Categorized | Aktivitete

Maturantet bënë hatme Kur’anin fisnik

Në ditën e shtunë të datës 05.maj.2012 në një atmosferë të mrekullueshme, maturantet e medresesë Alauddin të Prishtinës përfunduan në tërësi leximin e Kur’anit fisnik të cilin e patën filluar në vitin e tyre të parë shkollor në medrese.

Programi filloi me leximin e ajeteve nga Kur’ani fisnik që është edhe traditë shumë e mirë në medrese.

Drejtori Bahri Siminca hapi programin e hatmes për të pasuar fjala e prof. Muharrem Tërnavës i cili ishte mësimdhënës i lëndës së Kur’anit në   vitin e parë dhe të dytë të kësaj gjenerate.

Kujdestareja prof. Hatixhe Jashanica të pranishmëve iu foli për punën me këtë gjeneratë si në lëndën e Kur’anit por edhe në përgjithësi.

Ky manifestim vazhdoi me  programin e përgatitur nga nxënëset maturante. Ishte një program mjaft i pasur me recitim, ese e ilahi të ndryshme.

Programi vazhdoi me pikën kyqe, leximin e nga një pjese të Kur’anit nga secila nxënëse. Në fund u lexua duaja e hatmes e cila solli emocione shumë të mira.

Medreseja Alauddin uron nxënësit për hatmen, duke lutur Allahun e Lartë  që Kur’ani fisnik të jetë udhërrëfyes për të gjithë në jetën e dunjasë kurse dritë e ndërmjetësues në ahiret.

Pas programit për të pranishmit u shtrua drekë.

05.05.2012

Prishtinë

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

December 2019
M T W T F S S
« Aug    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

Kyqu në E-mail