Medreseja Alaudin

MEDRESEJA E PRISHTINËS FITON VENDIN E PARË NË GARAT E TRETA NDËRKOMBËTARE NË GJUHËN ARABE

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Sot në Bursa të Turqisë u mbajtën garat e treta ndërkombëtare në gjuhën arabe, ku morën pjesë tetë shtete nga Ballkani dhe Turqia, ndër to edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga Medreseja e Mesme “Alauddin” e Prishtinës.

Medreseja fitoi dy vendet e para:

– në oratori fitoi nxënësi Aid Musliu

-në ilahi  fitoi grupi, të cilit i priu nxënësi  Egzon Ibrahimi. Në këtë grup ishin edhe nx. Sumeja Hashani, nx. Gentiana Sadiku dhe nx. Xhevdet Rizahu.

– në poezi – recitim nxënësja Besa Kqiku fitoi vendin e dytë.

Vlenë të theksohet se ekipi kosovar, i prirë nga prof. Fadil Hasani dhe prof. Vahid Haxhiu pati performancë të shkëlqyer dhe u dallua në çdo aspekt,  madje edhe me  garderobë kombëtare dhe rekuizita shtetërore.

Garat  i hapi me lexim të bukur të Kur’anit nx. Egzon Ibrahimi nga shkolla e jonë, që ishte një nder i veçantë për grupin tonë, i njëjti do të lexojë Kur’an edhe në mbrëmjen solemne që do të mbahet më 20.05.2012.

I tërë grupi nga Kosova për performancë të shkëlqyer fitoi shpërblimin për të shkuar në UMRE.

BURSA, 17.05.2012

Ndaje: