Medreseja Alaudin

Jennifer Washeleski nga Ambasada Amerikane viziton Medresenë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized


Të premten, më 18.03.2011, në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, për një vizitë qëndroi Jennifer Washeleski, Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën Amerikane në Prishtinë,

Me rastin e kësaj vizite, znj. Jennifer mbajti një prezentim  para nxënësve dhe personelit të Medresesë,  me fokus sistemin arsimor në SHBA.

Drejtori i shkolles z.Bahri Simnica shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë , dhe në emër të shkollës e falënderoi Ambasadën Amerikane për bashkëpunimin dhe asistencën.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, vazhdimisht, me projekte të ndryshme, ashtu siç ka perkrahur Kosovën, ka përkrahur edhe Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Medresenë. Kjo Ambasadë, përmes projekteve te ndryshme mundësoi pjesëmarrjen e shumë Profesorëve dhe Imamëve, punonjës të BIK dhe Medresesë, të njihen me jetën dhe organizimin e shumë institucioneve arsimore dhe fetare në SHBA. Një ndër projektet më të rëndësishme me të cilin Ambasada Amerikane ka përkrahur Bashkësinë Islame, ishte projekti i mbledhjes së dorëshkrimeve të vjetra në vitin 2003. Dorëshkrimi më i vjetër daton nga viti 1024. Këto dorëshkrime ruhen në Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë.

Ndaje: