Biblioteka

Medreseja ka bibliotekë të pasur me libra. Aty nxënësit mund të marrin libra prej më të ndryshme.

Posted in Prezentimi me fotoComments Off

Shaha Memishi

E lindur më 22.01.1962 në Breznicë komuna e Bujanocit. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në Bujanoc, ndërsa studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga viti 1994 e deri më 1999 punoi në SH.F. ‘Zenel Hajdini’ ne Raincë komuna e Preshevës, ndërsa nga viti 2000 punon në Medresen ‘Alauddin’ në Prishtinë.

Posted in PedagogëtComments Off

Mr. Samir B. Ahmeti

Mr. Samir B. Ahmeti

Lindi më 07.04.1976, në Prishtinë. Filloren e kreu në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, kurse të mesmen e përfundoi në vitin 1994 në Medresenë “Alaud-din” në Prishtinë. Në vitin 1996 vazhdoi studimet në Tripoli të Libisë, ku në vitin 1998 përfundoi “Institutin Përgatitor” të gjuhës arabe në “Fakultetin e Thirrjes Islame”. Ndërsa në vitin 2002 diplomoi në fakultetin e Sheriatit në Universitetin “JERESH” të Jordanisë. Në vitin shkollor 2003 / 2004 vazhdoi studimet e magjistraturës në degën e Historisë Islame të Universitetit Islamik “UM-MU DURMAN” në Hartum të Sudanit, ku në vitin 2006 mbrojti temën e magjistraturës me titull: “Roli i Osmanlinjve në përhapjen e Fesë Islame në Kosovë”, dhe me këtë iu dha titulli magjistër i Historisë Islame.

Që nga viti 2005 është profesor i lëndës Histori Islame në Medresenë e Mesme “Alaud-din” në Prishtinë.

Botimet:

Libër: “Intisharul Islami fi Kusufa (Përhapja e Islamit në Kosovë)”, Doha, Katar, 2008.

“ Roli i osmanlinjve në përhapjen e fesë islame në Kosovë” (ky libër është përkthim i librit të sipërpërmendur, por me titull tjetër), Prishtinë, 2010.

Revista:

1) Disa tema në revistën Dituria Islame.

– – – – – – –  – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –  –

E-mail: samiri76@hotmail.com

Posted in PedagogëtComments Off

Fadil Hasani

U lind më 09.02.1961 në Rzhanë, KK Mitrovicë.  Shkollën fillore  ( klasën I-V ) e kreu në vendlindje, kurse klasën e VI,VII dhe VIII i kreu në Selac. Medresen e mesme “ALAUDDIN” e kreu në Prishtinë gjatë viteve 1975 -1980. Në vitin shkollor 1980/81 kreu kursin e gjuhë arabe  në Universitetin EL-MUSTENSIRIJJE  në Bagdad. Studimet i kreu gjatë viteve 1981-1985 në Universitetin e Bagdadit, në fakultetin filozofik, në degën e gjuhës dhe letërsisë arabe.

Në tetorin e vitit 1985  u punësua edukator në Medrese, kurse prej vitit 1991 është profesor  i rregullt i gjuhës arabe në Medresenë e Mesme “ALAUDDIN” në Prishtinë.

Ka qenë anëtar i redaksisë i revistës EDUKATA ISLAME. Është bashkëpunëtor  i revistës DITURIA ISLAME . Është bashkautor i tekstit “Gjuha arabe 3 “, recensent i teksteve shkollore dhe përkthyes nga gjuha arabe. Nga viti 2008 është nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Posted in PedagogëtComments (1)

Jusuf Gashi

Jusuf Gashi,i lindur me 21.10.1951 në Majac. Katër klasët e para të shkollës fillore i ka përfunduar në Majac, klasën e pestë në Lupç të Poshtëm, ndërsa klasën e gjashtë, shtatë dhe të tetën në Lluzhan. Gjatë viteve 1966-1971 ka kryer Medresenë e Mesme Alauddin në Prishtinë, ndërsa studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit te Prishtinës në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i ka vijuar gjatë viteve 1971-1975. Si mësimdhënës i gjuhës shqipe e letërsisë ka filluar punën me 01.10.1975.Prej vitit 1979 deri në vitin 1990 kur masat e dhunshme të pushtuesit serb e kanë ndjekur, ka punuar në Bibliotekën Popullore e Universitare të Kosovës. Në Medresenë e Mesme Alauddin ka filluar procesin mësimor në lëndën e gjuhës shqipe e letërsi, si bashkëpunëtor qe nga viti 1982, ndërsa qe nga viti 1994 punon me marrëdhënie të përhershme pune në Medrese.

——————————————————————————

Kontakt:

jusufgashi51@gmail.com

Posted in PedagogëtComments Off

Page 61 of 66« First...102030...5960616263...Last »

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

July 2020
M T W T F S S
« Jun    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Kyqu në E-mail