Categorized | Pedagogët

Fetah Zejnullahu

U lind më 01.12.1965 në Llapashticë të poshtme, komuna e Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1981, ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Q.A.M.O “8 Nëntori” në Podujevë, në drejtimin shkencat matematiko-natyrore. Në vitin 1984 u diplomua me sukses të shkëlqyeshëm.

Gjatë viteve 1985/90 kreu studimet pranë FSHM-Natyrore në Prishtinë, në degën e fizikës. Përfundoi studimet sipas kushteve te parashikuara duke marrë titullin profesional, profesor i fizikës.

Më 1.09.1989 u punësua në SHME “Isa Boletini”, në Podujevë. Në Gjim. “Sami Frashëri” në Prishtinë filloi punën më 20.09.1994 ku edhe vazhdon të punojë, me një përvojë 20 vjeçare. Më 01.01.1998 u zgjodh këshilltar pedagogjik për lëndën e fizikës në Podujevë. Ndërsa që nga 01.09.2008 punon si bashkpunëtor për lëndën e fizikës në medresenë “Alauddin”, në Prishtinë.

Është redaktor i teksteve për lëndën  e Matematikës (klasa e parë, e dytë dhe e gjashtë e shkollës fillore), si dhe recenzent i tekstit “Fizika për klasën e 10-të dhe 11-të të gjimnazit matematiko-natyrorë.”

Përgjatë punës së tij mori çertifikatën lëshuar nga KEC për kursin e plotë, “Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit”, si dhe çertifikatën komplete për ndjekjen e trajnimit, “Qasjen e Fillimit të Eksperimentit”- QFE lëshuar nga prof. Jurgen Schoenherr.

.

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 314 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

May 2019
M T W T F S S
« Apr    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Kyqu në E-mail