Categorized | Aktivitete

Medreseja Alauddin shënon ‘Ditën Botërore të Tolerancës’

Në amfiteatrin e bukur të medresesë me  një program të pasur medreseja Alauddin shënoi ditën botërore të tolerancës.

Projekti i  kishte për qëllim të promovonte  tolerance në Medrese duke ofruar shprehje praktike të saj dhe duke tejkaluar kështu fjalimet  që zakonisht bëhen. Ideja dhe raelizimi i këtij projekti u bë nga paraletja e vajzave të medresesë së Prishtinës.

E veçanta e këtij programi ishin mysafiret.  Të ftuarat ishin nga subjekte politike, nga fusha te ndryshme te artit, nga shkollat e Mesme  të Prishtinës, organizatat joqeveritare dhe nga komunitetet fetare.

Me të hyrë në ambientin e shkollës të ftuarat u pritën nga vajzat me veshje kombëtare. Derisa të ftuarat u akomoduan,programi filloi.

Siç e do rendi programi filloi me lexim Kurani nga nxënësja Nedrete Ahmedi . Më pas nga prezentueset e programit u ftua Prof.Shahë Memishi të përshëndes dhe falënderoj mysafiret për prezencën e tyre dhe punën e palodhur të vajzave gjatë realizimit të këtij evenimenti.

Koha ishte e një fjalimi vedijësues të cilin me nder ëe mbajti një përfaqësuese e Instuticioneve Shtetërore,Kapitenja e Policisë së Kosovës Znj.Tahire Haxholli. Fjalën më pas e mori Dr.Natyre Agani e cila ligjërimin e saj për Tolernacën në përgjithësi e bëri mjaft atrativ. Me fjalë rasti u paraqit  edhe  znj. Labinote Demi anëtare e parlamentit të Kosovës dhe pas saj vijoi një fjalim i këndshëm nga përfaqesues të  Komuniteti Katolik të Kosovës.

Më pas vijuan pikat e ndryshme, rej te gjithave rëndësi të veçant ishin dy pjesët teatrale që për qëllim kishin Tolerancen ndëretnike. Gjithashtu edhe videoja e përgatitur nga ideatoret e evenimetit, që kishte për qëllim mesazhin për prindërit, të ia mësonin fëmijëve të tyre Tolerancën. Dhe kakrakteristika e këtij evenimenti ishte pika e fundit, recitali në gjuhë të ndryshme, por të cilat kishin qëllim të njëjtë, promovimin e tolerancës.

 

Pas përfundimit të të gjitha pikave, nga prezentueset u bë e ditur se Drejtoria e Shkollës për nder të mysafireve kishte përgatitur një koktej i shoqëruar me ekspozitë të punuar nga vajzat e shkollës. Gjatë koktejit pati biseda te ndryshme te cilat përafronin çdo njeri. Dhe mund të themi se programi ia arriti qëllimit te tij ‘Tolerancës’.

 

Vlen të përmendet se ideatoret e këtij evenimeti ishin: Aldonisa Gashi dhe Xheneta Bytyqi nga klasa 12/4, të cilat përzemërsisht falenderojnë  drejtorinë e e Medreses dhe  të gjithë stafin arsimorë për përkrahjen dhe ndihmën e palodhshme që ofruan.

 

Në fund do të donim që secili prej nesh të kishte pak ngjyrim tolerance në karakterin e vet, mesazh nga Medreseja.

Prishtinë

Tetor, 2014

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 315 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

June 2019
M T W T F S S
« May    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Kyqu në E-mail