferën që mbizotroi gjatë kuizit të diturisë që u mbajtën në ambientet e Medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë.

Posted in FotoComments Off

Kuizi i diturisë, mars 2011 (nxënëset)

Kuizi i diturisë i mbajtur më 04.07.2011 nw ambientet e Medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë. Më poshtë keni disa foto që paraqesin atmosferën që mbizotroi.

Posted in FotoComments Off

Përfundoi “KUIZI 2011”


Me paralelet e djemve, sot përfundoi Kuizi i Diturisë 2011. Edhe sot, të gjithë nxënësit dhe personeli i Medresesë “Alauddin” ishin dëshmitarë të një gare të fortë dhe inkurajuese për secilin nxënës. Edhe dita e sotme e garave u zhvillua në dy nivele. Në nivelin e parë garuan klasët 10 dhe 11, e në të dytin ato 12 dhe 13.

Juria vlerësuese, e cila sot ishte në këtë përbërje: Sabri Bajgora – BIK, Almedin Ejupi, prof., Muhemed Dërmaku, prof., dhe Driton Arifi, prof., vlerësoi pjesëmarrësit e grupeve garuese si më poshtë:

Niveli i I:

Vendi i parë   klasa 11 – Gjilan (Mërgim Alidema, Arlind Salihu, Adem Sakihaj)

Vendi i dytё    klasa 11 – Prizren (Bekir Bytyqi, Dardan Suka, Mevlan Krasniqi)

Vendi i tretё   klasa 11/b Prishtinё (Enis Arifaj, Behxhet Kodraliu, Korab Haxha)

Vendi i katёrt   klasa 10/b prishtinё

Vendi i pestё    klasa 11/a Prishtinё

Vendi i gjashtё klasa 10/a Prishtinё

Vendi i shtatё   klasa 10 – Prizren

Vendi i tetё      klasa 10 – Gjilan

Niveli i II:

Vendi i parё   klasa 12/a Prishtinё (Besar Miftari, Ensar Halimi, Valdet Gashi)

Vendi i dytё    klasa 12 – Prizren (Dardan Gashi, Masar Skenderi, Sallem  Rama)

Vendi i tretё   klasa 13 – Prishtinё ( Ajet Aliu, Gëzim Ilazi, Afrim Arifi)

Vendi i katёrt   klasa 12 – Gjilan

Vendi i pestё    klasa 13 – Prizren

Vendi i gjashtё klasa 13 – Gjilan

Vendi i shtatё   klasa 12/b Prishtinё

Grupet fituese të tri vendeve të para morën këto shpërblime:

Vendi i pare: 120 euro, mirënjohje, libër.

Vendi idytë: 90 euro, mirënjohje, libër.

Vendi i tretë: 60 euro, mirënjohje, libër.

* Të gjitha grupet tjera u shpërblyen me 30 euro dhe libër për pjesëmarrje.

Të përkujtojmë, të premten u zhvillua dita e parë e kuizit për paralelet e vajzave. Kuizi i diturisë është tradicional në shkollën tonë dhe çdo vit organizohet në forma të ndryshme.

Drejtoria e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë falënderon të gjithë nxënësit dhe stafin për pjesëmarrje, në veçanti garuesit të cilët për dy ditë me radhë i dhuruan shkollës momente të veçanta dhe atmosferë të këndshme. Gjithashtu, Drejtoria inkurajon fuqishëm të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që vazhdimisht të jenë nismëtar të evenimenteve të ndryshme të dijes sikurse ishte Kuizi i organizuar këtë vit.

Posted in AktiviteteComments (1)

Gani Mehmeti

Gani Mehmeti  i lindur më 11.12.1963 në Prishtinë.

Shkolla fillore “ Naim Frasheri”-Prishtinë 1971-1978

Shkolla e mesme M.M.”Alauddin ” Prishtinë 1978-1983

Fakulteti Filologjik- katedra e Orientalistikes-Universiteti i Prishtinës 1984-1988

Për tri vjet rrjesht  1992-1994  punoi asistent për lendën Letërsi arabe në fakultetin filologjik -katedra e orientalistikes.

Nga 01.01.1995 e deri në vitin 2001 punoi në administratën e M.M.,,Alauddin”-Prishtinë rrespektivisht në ekonomatin e shkollës për të kaluar me pastaj në procesin edukativo-arsimor gjegjësisht duke pranuar detyrën e edukatorit në shkollë, punë të cilën  vazhdon edhe sot.

Posted in PedagogëtComments Off

Xhavit Qerimi

Emri dhe mbiemri: Xhavit  Qerimi

Vendi dhe data e lindjes: 12.04.1958, Gadime e Epërme, Lipjan, Kosovë

EDUKIMI DHE SHKOLLIMI

Shkolla fillore: Gadime e Epërme

Medreseja e Mesme “Alauddin” Prishtinë, Kosovë 1973-1978

Fakulteti Usulu Din – Dega Akaid dhe Filozofi – Universiteti i Az’harit – Kairo 1980-1984

Studimet pasuniversitare Master në Fakultetin e drejtësisë Universiteti i Prishtinës. 2011-

EKSPERIENCA NË PUNË

Kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame Lipjan1985- 1988

Imam në xhaminë e fsh. Gllogoc

Edukator në Medresenë e Mesme :”Alauddin” Prishtinë , 1995 – vazhdon

Kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, 1996 – 2007

Anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës 2008 – vazhdon,

Anëtar i Këshillit të B. I. Lipjan 2008- vazhdon

PJESËMARRËS  NË PROJEKTE

Programin trajnues në metodikën dhe mësimdhënie, organizuar nga BIK-u, 2008

Trajnim në programin e informatikës ‘ECDL”, organizuar nga MASHT-i dhe CACTUS, 2010

KONTAKT

email: xhaxhi32@hotmail.com

Tel. 044- 186227

Posted in PedagogëtComments (1)

Page 52 of 64« First...102030...5051525354...60...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Kyqu në E-mail