Medreseja Alaudin

Medresantët manifestojnë ditën e mevludit

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë të shoqëruar me elemente tradicionale mederesantët e Prishtinës manifestuan ditën e lindjes së më të nderuarit pejgamber Muhamedit a.s..

Këtë program kësaj here shumë të veçantë e bënë dy mysafirët e nderuar, hoxhallarët veteran mulla Asllan Murati nga Mitorvica dhe mulla Ferat Gërguri nga Vushtrria.

Programi siç e do rendi filloi ajete nga Kur’ani fisnik të cilat i lexoi nxënësi Vesel Sylejmani. Programi vazhdoi me një ilahi nga Egzon Ibrahimi e pastaj erdhi koha që nxënësit të kënaqeshin me ligjëratën kushtuar Muhamedit a.s.,  të cilën më shumë pasion dhe mjeshtri e ligjëroi hoxhë Asllan Murati.

Me një monolog u paraqit mjeshtri i kësaj pune Aid Musliu.

Pjesa shumë interesante ishte momenti kur në amfiteatër u paraqitën me pjesë nga mevludi hoxhë Ferat Gërguri dhe nxënsësi Egzon Ibrahimi të cilën sollën momente të paharruara për pjesëmarrësit.

Medreseja falënderon mysafirët që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre duke e lutur Allahun xh.sh. që atyre të iu japë jetë të gjatë e të shëndetshme.

FOTO GALERIA:

Ndaje: