Medreseja Alaudin

Myftiu Naim ef. Ternava bashkëbisedoi me medresistët në Prishtinë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovês, Medreseja Alauddin në Prishtinë sot pati nderin që të ketë mysafir myftiun e Republikës sonë Mr. Naim ef. Tërnavën.
Ky takim i begatë filloi me intonimin e himinit kombëtar nga kori i shkolles e pastaj me himinin e Kosovës. Ajete nga Kurani fisnik lexoi nxënësi Uvejs Haxhi.
Në paraqitjen e tij Myftiu theksoi rëndësinë dhe rolin që pati Bashkësia Islame e Kosovës në përgjithësi e Medreseja Alauddin në veçanti në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj.
Gjatë këtij bashkëbisedimi pati shumë pyetje nga nxënësit të cilave Myftiu ynë iu përgjigj me shumë dëshirë.

 

Ndaje: