Medreseja Alaudin

Ekipi garues i medresesë Alauddin arriti në Turqi

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Gjashtë nxënës garues te medresesë Alauddin të Prishtinës dhe dy profesorët e gjuhës arabe F. Hasani dhe V. Haxhiu arritën në

Stamboll me datën 15.05.2012. Ata sot vazhduan rrugën për në Bursa ku do të zhvillohen garat e

treta ndërkombëtare në gjuhën arabe me datën 17.05.2011, kurse ceremonia e ndarjes se shperblimeve do të

zhvillohet më 20.05.2012 në Stamboll.

Guaruesit u pritën në aeroport nga organizatorët, z. Murad Daudov dh Osman Aktash.

Sot u pritën nga kryetari i beledijes Jëldërëm, gjegjësisht nga kryetari i Bursës z. Ozken Keskin,  i cili njëherit është edhe nikoqir i garës. Gara zhvillohet në tri fusha: Në poezi – recitim, në oratori (hitabe) dhe në ilahi. Nxënësit garues nga Kosova janë:

1.Besa Kqiku – recitim

2. Aid Musliu – oratori

3. Egzon Ibrahimi – ilahi

4. Xhevdet Rizahu – ilahi

5. Sumeja Hashani – ilahi dhe

6. Gentiana Sadiku – ilahi

Prof. Fadil Hasani

Bursa, 16.05.2012

Ndaje: