Medreseja Alaudin

Nxënësit e Medresesë Alauddin të Prishtinës u dhurojnë dhurata fëmijëve të fshatit SOS

Lajme dhe aktivitete-Uncategorized

Ndihma, përkrahja e solidarizimi me fëmijët nga nxënësit e medresesë Alauddin tanimë është bërë tradicionale.

Ky aktivitet organizohet në prag të festës së kurban bajramit dhe është aktivitet me qëllim humanitar.

Fondet për realizimin e këtij aktiviteti janë të nxënësve kryesisht por edhe të punëtorëve të shkollës.

Ky aktivitet humanitar me jetim është mbajtur në lokalet e shkollës por këtë vit dhuratat e përgatitura nga nxënësit u janë dërguar atyre personalisht. Të përzgjedhur kësaj here ishin fëmijët e fshatit SOS.

Vizita e këtyre fëmijëve dhe gëzimi më dhurata ishte padyshim një ndjenjë e jashtëzakonshme për nxënësit dhe në të njëjtën kohë edhe për tërë shkollën tonë.

Ne dëshmojmë se i duam të gjithë fëmijët e botës por kësaj here me nga një pako dhurata i veçuam fëmijët e fshatit SOS.

Zoti qoftë me të gjithë ata që punojnë për ti gëzuar të tjerët e në veçanti fëmijët.

Mederesja Aladuddin me nxënësit e saj human do të vazhdoj me aktivitete të kësaj natyre edhe në të ardhmen

Prishtinë

23.10.2012

Fotogaleria e aktivitetit:

Ndaje: