Orari i orëve të mësimit

Posted in OrariComments Off

Driton Arifi

I lindur më  16.07.1981 në Podujevë

Shkollën fillore kreu në fshatin  Majac të komunës së Podujevës.Shkollën e mesme Medreseja e Mesme Alaud-din në Prishtinë (1996-2000). Pastaj vazhdoi studimet në Rrijad të Arabisë Saudite në Universitetin Islamik Imam Muhamed Bin Saud , ku kreu Institutin e Gjuhës Arabe (2000-2003).

Për të vazhduar më pas studimet në Fakultetin e Sheriatit të po këtij Universiteti (2003-2007), dhe në vitin 2007 diplomoi në këtë fakultet.

Ndërsa në vitin 2008 vazhdoi studimet posdiplomike, të shkallës së magjistraturës në Kairo të Egjiptit, ku i ka përfunduar provimet në drejtimin e shkencave të jurisprudencës islame (Fikh dhe Usuli Fikh), dhe ende nuk e ka përfunduar mbrojtjen e temës së magjistraturës dhe atë në Universitetin e Hapur Amerikan

Që nga viti 2007 punon profesor ne Medresenë Alauddin në Prishtinë.

Posted in PedagogëtComments (1)

Revista e shkollës – Drita e Kur’anit

Pas një pune serioze të palodhshme të nxënësve e në mënyrë të veçantë të redaksisë, nxënësit nxorën numrin e 30 –të  të revistës shkollore “Drita e Kur’anit” .

Revista është e pasur me shumë punime të nxënësve, poezi e ese, kuriozitete, anekdota e përshkrime të aktiviteteve të ndryshme.

Falënderohen drejtori, arsimtarët dhe të gjithë ata që ndihmuan në nxjerrjen e këtij numri të kësaj reviste.

Numrin e fundit të revistes mund ta lexoni apo edhe ta shkarkoni duke klikuar këtu apo mbi foto.

Posted in RevistaComments Off

Njё buzёqeshje nё fytyrёn tuaj

Nisur nga parimi i shёndoshё islam medresantёt e Prishtinёs u solidarizuan me jetimёt. Nxёnёset e nxёnёsit fillian aktivitetin e tyre duke krijuar njё buxhet nga mejtet e tyre vetanake me tё cilat pёr jetimёt blenё dhurata tё ndryshme dhe nga njё pako me disa artikuj esencial ushqimor.

I rёndёsishёm mbi tё gjitha ishte takimi qё ishte organizuar nё medrese pёr ta. Me kёtё rast para jetimёve dhe familjarёve tё tyre u shfaq njё program modest por u kёndёshm.

Programi me moton “Njё buzëqeshje nё fytyrёn tuaj”  u hap me leximin e disa ajeteve kuranore tё cilat kёnaqёn zemrat e te gjithёve pёr tё vazhduar me fjalёn pёrshёndetёse tё drejtorit tё shkollës Bahri Simnica. Drejtori nё fjalёn e tij shprehu mirëseardhje musafirёve dhe falënderoi edhe nxёnёsit pёr kёtё iniciativё tё qёlluar. Ai bindshёm shprehu faktin se ky solidarizim i nxёnёsve ёshtё rezultat i edukukimit  dhe bindjesё sё tyre pёr nevojën e ndihmёs dhe përkrahjes ndaj tjetrit.

Programi vazhdoi me ilahi e recitime tё ndryshme.

Ne fund u shpёrndanё dhuratat e përgatitura nga nxёnёsit dhe pёr musafirёt e ndershёm u shtrua drekё nё restorantin e shkollës.

“Njё buzëqeshje nё fytyrёn tuaj gёzim nё zemrat tona” ishte njё bindje reale me tё cilёn nxёnёsit e medresesё u ndanё nga kёta musafir aq tё dashur pёr ta, mes shpreseё se takime tё tilla do tё kenё sё shpejti.

Posted in AktiviteteComments Off

Taxhudin Ibrahimi

Emri dhe Mbiemri : Taxhudin IBRAHIMI

Data e lindjes : 17.05.1955

Shkollimi : Universiteti i AZHARIT – fakulteti  Sheria wel kanun – jurospodenca islame – fakulteti juridik.

Puna dhe Veprimtaria : Prej vitit 03.09.1993 punoj si mësimëdhënës në Medresen e Mesme “Alauddin” paralelja e ndarë fizike , PRIZREN

Lëndët: Histori Islame  dhe Ed.Fizike.

Posted in PedagogëtComments Off

Page 57 of 64« First...102030...5556575859...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Kyqu në E-mail