Categorized | Aktivitete

Promovimi i librit “Ti mos u Largo…”

Më 05.06.2012 në ambientet e amfiteatrit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë u bë promovimi i librit të parë autorial me poezi dhe prozë nga nxënësja e klasës së parë Anita Gërguri              i titulluar “Ti mos u Largo…”, të cilin e botoi Medreseja.

Redaktori z. Rrustem Gërguri foli për librin në fjalë i cili me këtë rast tha “Si prej Allahut porositur erdhi kjo krijesë e re në moshë, e pjekur në meditime dhe kurajuese në këshilla e sugjerime, poetesha e çiltër në shpirt sa edhe në varg –Anita R. Gërguri….-Ti mos u largo…libër i parë i saj, me krijime vargjesh të cilat janë përplot domethënie jete, shprese, besimi, frike dhe lutjen kërkesa të moshës dhe përvojës që ka përpara…”

Me një fjalim inkurajues dhe mbështetës për fjalën e shkruar u paraqit drejtori i shkollës z. Bahri Simnica, i cili premtoi si do të boton çdo libër me vlerë që vjen nga nxënësit e shkollës. Jemi krenarë që shkolla e jonë ka kësi talent  në fushën e krijimtarisë.

Prindi i Anitës, z. Remzi Gërguri falënderoi drejtorin, redaktorin dhe të gjithë ata që e mbështetën bijën e tij për të pa dritën e botimit ky libër. Pastaj pati një fjalë rasti dhe përshëndetje edhe nga z. Eset Çerimi, mësuesi i parë fetar i Anitës.

Kujdestari i klasës së Anitës z. Fadil Hasani pasi që përshëndeti të pranishmit dhe i uroi Anitës  për botimin e librit të parë ndër të tjera tha: “Kemi hyrë në dekadën e shtatë të themelimit të Medresesë dhe me kalimin e viteve kësaj i shtohet nami dhe vlera. Rezultatet e saj sa vijnë dhe shtohen. Ato i ndien çdo qytetar Kosovës, por edhe jashtë saj, pra frytet e saja i vjelin të gjithë shqiptarët edhe jashtë Kosovës kudo që jetojnë në trojet e tyre etnike e madje edhe gjithandej në diasporë. Medreseja radhitë rezultatet dhe ato nuk kanë të ndalur. Sa fiton në një garë evropiane në Këndim të Kur’anit në Kroaci, kërcen në piedestal në garën tjetër në Turqi të mbajtur me 17 Maj, në garën e tretë ndërkombëtare në gjuhën arabe ku fiton 2 vende të para dhe një të dytë, nga gjithsej tri të mundshme. Ja sot po e pason edhe me një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën shkollore, me promovimin edhe të një libri të ri.

Kur Medreseja  para një viti botoi librin e nxënëses Bardha Kqiku me titull “KTHEHU” mendova dhe besova thellë se kjo shkollë është në nivelin e emrit të cilin e bart, sepse vazhdon traditën e botimit të librave autorial nga nxënësit dhe nxënëset e shkollës  gjë që bëhej edhe më herët. Këtë po e vazhdon edhe  me botimin e librit  “Ti, mos u largo…” nga Anita R Gërguri dhe që është  mjaft inkurajuese dhe nder për vetë autoren, por edhe për koleget dhe kolegët e saj.

Çka mund të themi për librin dhe autoren?! Derisa moshatarët-et e Anitës në këto kohë mundohen ta shpalosin dhe ta shfaqin anën vizuale madje nganjëherë deri në degjenerim, Anita përmes krijimtarisë përpiqet të shpalosë dhe të shfaq anën e brendshme, anën shpirtërore, dëlirësinë dhe dashurinë që ka ndaj Krijuesit, ndaj Islamit, ndaj prindërve, ndaj mësuesit, ndaj shokëve dhe shoqeve, ndaj vendit dhe kombit….

Shoqet e klasës më duket se e thërrasin me nofkën “Më ndryshe” ngase ajo vërtetë është më ndryshe se shumë bashkëmoshatare të sajë, sepse përpiqet të hyj në botën e krijimtarisë dhe të menduarit në këtë moshë kaq të re, pra të paktë janë ata që krijojnë në këtë moshë.

Edhe vet titulli i librit dhe ajo që është thurur dhe shkruar brenda kopertinave të tij duket më ndryshe, për këtë le të mendon lexuesi!

Fjala e thënë ndoshta mund të humb, por fjala e shkruar nuk humbet kurrë, prandaj unë e uroj nga zemra dhe e përgëzoj Anitën që kaq herët na dhuroi këtë libër. Le të jetë një motiv më tepër për të vazhduar këtë rrugëtim të nisur, le të jetë shembull për bashkëmoshatarët-et e saj se si duhet qasur dijës dhe punës me kohë, sepse rruga tjetër është e gabuar. Zoti i dhuroftë shëndet, ja shtoftë diturinë dhe e ruajt nga çdo e ligë, prindërit e saj qofshin të bekuar dhe të gëzuar gjithnjë me të arriturat e saja!

Në emër të klasës së 10, paralelja e vajzave ju falënderoj të gjithë juve që dhatë kontribut për botimin e librit dhe që bëtë që ky promovim të jetë kaq madhështor, flas për drejtorin e Medresesë dhe stafin e saj dhe ju falënderoj juve të gjithë të pranishmëve në këtë eveniment  për pjesëmarrjen tuaj dhe për durimin që patët.”

Gjatë promovimit u shkëputën fragmente nga libri dhe u interpretuan vargje nga vetë poetesha e re, por edhe nga nxënësja Fatlume Çitaku që u pritën mjaft mirë nga pjesëmarrësit. Programi u pasurua edhe me dy ilahi, njëra në interpretim të korit të vajzave dhe tjetra në interpretim të nx. E. Ibrahimi.

Në fund, të gjithë të pranishmëve ju dhurua libri “Ti mos u Largo…”, i autores Anita R. Gërguri . Në përmbyllje të krejt kësaj nga shkolla u shtrua një koktej rasti.

05.06.2012                                                                                                                     Fadil Hasani

Prishtinë                                                                                                                         Kujdestar i kl. 10v

Ky postim eshte shkruar nga:

- i cili ka 320 poste ne Medreseja Alauddin Prishtinë.


Kontaktoni autorin

“Thërriti në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshilla të mira dhe polemizo me ta me atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl, 16:125)

Get Adobe Flash player Wordpress Plugin By Tax Accountant

Mirënjohjet

Kalendar

August 2019
M T W T F S S
« Jul    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

Kyqu në E-mail