Medreseja Alaudin

Medresanti Egzon Ibrahimi zë vendin e parë në Tertil

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Egzon Ibrahimi pas publikimit të rezultatëve nga komisioni i garave zë vendin e parë në lexim “tertil” në nivel të medreseve. Nxënesi në fjalë iu dhurua diplomë (mirënjhohje) dhe një shperblim.

Po ashtu, medreses së mesme Alauddin iu nda një mirenjohje për pjesëmarrje me nxënës në këto gara kuranore.

Garat perfunduan me një ceremoni  të madhe  gjatë së ciloës u interpretuar lexim i bukur i Ku’anit,këndim  të ilahive,  dhe pjesë të mevludit në disa gjuhë. Xhamia e Zagrebit ishte e vogël për të  akomoduar  të gjithë muslimanet  e interesuar që ia kishin mësyar kësaj xhamie, ku  me dhjetra autobusa  sillnin  grupe nga viset e ndryshme të  shtetit Kroat dhe nga Bosnja. Por edhe shumë bashkëatdhetar tanë shqiptarë nga Zvicrra, Sllovenia  ishin present ne këtë eveniment.

Keto ishin garat e 18 të Kuranit në nivel Evropian të organizuar nga Bashkesia Islame e Kroacisë , Qendra Islame e Zagrebit dhe  me Ministrinë e Vakfit të shtetit të Katarit.Garat ishin e organizuar në pesë nivele:

  1. Tertil  në rangun e medreseve
  2. Tertil i lirë
  3. Hifz në 5 xhuza
  4. Hifz në 15 xhuza
  5. Hifz në tërë Kur’anin

Ndaje: