Medreseja Alaudin

Një delegacion i lartë kuvajtian vizitoi Medresenë

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Delegacioni kuvajtian në përbërje  të të cilit  kishte deputet dhe zyrtarë të lartë shtetërorë në krye me Waleed Al-Tabtabae –  deputet dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Grupit të Miqësisë Parlamentare të Kuvajtit vizituan Medresenë e mesme Alauddin në Prishtinë. Në shoqërim të këtij delegacioni ishte edhe myftiu i Republikës Mr. Naim Tërnava.  Ata u pritën nga drejtori Bahri Simnica, i cili njoftoi delegacionin rreth shkollës,  të arriturat, sukseset dhe sfidat me te cilat përballet institucioni.  Më pastaj delegacioni bëri një vizitë objektit shkollor dhe  falën namazin e xhumasë . Pas përfundimit të namazit nxënësve  iu drejtua me një fjalim rasti Muhamed El-Mutteri, duke uruar nxënësit për suksese dhe falënderuar stafin e shkollës për punën që është duke bërë. Ai theksoi nevojën e vazhdimit  të mbarëvajtjes së mësimit  dhe ngritjes së cilësisë edhe me tej në të ardhmen. Ai përfundoi duke lutur  Allahun për suksese  dhe duke shpresuar në  takime te tjera në të ardhmen.

Në fund  për delegacionin dhe mysafirët e tjerë u shtrua drekë në restorantin  e Medresesë.

Ndaje: